Skuadra e Parizanit ka nisur përgatitjet për ndeshjen e javës së 31-të kundër Kukësit.
Pas një pushimi dy ditor të kuqtë nën drejtimin e trajnerit, Andrea Agostineli, kanë zbritur në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz .
Grupit në këtë séance ka qënë i plotë, ku i janë bashkuar dhe dy futbollistët, sulmuesi serb, Stefan Racic dhe mbrojtësi Sotiq Atanda.
Ndërkohë, mungesa e vetme për Agostinelin për sfidën ndaj veriorëve, do të jetë qëndërmbroyësi, Ditmar Bicaj, i cili në ndeshjen ndaj Vllaznisë u ndëshkua me karton të verdhë, duke e cuar në tre numrin numrin e kartonave.
Për 15-herë kampionët e vëndit kjo transfertë do të jetë shumë e rëndësishme ku do të kërkojnë që të ruajnë ritmin e fitoreve, në mënyrë që të shpresojnë deri në fund për fitimin e titullit kampion. Takimi mes Kukësit dhe Partizanit do të luhet ditën e hënë në orën 16:00 në stadiumin “ Ymer Zeqiri”./f.b