Ky është moment kur ish-bashkëshortja e këngëtarit Prince, Mayte Garcia, merr vesh për vdekjen e tij.
Ajo përlotet, ndërsa flet në telefon në Los Angeles.
Garcia ishte vetëm 22 vjeç dhe punonte si balerinë, kur u njoh me Prince, atëhere 37 vjeç.
Ata u martuan në vitin 1996, ditën e Shën Valentinit.
Më pas lindën edhe një djalë, Bob Gregory, që ishe djali i vetëm i Prince.
Por, fatkeqësisht fëmija lindi me një sindromë të rrallë, që quhet Pfeiffer.
Kjo sindromën nuk e lejonte atë të rritej, për shkak të shkrirjes së parakohshme të eshtrave të caktuara të akfkës.
Ai vdiq pas një jave, ndërsa Garcia u nda me Prince 3 vite pas martesës.
Ajo tha për mediat, pas lajmit të vdekjes së Prince, se është e shkatërruar.
“Ai ishte gjithçka për mua, ishte familja ime.
Ndjehem e shkatërruar.
Unë e kam dashur atë atëhere, e dua tani dhe do ta dua përjetësisht.
Ai është me djalin tonë tani”, tha ajo.
R.I.P Princ:
Nji Artist i vertete mbi Skenen e kenges .