Në kuadër të vizitës së kryeministrit Rama në Ëashington, u zhvillua një takim në zyrat qendrore të FBI.
Kryeministri Rama u prit nga drejtori i FBI, James Comey.
Gjatë këtij takimi, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri dhe kreu i FBI-së James Comey nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe Qeverisë shqiptare për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji nënshkruar nga një ministër i Brendshëm në të gjithë historinë e marrëdhënieve ndërmjet Policisë së Shtetit dhe FBI-së.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes u bë me rastin e vizitës dhe takimeve që po zhvillon delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Rama në SHBA me autoritetet më të larta shtetërore që kulmoi me takimin me presidentin Obama dhe zv.Presidentin Joe Biden.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje dypalëshe është nxitja e shkëmbimit të informacionit për verifikimin e të dhënave në luftën kundër terrorizmit me synim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terroriste.
Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre.
Për palën shqiptare, pikë kontakti do të jetë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ndërsa për palën amerikane do të jetë TSC (Terrorism Screening Center).
Qeveria shqiptare mori vlerësimet e drejtorit të FBI për luftën e deritanishme kundër krimit, terrorizmit dhe korrupsionit si dhe reformat e ndërmarra në sektorin e sigurisë.
Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë Policinë e Shtetit në mënyrë të veçantë për trajnimin e punonjësve të policisë shqiptare në akademinë e FBI-së, për trajnimet e vazhdueshme të hetuesve shqiptarë si dhe për përmirësimin e infrastrukturës hetimore.
Gjithashtu Drejtori i FBI u angazhua të ndihmojë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturën, burimet njerëzore dhe kapacitetet hetimore të saj, si Njësi shumë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
haa haaa!
tash do I spiunojn kriminelat shqiptare nga te gjitha anet.
spiunat shqiptare ish sigurimsa do behen qent ndihmes te spiunve amerikan.
der dje sigurimsat dhe zagaret e tyre lehnin kunder imperjalizmit amerikan,tash jan bo shok,medemek qen slitash ,se per shok nuk I merr kush shqiptart. per qen roje po.
perfundimi?
do denohen gjithanej vetem shqiptaret,kurse amerikanet do bojn pare me thes.
ca u kuptu?
shqiptari mori burgun dhe Karin amerikani mer paren dhe thesarin.
ky esht patriotizem euroatllantik
dhe ne e dum shum atllantikun
Shqiperia duhet ti ngreje gishtin e mezit gjithe europes. Vetem bashkepunimi me Ameriken eshte nje garanci për nje vend ekonomikisht-politikisht-ushtarakisht te sigurte.
po keta ish shefat e policise si qe kane krijuar polic private, dhe gjobisin bizneset e huaja, a i zbulon dot fbi?