Dhjetë ditë pa orakullin

22 Prill 2016, 18:14Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

 

Gjej rast tani që një vendim i padrejtë dënoi dhe do të lerë dhjetë ditë të gjata larg mikrofonit orakullin e tranzicionit shqiptar.

Kjo, ama, nuk është veçse një parathënie, si një test i shkurtër për kohën kur ky orakull, do të ketë mbyllur sytë e do t’i mungojë Shqipërisë përgjithmonë Goja e të vërtetave të pakundërshtueshme, Goja e poezisë politike, Goja e rapsodit të shenjtë popullor. Se do të vijë ajo ditë! Si për cilindo, edhe për ne të tjerët! Po ne…Phë! Ç’humbje do të jemi ne?! Punë e madhe fort!

Po si do t’i bëhet kur të mungosh ti, orakull i shtrenjtë, o zbuluesi i tërë të vërtetave të atij vendi mëkatar! Nga kush do t’i presë të vërtetat ai komb, ai popull, ajo shoqëri njerëzore?! Kush si ti, mundi të shqiptojë të vërteta të patundura, të pakundërshtueshme, ato që të mbërthejnë me garancinë, me sigurinë dhe vërtetësinë mahnitëse.

Ne do ta quajmë veten fatlumë që jetuam në një kohë me ty, o orakull legjendar. Ti solle një shkollë, solle një sistem moral të pakrahasueshëm në politikë. Ti edukove breza të tërë me mënyrën e re të komunikimit, me të shara nga nëna, që mund të duken si të pista, teksa janë, në të vërtetë, gjithë hir. Të vërtetat e tua tanimë do të jenë pjesë e Eposit të Veriut. Ti je shndërruar në legjendë. Nesër në gjykatoret shqiptare njerëzve që gjykohen do t’u kërkohet me ngulm besnikëria tek e vërteta, dhe ata nuk do të betohen më ashtu si deri tani, mbi Kod Penal, mbi Ungjill e mbi Kuran, por mbi fotografinë tënde në kornizë ari, që sekretarja e gjyqit do t’ua verë përpara. Parlamentarët e brezave që vijnë do të bëjnë pelegrinazh te varri yt dhe kur të vijë radha të betohen për mandatet, atë rit nuk do ta bëjnë më nëpër salla kuvendi, por në varrezën ku do të prehesh ti, dhe do të venë duart solemnisht mbi gurin tënd të mermertë.

Oh, orakull i pazëvendësueshëm! Kombi të është borxhli për këtë brez politikanësh që na edukove gjatë këtyre viteve. Ty shpesh kundërshtarët banalë të akuzuan për një të kaluarën tënde të shkurtër në radhët e partisë enveriane, por ata nuk arritën kurrë të kuptojnë se sa kohë ishe atje, ti nuk bëre asnjë mëkat. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se ti e kreve atë stazh në të mirë të kombit. Ti e shfrytëzove atë parti. Ti nuk more nga ajo as tharmin diktatorial, as egërsinë klasore. Ti ia përvetësove dhe prure tek ne tiparin e vetëm të pastër që kishte partia e komunistëve të hoxhës: besa-besën me shokët e armëve dhe sidomos sidomos përkushtimin fanatik ndaj të vërtetës! Dhe e vure në zbatim.

Oh, orakulli ynë historik, sa shumë do të përmendesh ti në shekujt që vijnë. Kombi shqiptar do t’u tregojë fëmijëve që rriten, jo më përrallat e dala boje me kësulkuqe, me dhi, keca dhe ujq, por historitë e tua, oratoritë e tua poetike, atë ligjërim gurgullues që ta ka zili e tërë bota. Ti do të kujtohesh për tërë ato që ke thënë për shokët e tu të themelimit të partisë në Sheshin e Studentëve, do të jesh i paharruar për të vërtetat e piramidave të Sudes, të vërtetat e nevojave sërbe për naftë, të vërtetat për Zogun, për Rugovën, për UÇK-në. Eh, ç’ke thënë ti për UÇK-në! Pa do të këndojnë njerëzit me çifteli fjalët e tua të arta për grushtet e shtetit në bulevard. Brezat do të këndojnë epopenë e 21 janarit tënd të lavdishëm, kur fshive tërë filmimet dhe u ngjite në lartësitë e Kalifit Omar, i cili dogji bibliotekën e Aleksandrisë me fjalët lapidare “Digjini tërë këto libra, se kemi Kuranin!” Njësoj, ti the: “zhdukini tërë filmimet, a nuk ju mjafton e vërteta që ju tregoj unë?!” Ti do të mbetesh në histori për shpikjen e të vërtetave të përkohëshme, ato që asnjë burrë shteti nuk ka arritur deri tani t’i zbulojë. Nuk është e domosdoshme që të ketë të vërteta të përjetëshme dhe të betonta. Ato, sipas nevojave, mund të ndërrojnë kahje, por duhet një njeri i besueshëm, një shenjt, sikurse je ti, ta bëjë këtë lëvizje. Ishte plotësisht e natyrshme tek ty që për Ahmet Zogun të kesh një herë urrejtje dhe pastaj, pa u ngritur nga varri e pa bërë asgjë, Madhëria e Tij të bëhet shumë i dashur. Kujt ia merrte mendja se bashkëthemeluesi i partisë tënde do të ishte pesë vjet bashkëpunëtori yt, dy vjet bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe, pastaj, deri në përjetësi, hero legjendar i këtij vendi?! Aq të përkohëshme janë të vërtetat, sa këtë hero, herë pas here, vite pas vitesh, sipas teje, e vrasin në atentat, por urdhëruesit dhe killersat nuk janë asnjëherë po ata! E thua ti këtë, se ta thosh dikush tjetër, të gjithë këtë histori do ta kujtonim për marrëzi të klasit më të lartë.

Gjithëçka thua ti, tashmë e tërë bota e beson që është e vërtetë, edhe sikur ajo të mos jetë. Dhe pasi e ke thënë ti, le të guxojë të mos jetë!

E çfarë të të përhiroj më parë ty, orakull lavdimadh, o dashnor i të Vërtetës Absolute! Çfarë të të këndoj më parë, o arkivist besnik i vrasjeve, vjedhjeve, mashtrimeve, aksidenteve që bëhen rretheqark teje. A do të mundet njeri në të ardhmen të tregojë me përpikmëri se kush kreu vrasje, me cilën armë, me cilin kalibër, apo nga cila tytë doli plumbi? Kurrë s’do të munden! Njerëz që do të dëshmojnë vrasjet do të ketë, sigurisht, por jo aqë shkreptimthi sikurse dëshmon ti, që i denoncon këto teksa ka dalë plumbi nga arma, por ende nuk ka arritur te viktima!

Ah, këto mendime bëhen edhe më të dhimbshme sapo të atakosh fantazinë, kur atij populli do t’i mungosh ti.

Jepua këtë parathënie dhjetëditore! Nuk je ti i dënuari. Janë ata! Dënoi këto dhjetë ditë me mungesën tënde! Mungesa dëshmon vlerat, sikurse hija dëshmon diellin. Le ta shohin se sa parlament i mërzitshëm, do të duket pa ty! Le ta shohin kur një popull i tërë do t’u kthejë kurrizin transmetimeve televizive të kuvendit. Është e natyrshme. Cili shqiptar do t’i përfillë më ato pamje televizive, ato, ku askush nuk mund t’u tregojë këtyre qindramijëra njerëzve të papunë, por ama, të etur për të ditur cilat janë kurvat, cilat janë prostitutat, kush tregton mishin e bardhë, kush tradhëton të shoqen, cili është me aids e cili nuk është? Nga cila gojë do të dëgjohen të vërtetat e kulluara, se çfarë bëhet nëpër motelet e vendit tonë të lavdishëm, kush rri pa brekë dhe kush është gati t’i zhveshë ato?

Kush do t’u a thotë këto pas teje, o orakull i vyer, o burrë i lartë i racës së fisme arbërore!

31 komente në “Dhjetë ditë pa orakullin”

  1. korçari says:

    Kur te vdese Orakulli propozoj qe varri te jete sekret ose te ruhet me polici private sepse ndryshe do te kthehet ne shurrore dhe emri SALI duhet te ndalohet te perdoret pergjithmone ne Shqiperi ashtu si emri i Hitlerit

  2. radioloja says:

    Ti Pellumb Kulla tenton te fshehesh te verteten e ketij denimi HISTORIK 10 ditor:
    Ate gjoja e denuan,por ne fakt i dhane pushim ,qe te merrej me ORGANIZIMIN E KRYENGRITJES SE ARMATOSUR TE POPULLIT SHQIPTARE KUNDER PUSHTUESVE SOCIALISTE!
    Te kesh GARANCITE ABSOLUTE TE besnikut te tij KRYE PROKURORIT Llalla,nuk eshte pak!
    Por edhe Ramen dhe Meten i ka besnike,qe nuk po i thone asgje krye prokurorit Llalla,sic bente Berisha me te gjithe ata kur ishte ne opozite:I shporrte per 24 ore!
    Edhe kjo nuk eshte pak!

  3. lush perpali says:

    Lavdi Orakullit Tone Te Perjetshem! AMEN

  4. Azio says:

    Te lumte dora o Pellumb Kulla.
    Nekrollogji me te bukur qe i ke bere ketij te vdekurit te gjalle,nuk me kane zene syt ne shume libra apo nekrollogji qe jane shkruar per kesi rastesh.
    Ky eshte Orakulli qe vret popullin e tij,duke ngritur ne qiell monumentin e ndyre te qenjes se vet.Keshtu i do mushka drute.

  5. tradita says:

    Nje gabim ka bere vertete Berisha. Te ka caktuar diplomat ne OKB. medioker ishe dhe i tille mbete o njeri. thirri mendjes. Nuk ka punim parlamenti pa Berishen. E gjithe Opozitaret ne kembe. Pa Berishen nuk duhet te kete punim te parlamentit.

    1. artiles says:

      Kete po te thote me shume finese edhe Kulla … qe pa Saliun nuk ka lezet kuvendi. Ai i duhet ketij vendi se eshte si pasqura e shtriges te “Borebardha dhe 7 xhuxhat”, ai e ka pasqyren ku sheh te verteten per cdo gje. Ju ene mund te coheni, po s’ja vlen o bur – me fal se ta hoqa me dashje nje “r” – sa te coheni ju ne kembe i dnio nja 10 dite apo jo, prandaj e ka lene Rama denimin 10 dite, keshtuqe mos u lodhni kot se ka mendu ene per ju burat e tradites. Se mos e cuan ne burg te perjetshem dhe atehere po, do ti duhej burave te Tradites te coheshin ne bythe dhe te luftonte per komandantin Legjendar

    2. artiles says:

      Kete po te thote me shume finese edhe Kulla … qe pa Saliun nuk ka lezet kuvendi. Ai i duhet ketij vendi se eshte si pasqura e shtriges te “Borebardha dhe 7 xhuxhat”, ai e ka pasqyren ku sheh te verteten per cdo gje. Ju ene mund te coheni, po s’ja vlen o bur – me fal se ta hoqa me dashje nje “r” – sa te coheni ju ne kembe i do nja 10 dite apo jo, prandaj e ka lene Rama denimin 10 dite, keshtuqe mos u lodhni kot se ka mendu ene per ju burat e tradites. Se mos e cuan ne burg te perjetshem dhe atehere po, do ti duhej burave te Tradites te coheshin ne bythe dhe te luftonte per komandantin Legjendar

  6. Vita e Nastes pe Kolkondasi says:

    Perendi, kur e lexon kete eshte e pamundur te mos derdhesh lote, nga te qaret ose te qeshurit. Eshte vertete vajtuese per ate qe e ka gjetur kete popull me kete njeri, por nuk mund edhe te mos qeshesh me marrezite e tij te hatashme, te cilat, krahasuar me ato te Don Kishotit, nuk do e teproja po te thosha, se jane shume here me argetuese. Eshte brilant Berisha, marrezite qe nxjerr nga goja jane vertete shume argetuese.

  7. mireli n says:

    Z. P.KULLA ! Shkrim brilant ,thjesht je i arte. Te falenderoje perzemersisht per shkrimet e tua. Nuk diskutohet pena juaj e mrekullueshme ne humor e satire,por intelektuale te ketij klasi qe i hapin syte popullit jane te rralle. Do kisha deshire qe ju te ishit prezent ketu ne Atdheun e perbashket sepse kontributi juaj eshte shume i domosdoshem. Mesa dije jeton ne Ameriken e larget , megjithate opinionet ,shkrimet e kritikat tuaja jane me shume vlere. Vazhdo z.Pellumb te shkruani se ndihmon Shqiperine . Ju jeni PATRIOT i vertete e Shqipetare i MADH.
    Te uroje gjithe te mirat juve dhe familjes tuaj.

  8. duno says:

    Nga miliona gjallesa qe egzistojne ne kete planet qe quhet Toke ti Pellumb me ngjan jashtzakonisht me nje krimb parazit qe ritet e ushqehet brenda trupit te njeriut qe ne mjekesi i thone askaride por ne popull njihen si ra . Ti ashtu si nje askarid vertitesh e perpelitesh brenda zorreve te ketij kombi , ushqehesh e zhgryesh mes fekalesh . leshon papushim brenda organizmit te ketij kombi jashteqitjet e tua toksike dhe ndihesh i lumtur se fale edhe kontributit tend prej krimbi ky vend lengon perdite e me shume . Ky vend ka nevoje urgjente te mari nje doze te fort bari rash e bashke me jashtqitjen te te hedhi edhe ty ne vere te halese

    1. Myrtoja says:

      Ti Duno, je injorant. Duhet te jesh fshatar, por fshatar nga ata mendjebytyntat se ka fshatare sot qe te japin uje ne bisht te luges. Nuk i thuhet medioker nje njeriu qe urren se eshte fjale e bute. Ti e kujton kushedi sa te forte nga qe nuk ia di kuptimin. Gjej nje tjeter ne fjalor ose pyet, se ti ke te drejte ta urresh se te ka dhjere idhullin, sidomos me kete shkrim. Studjo, hajvan, studjo!

    2. Myrtoja says:

      O Duno Tradita, se i njejti je. O shkencetar krimbash. Asnje autor nuk can koken nga te sharat, se i ka marre parsysh qekur del ne mejdan. Bej nje shkrim 10 dit pa Skenderbeun, ashtu ia thyen turinjte. Po s’e ben dot zhgrye mes fekaleve

  9. Freeman says:

    Dear Kulla,
    I `ve always admired your articles. You`ve got a totally different style te convay your messages to the public. I`m not a literary critic, but believe me or not, today`s article is out of this world. I strongly believe it will be one of the precious pearls of the Albanian literature! Once again thanks a lot for brightening our minds!

  10. sakte says:

    E ke qare.Nuk kam fjale tjeter zoti Pellumb.

  11. Faslli fllucka says:

    Deri dje i lepije bythen berishes. Ai orakull e cij shullazin brenda se te ishte per ty e rracen tende do bente qef akoma. Loqe!

  12. beni says:

    Shkrim briland.

  13. Ivani i madh says:

    Pellumb te admiroj kur shkruan po ama kur je me kembe ne toke se kur te mbyt avulli i alkolit trune filloj e mendoj se po ik per lesh dramaturgu dhe patrioti im Pellumb Kulla. Ju uroj per kete shkrim brilant e te goditur ne kete moment lajthitje te kriminel Berisha. Nuk i thone kot nga anet tone se qorit kur i vjen vdekje e kerkon pulsin vete kete beri e dhendri serb krimineli Berisha.

  14. E po kjo pune! says:

    po shyqyr o i nderuar qe u ktheve tek stili shpotites qe e ke tendin si askush se deri tani problemet rrenqethese qe ke ngritur i ke ngritur ne ton ultraserioz dhe mileti nuk ngacmohet shume nga ai ton. Por qasja estrade ndaj problemeve le vertet mbrese dhe mesazhi ngjit me lezet. Te lumte pena dhe mendja dhe mbaresi pac ne emancipimin e demokracise shqiptare sepse na mbyti llumi kudo poshte e larte.

  15. NjeQytetarOptimist says:

    E lezetshme..

  16. Vjosan says:

    Per Dunon…. nje sqarim.
    Ti anonim i ndyre, qe guxon te fyesh shkrimtarin me te madh te humorit shqiptar, nje nga mendjet me te ndritura te ketij vendi, une te them se” duke e share Pellumb Kullen prapa nje ferre, tregon qe je nje qelbesire universale, nje lloj muti universal, nje antishqiptar i ndyre ne ADN, nje anonim qe edhe kur te vdesesh nuk do te te njoh njeri as ne lagje. Bajge e ndyre, lexo ndonje liber te kesaj pene te madhe dhe te mrekullueshme qe do jete nderi dhe krenaria e letersise shqiptare. Kermill i peshtire, mund te te dhibset nje kriminel si Berisha, por duhet te jesh krenar qe ke fatin te rrosh nen nje diell me nje talent te madh si Pellumb Kulla. Lutju zotit qe e pate kete fat, ti taleban i ndyre trumykur…. Ju lutem, tema botojeni mbrojtjen time ne emer te dinjitetit te nje shkrimtari te permasave kombetare, se duke mbrojtur ate, mbrojme ate qe ka pasuri me te cmuar ky vend, mendjet e arta.

  17. TOMORI says:

    Denimi me 10 dite larg parlamentit eshte, sperkatkja me uje trendafili qe i behet krimenilit sali berisha. per thirjen publike qe beri per armatosjen e qytetareve me arme dhe luften ndaj qeverise sosjaliste, qe sdote gjeje vrime ku te futet , simbas kriminel saliut, duhej urgjentisht ti hidheshin hekurat dhe ne akuze te filloohej nga furnizimi i serbise me nafte, kure vriste ksovaret, piramidat, sHitja e detit, Gerdeci, vrasjet ne bulevard te kater qytetareve dhe pengimi i hetimeve, akuzat dhe fyerjet, ndaj ish presidentit Bamir Topit, ish kryeprokurores Ina Rama dhe thirjet fashiste qe ka kohe qe po i perserit, per rrezimin e qeverise me dhune e rrevolucjon, deri tek dita e djeshme per armatosjen e popullsise me arme dhe luften kunder qeverise Rama. Urejtjen e ka mare nga populli shqiptare, denimin me burgim duhet ta mare nga shkerdhatodrejtesia shqiptare, sa eshte gjalle , se kure te ngordhe , dotja bejme topin tek koka,

  18. TOMORI says:

    Denimi me 10 dite larg parlamentit eshte, sperkatkja me uje trendafili qe i behet krimenilit sali berisha. per thirjen publike qe beri per armatosjen e qytetareve me arme dhe luften ndaj qeverise sosjaliste, qe sdote gjeje vrime ku te futet , simbas kriminel saliut, duhej urgjentisht ti hidheshin hekurat dhe ne akuze te filloohej nga furnizimi i serbise me nafte, kure vriste ksovaret, piramidat, sHitja e detit, Gerdeci, vrasjet ne bulevard te kater qytetareve dhe pengimi i hetimeve, akuzat dhe fyerjet, ndaj ish presidentit Bamir Topit, ish kryeprokurores Ina Rama dhe thirjet fashiste qe ka kohe qe po i perserit, per rrezimin e qeverise me dhune e rrevolucjon, deri tek dita e djeshme per armatosjen e popullsise me arme dhe luften kunder qeverise Rama. Urejtjen e ka mare nga populli shqiptare, denimin me burgim duhet ta mare nga shkerdhatodrejtesia shqiptare, sa eshte gjalle , se kure te ngordhe , dotja bejme topin tek koka, Botohe te lutem mose fyeni per mendimet dhe opinjonin tim si qytetare i lire.

  19. Kola says:

    Ne fakt ti Pellumb nuk bere nekrologjine e nje te vdekuri qe po qelb dynjane i pavarrosur, por na rrefeve edhe se sa te tjere te vdekur e te pakallur kane mbetur ne kete vend qe presin te gjallet kafsha e Vicidolit. Ne si komb paskemi difektin qe nxjerrim shume kafshe te ketij lloji.

  20. Ben Dibrani says:

    Mendoj qe pas vdekjes ta hedhin ne nje gryke vullkani se e meriton per madheshtine e ersonalitetit dhe pas djegies te marrin hirin, ta fusin ne nje uturak hermetik dhe me ane te nje batiskafi (mundesisht si ai i Scorcezes) ta zhysin ne thellesine prej 11.500 metrash e oqeanit Paqesor, per thellesine e mendimit qe ka patur.

  21. xxx says:

    te lumte,sinteze me te bukur nuk kam lexuar.Thua do ti beje pershtypje,asgje,sepse qenka i hurit e i litarit.Fati yne i keq.Por cuditem si eshte e mundur qe akoma ka ndjekes .A nuk mjaftojne akuzat e Izetit.Si eshte e mundur qe ta ndiqni deri ne varr ete mos shqetesoheni per familjet e femijet tuaj.Ka dhe shume politikane mizerabel ,e miliardere me te rrezikshem se Shullazi.A ju shkon mendja se Lul hollandezit i vjen keq per ju.Pra le te japin llogari me rradhe duke filluar nga me TRIMI Sali,gruaj e tij qe gjithashtu ka abuzuar e vjedhur,vajza dhe djali iFAMSHEM qe po lodhet neper europe me parate tuaja or fatkeqe,Le te gjejne pak qetesi dhe gjithe shpirtrat e vrare e teabuzuar,poshteruare shkelurnga nji moster qe mban nden lekure nje shpirt sterre.Ndihmoni ne zbulimin ejetes dhe vepres se ketij krimineli te popullit te vet qe nuk po i ndahen hallet dhe mundesia per te jetuar.

  22. gjethi says:

    Eh ju zagjaret e sali “bisturise” qe ju ka hedhur nje kocke dhe hungerini papushim ne mbrojtje te nje sharlatani!kuptojeni nje here se njeriu pamvaresisht se;sa e me ke rri rruget ndahen nje dite kur arrin ta kuptosh se ke te besh me nje monster qe se ke njohur me pare,burri ndahet nga gruaja dhe anasjelltas per lloj,lloj arsyesh ndersa ju toçat e kockave te sali udb-es,nese dikush ndahet qe ne fillim nga vampiri do thoni :pse tani po filloi te flasi me vone do thoni po tani pse?ju o kockista kur dhenderri i serbise e akuzonte nanon dhe e vinte ne nje rang me serbet(shiko vidjon e dt.26 Qershor 1997 ne mitingun e Tropojes) ju ishit gati ta shqyenit,pas ca kohe kur doli haptas qe ata ishin bashke dhe udb-ashi fillonte ja lepinte gelbazet e hedhura nanos,ju ishit gati ti hanit dhe mu..tin nanos bashke me gelbazet e shefit!e ku jane idealet demokratike tuajat?!se sa per sali udb-en ai nuk ka patur kurre ideale por vetem misione dhe ato agjenturore.Kur Kulla,Dimushi,Haxhia etj.tregojne per bemat e monstres nga viçidoli per ju genjejne dhe jane te pabese por kur kryemashtruesi ju genjen ju kockistave ne çdo fjale dhe veprim,kur udb-ashi si zvarranik dhe pas shpine shkon ne ambasaden Amerikane dhe spiunon ata qe i kane shpetuar jeten ai per ju o kockista(lepires kockash) eshte besnik,kur ju o lepirsa e merrni vesh se ai eshte dhender serbie,ka burgosur,vrare dhe zhdukur antaret e uçk-es qe luftonin per lirine e vatanit,ka furnizuar me nafte e armatim makinerine serbe te luftes etj.e prape qendroni me te atehere ju jeni as me shume e as me pak:JASHTEQITJE TE TIJ!

  23. Durrsaku says:

    Shume te verteta ke thene o Pellumb, nuk kam fjale qe ta komentoj,te lumte mendja e dora ,10 dite kalojne menjehere kurkane kaluar 25 vjet deri kure do ta degjojme kete sherr shejtan edhe kete kishim mangut pas 45 vjeteve diktature qe thote se na solli demokracine ,hoqi vizat dhe na solli naton etj.

  24. alphade says:

    Dhendri i Lirise , Llalla, s’ mund te veproje ndryshe nga ato qe urdheron familja Berishovicit ……….!!!

  25. alphade says:

    Dhendari i Lirise , Llalla, s’ mund te veproje ndryshe nga ato qe urdheron familja Berishovicit ……….!!!

  26. asd says:

    Leri te vdekurit dhe ktheje qyten gjetke … o Pellumb.
    Eshte Rama sot qe e ka flaken ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje