Ish-krahu i djathtë i Lulzim Bashës dënohet me 1.4 vjet burg

15 Prill 2016, 10:36Kronika TEMA

Ish- kreu i policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha dënohet nga gjykata me 1 vit e 4 muaj burg.

Ky dënim ndaj Hoxhës është dhënë për dy akuzat që rënduan ndaj tij, një vit burg për “Shpërdorim detyre” dhe 4 muaj e konvertuar në shërbim prove për akuzën e “Plagosjes së lehtë” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”.

Hoxha është denoncuar nga një familje në kryeyqtet, pasi këtyre të fundit po i’u grabitej prona në rrugën “Reshit Petrela” përgjatë vitit 2012 duke u bërë një ndërtim pa leje.

Ndërtimi pa leje përfundoi një karburant, i cili dy vite më pas do të prishej nga Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar si një objekt pa leje.

Pavaraësisht ankesave të familjes në kryeqytet, sipas Prokurorisë, Florenc Hoxha me veprimet e mos veprimet e tij ka lejuar ndërtimin e objektit pa leje, edhe pse ligji i jepte të drejtë ta prishte dhe të kallëzonte ndërtuesin abuziv.

Ndërkohë, dënimi i dytë me 4 muaj i konvertuar në shërbim prove që rëndon ndaj Hoxhës, është ai i përfshirjes në një konflikt në 2 shkurt 2015, ku sipas gjykatës, fjalori i përdorur ka cënuar figurën e funksionarit publik që Hoxha mbante prej disa vitesh.

Por a do të arrestohet Hoxha për të vuajtur dënimin?

Aktualisht vendimi për të dy rastet është ankimuar nga ish- zyrtari i Bashkisë Florenc Hoxha në Ajykatën e Apelit.

Deri në një vendim të Apelit i cili është dhe vendim që ka formë të prerë gjithçka do të mbetet pezull dhe Hoxha do të qëndrojë në liri.

1 komente në “Ish-krahu i djathtë i Lulzim Bashës dënohet me 1.4 vjet burg”

  1. Sadush Cani says:

    Po ta ket denuar ghykata e shkalles se pare ,mos u shqeteoni se e liron Apeli,po nuk e liroi APELI 100 % E LIRON GJYKATA E LARTE. Lila eshte gjykata e larte ? Eshte ajo gjykate qe drejtohet nga Zaganjori i cili tha se ne shtator nis gjykimi i !2 janarit,por harroi……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje