FOTO-REPORTAZH/ Udhëtim në Valbonë-Theth, zemrën e Shqipërisë

24 Prill 2016, 11:17Turizëm TEMA
FOTO-REPORTAZH/ Udhëtim në Valbonë-Theth, zemrën e

Nga Gjergj Erebara, BIRN

Shtegu Valbonë – Theth është rrugëtimi më popullor sot për sot në Alpet e Shqipërisë. Kjo është një fotogaleri e një udhëtimi të këndshëm në zemër të Shqipërisë.

Një numër i madh shqiptarësh dhe të huajsh e ngjisin Qafën e Valbonës duke shijuar ecjen në mal dhe panoramën e Alpeve. Ai është një shteg i lehtë dhe relativisht i shkurtër. Rreth 15 kilometra rrugë nga Fusha e Gjësë në Valbonë deri në Theth, përshkruhen nga të apasionuarit e ecjes në mal zakonisht për shtatë orë, me pushime të gjata në vendburimin e Valbonës, në Qafën e Valbonës dhe në një lokal të thjeshtë që gjendet mes Qafës së Valbonës dhe Thethit.

Udhëtimi zakonisht zgjati dy ditë, ku njëra ditë kalohet me vajtjen nga Tirana në Hidrocentralin e Komanit dhe më pas, me traget deri në Fierzë, e me furgon deri në Valbonë. Në ditën e dytë kalohet shtegu dhe mund të vendoset shpenzimi i një dite në Theth apo rruga e kthimit me furgon përmes Qafës së Thores.

Këto foto janë realizuar më 19 – 20 shtator 2015 dhe janë vendosur në rend kronologjik, nga nisja me traget në Koman deri te mbërritja në Theth.

Qafa e Valbonës gjendet në kuotën 1800 metra mbi nivelin e detit. Fusha e Gjësë në Valbonë, nga ku nisen ekspeditat për kalimin e saj, gjendet në kuotën 800 metra ndërsa Thethi në kuotën 900 metra mbi nivelin e detit.

7 komente në “FOTO-REPORTAZH/ Udhëtim në Valbonë-Theth, zemrën e Shqipërisë”

  1. elton says:

    Ca pellgje uji,ca shkembinj, 1 shtepi, 1 varke, 1 shtrat kanali ku mund te kete kaluar uji si dhe x metra mbi nivelin e detit. A e di gazetari bythes qe keshtu eshte gjithe planeti toke pervec shkretetirave?

    1. vk says:

      fotografi me te dobta skam par najher….. ato zona jan shume te bukura……edhe nji bjonde do dinte ti bente me mire

    2. gazetar i kristalizum says:

      Thethi ka bukurine e vet por po te jete nga keto foto te marra nga celulari …une as qe kisha per te marr mundimin te shkoja

  2. Caku says:

    Osht bio o miku siç e ka kriju perenia

  3. x files says:

    Bukur vertet, po nuk e kuptova perse Thethi qenka zemra e Shqiperise, cili organ duhet ti korrespondoje fjala bie Lures, Llogarase, Parkut te Tomorrit, Dardhes etje,Lagunave te Kunes, Butrintit etc

    1. mirel says:

      Thethi eshte zemer e Shqiperise si Lura LLogara, Tomorri , Dardha, etj.
      Sot lind nevoja te behet zhurem qe keto zona te ruhen dhe qeveria te rrije larg shkaterrimit te tyre dhe ndertimit te hidrocentraleve.
      Ky eshte qellimi I publikimit te ketyre fotove.
      Cdo koment tjeter eshte idiotesi

  4. Haaaaa says:

    Ku ishte natyra ketu?
    Pame nje traget i ndryshkur i pa lyer qe para 25 vjetesh,nje liqen i krijuar nga nje sistem politik njerezor si SOCIALIZMI,perfundon me gjigandin e drites qe as per 500 vjet nuk mund te ndertoje Sghqiperia nje si te tille!
    Pjesa tjeter me kasolle, kulla mijravjecare ku tre duket vetja se jetojne qe prej kohes se Skenderbeut!
    Ku eshte QYTETERIMI KETU,qe per 26 vjet nuk eshte vene qofte edhge nje gozhde ne mur???
    Kjo natyre ka qene edhe para 1 milion vjetesh,prandaj atje shkohet sikur do vizitosh nje Park Zoologjik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje