Taulant Balla: Vendimi për Mziun, i turpshëm. S'pritej drejtësi nga gruaja e Azem Hajdarit

22 Prill 2016, 19:29Politika TEMA

Vendimi i Byrosë së Kuvendit për ta përjashtuar ish-kryeministrin Berisha nga veprimtaria e parlamentit për 10 ditë, pas thirrjeve për armatosje të popullit në seancën plenare të së enjtes, ishte dënimi maksimal që mund të jepej.

Kështu ka deklaruar në emisionin “45 minuta” në Report TV, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Teksa e quajti rast të paprecedentë deklaratën e bujshme të Berishës, Balla tha se ndoshta ka ardhur momenti që rregullorja e Kuvendit të ndryshojë.

Balla insistoi që në këtë rast kemi të bëjmë jo vetëm me shkelje të rregullores së Kuvendit por edhe me vepër penale.

“Unë mund të quhem deputet i vjetër dhe e njoh mirë rregulloren. Ky është ndëshkimi më i ashpër disiplinor.

Ndoshta është koha për të pasur ndëshkime më të rrepta. Por prej momentit të parë kam deklaruar se kjo nuk i përket vetëm kuvendit por prokurorisë e cila duhet të lëviz se këtu kemi shkelje të kodit penal.

Neni 222 flet për thirrje për armatosje. Neni 223 flet për thirrjet për dhunë. Nuk thotë as Kushtetua dhe as Kodi Penal, për më pak rregullorja e kuvendit që deputeti nuk mban përgjegjësi kur bën thirrje apo vepron në kundërshtim me Kodin Penal, të mos ndëshkohet se e ka kryer në veprimtarinë e tij parlamentare,” tha Balla duke shtuar se veprimi i Berishës mund të justifikohej vetëm me një raport psiqik.

Balla po ashtu e quajti akt të turpshëm vendimin e Gjykatës së Apelit për pafajësinë e kreut të Bashkisë se Kamzës, Xhelal Mziu, duke shtuar se nuk pritej drejtësi nga gruaja e Azem Hajdarit.

“A ka shqiptarë që mund ta besojë pavarësisht se gruaja e Azem Hajdarit mund të jepte vendim defavorizues për liderin e  ri në ngritje të Shqupit. Ka njeri që e dyshon këtë? Është një këmbanë alarmi që bie në dyert e gjykatave për nevojën e tmerrshme që ka sistemi për t’u reformuar,” shtoi Balla.

Sipas tij, do të ishte e pafalshme nëse Prokuroria nuk do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatë të lartë.

“Është rasti t’i kujtoj Prokurorisë që do ishte e pafalshme nëse nuk e apelon vendimin për Mziun në Gjykatën e Lartë. Meqënëse Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë një vendim për fajësi, Apeli për pafajësi le ta gjykojë Gjykata e Lartë, shpresoj të jetë bërë deri atë herë dhe reforma,” deklaroi ai.

Sa i përket reformës në drejtësi Balla tha se ajo do të bëhet me çdo çmim. Balla i eshte pergjigjur edhe akuzave te presidentit Nishani per lidhje te disa oficereve te policise me krimin duke theksuar se Nishani eshte i pabesueshem..

11 komente në “Taulant Balla: Vendimi për Mziun, i turpshëm. S’pritej drejtësi nga gruaja e Azem Hajdarit”

  1. simoni says:

    hajde gjykata berishes

    1. Izet Haxhicamili says:

      Don te thote mafiozi, tani duhet te punesohet gruaja ime dhe punet do shkojne shume me mire,drejtesia do shkoje ne “Vendin e duhur”.

  2. Pandi Korce says:

    drejtesi nuk pritej as nga gruaja e Azem Hajdarit (qe nuk don drejtesi as per vete), as nga LEFTER CICA.

  3. nji uj selite te lutem says:

    NE gjykata esht futur llumi kti vendi nje cop fshatare u be gjyqtare me kurs 6 mujor per shperblim ndaj te shoqit, mir ja u ben kokes tuaj ja keni ber po prisni se nuk keni par gje akoma me çfar mutehane e keni futur vendin te ter si politikan nga ipari tek i fundit.

  4. La Fonten says:

    o Taulanti nga Librazhdi!!!
    Po te gjithe nje prerje keni po mjere ky popull thuaj ………….. si Xhelal koqja qe eshte kokrra e katunarit hajdut, njesoj dhe ti me privatizimet e aseteve shteterore e me emerimet neper administrate …… njesoj dhe gjykatsja e famshme, qe per cudi ishte e njejta qe i dha dhe Metes pafajsine per videon e famshme te 21 janarit!!

    Kshuqe lerini keto perralla, se njerezit nuk hane bar

  5. ledi says:

    Or Ball drejtesine shikun prokurorin dhe gjykatat I ka Saliu prandaj degoojme keto vendime . Ju keni parlamentin dhe duhet te shkarkonit Nishanin dhe Llallen por ju keni frikeb Meten qe ka ne mbrojtje Saliun dhe ju rrezln qeverine . Populli nu jubeson me kete ta dini

  6. Koli says:

    Mbyll gojen more kuluf. Kujt I ankohesh? Mjaft dolet ne media duke u ankuar sepse po beheni qesharake edhe me femijet. Ju keni maxhorancen dhe jeni ne Vitin e katert te pushtetit perse nuk e bête reformen ne drejtesi? Kohe patet mjaft per te ndryshuar sistemi e korruptuar. Por ska spjegim tjeter perderisa kryetari juaj ka ngrene ngjalen e Lalezit dhe dreken e krokodilIt. Shikoni rregulloni gjerat brenda kopese tuaj pastaj shikoni te tjera gjera. Problem shqiptar eshte lideri juaj pervers politik.

  7. liku---Kush me shan per debat nuk ia mban says:

    Vendimi per Mziun I turpshem
    Vendimi per 21 Janarin I turpshem
    vendimi per rrugen durres-Kukes I turpshem
    Vendimi per Gerdecin I turpshem
    ……………………… I turpshem
    Vetem keto dini te thoni ?
    Ore a jeni mazhorance ju ?
    Si ka mundesi qe gjykatat qenkan te korruptuara dhe askush ne kete vend nuk beka dot dicka ?
    Dmth I bie qe po u bere gjyqtar ska burre nene te te heqe qe aty ?
    Ok , supozojme qe eshte keshtu.
    Atehere te gjitha keto ceshtje , shteti shqiptar le ti dergoje ne gjykaten nderkombetare , per te cilen nuk ma do mendja te thoni qe eshte e korruptuar ?
    Pse nuk e beni ?
    ————–
    Ligji I pashkruar :
    ” Une s’te denoj ty kur jam ne pushtet , ti s’me denon mua kur te vish ne pushtet , po kur te dalim ne televizor te zihemi ca sa per sy e faqe qe t’ja fusim popullit”

  8. maximus says:

    o BALLA , kini 3 vjet gam – gam, po mire kush do ti ta fuse ne burk ate miun e kamzes, ne qe s’kemi gje ne dore, ne ju zgjodhem ju , ju duhet te beni punen dhe te mbani premtimet, une di vetem kaq , se po ua moren edhe nje here pushtetin, mjere ju o te zinj ku do futeni, sepse ata po ju hane te gjalle tani qe s’kane pushtet, imagjino kur te hipin ne karige perseri. dhe s’kini per ta pare kurre fitoren, prandaj me mend ne koke se me shume po na lodhni ju, jeni bere si ata kalamaqte qaramane, berisha keshtu, basha ashtu, nje gje jam i sigurte se po nuk i futet brenda ketij mandatit ne burg, pergatituni per opozite per nje kohe shume te gjate,

  9. ylli says:

    O z.Palla ,te ishte gjalle Azemi as per leter higjenike sdo te perdorte.Lere pergojimin e zj.Hajdari dhe vazhdo me pergojoret shefit tend.Po te na haj mortja si komb ,ku jemi katandisur e si Tirane kush na jep mesime drejtesie!!!Landi from village of Booksbrazhd.Tmeeeerrrrrrr.E te mendosh kush e rrezoi Berishen……?????

  10. Viktor says:

    Po ky qenka me trap se Edi Rama. Kush e lejon kete karafilin qe te nderhyje ne vendimet e gjykatave duke i komentuar ne kete forme ato? E di ky llosh librazhdi qe kujton se besnikeria ndaj shefit te ben edhe te mençur dhe te shkolluar se ne Kushtetute thuhet shprehimisht: “nderhyrja ne vendimet e Drejtesise passjell pasoja juridike” ? Nuk eshte turp te mos dish nje gje, por mos bej sikur je koke e madhe per çdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje