Lordi Alan Watson, mbështetje dhe promovim turizmit shqiptar në Britani

10 Nëntor 2016, 15:23Turizëm TEMA

Lord Alan Watson of Richmond, një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ofroi mbështetjen e tij personale për promovimin e mëtejshëm të turizmit në Britaninë e Madhe.

“Mikpritja shqiptare, të cilën e nënvizoi në fjalën e tij i nderuari  Lord Watson of Richmond dhe zonja Moon, është një aset me vlera për turizmin shqiptar. Por, Shqipëria me mikpritjen e saj mund të tregojë këndshëm  historinë e saj, muzetë e rinovuar rishtazi apo edhe ato vende të cilat kanë marrë statusin e mbrojtjes nga UNESCO. Shqipëria është një vend i bukur dhe i sigurt. Është një vend që ofron mundësi të shijosh bregun, kodrën dhe malin, por edhe kuzhinën e shijshme të gatuar me produkte bio dhe lokale. Këto vite Shqipëria ka përmirësuar aq shumë shërbimet e saj HORECA, sa e bën të krahasueshme me shumë vende të tjera te Mesdheut dhe mbase edhe më mirë. Shqipëria  është një vend i sigurt, ku toleranca fetare është një vlere e shtuar në historinë dhe mikpritjen njerëzore.”- u shpreh ministrja Ekonomi.

Ndihma dhe mbështetja e Dhomës së Lordëve, tha ministrja Ekonomi, në çdo lloj forme për promovimin e turizmit merr vlera të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Duke i dhënë vëmendje turizmit, Shqipëria po lehtëson dhe po mbështet investimet strategjike në mbështetje të fuqizimit të këtij sektori. Ka shumë mundësi të investohet në strukturat akomaduese, infrastrukturë dhe në marina.

“Faleminderit Lord Watson of Richmond, Zonja Moon, Zoti Grogan dhe të gjithë miqve të Shqipërisë në Parlamentin Britanik për mbështetjen e vazhdueshme dhe promovimin e Shqipërisë Turistike”,- tha ministrja Ekonomi.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe investitorë britanikë, operatorë turistike nga Shqipëria dhe Britania e Madhe, biznesmenë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Britani të Madhe.

2 komente në “Lordi Alan Watson, mbështetje dhe promovim turizmit shqiptar në Britani”

  1. Londra says:

    Ej popull !
    PSE NUK U THUHET E VERTETA SA % JANE INVESTIMET E ANGLEZIT- GJERMANIT APO aMERIKANIT NE KETO 30 VITE NE SHQIPERI ?

    1. Ata votuam mosndeshkimin e tyre says:

      ajo zonja po i jep leksione anglezit, nuk shikon ti mo….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje