Pas largimit të bujshëm të ish- kryetatimorit të Tiranës, Androkli Kokthi, në krye të degës më të madhe të tatimeve në vend, është emëruar z.Stefanaq Kote.
Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Tatimeve, raporton Monitor.
Kryetatimori i ri i Tiranës ka një eksperiencë të gjatë në tatime.
Më parë ai ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme.
Dega Rajonale e Tatimeve të Tiranës ka rëndësi strategjike për të ardhurat në buxhet për shkak se, grumbullon më shumë se 50 për qind të të ardhurave tatimore.
Në Tiranë janë të përnqëruara pjesa më e madhe e biznesve VIP.
Ish- drejtori i Tatimeve Androkli Kokthi u ndalua gjatë muajit shkurt me urdhër të Prokurorisë Tiranë, për korrupsion. Kokthi u akuzua se ka abuzuar me mallrat e sekuestruara nga Tatimet, në vlera të mëdha financiare.
E KANE MARE ME TAPI TATIMET GREKOFONET ?