Pas një festivali të mrekullueshëm ëmbëlsirash, të shtunën në Kodrën e Diellit II u organizua festivali i parë I brumrave.
Në dukje një festival i vogël , por që përbrenda kishte vlera të mëdha si nga ana njerëzore, pse jo edhe ajo artistike. Një festival me aq shumë pozitivitet dhe energji të pastër sa edhe koha ishte në krahun e tyre . Dielli shkëlqente dhe rrezet e tij rrihnin fytyrat e lumtura të fëmijëve që kishin ardhur të përkrahnin familjarët e tyre dhe të luanin në gjelbërimin dhe ajrin e pastër ,që ua mundësonin ambjentet e rezidencës.
Duke vëzhguar, me sa zell dhe dashuri të gjithë ndihmonin njëri tjetrin dhe bënin vendin gati, u ndeshëm me organizatoren e këtij eventi zonjën Edi Gogu, e cila me një buzëqeshje të madhe na priti me krahë hapur dhe iu përgjigj pyetjeve tona plot dashamirësi.
Si fillim pyetja që kishin të gjithë ishte si lindi idea për këtë festival?
“Idea për të krijuar festivalin e parë të gatimeve prej brumi lindi duke menduar që ne kemi nevojë të rrimë me njëri tjetrin. Kemi nevojë që ti japim njëri tjetrit kohë, vëmendje, dashuri dhe pse jo duke biseduar dhe duke pasur pranë vetes gatime, që ne i gatuajmë me shumë dashuri për familjarët tanë. Kështu që, kjo ishte idea…një takim të madh për familjet dhe miqtë.”
Në vazhdim zonja Edi kishte një falenderim të vecantë për Rezidencën Kodra e Diellit, e cila bashkë me administratën e saj kanë qenë në gatishmëri totale, që ky event të realizohej sa më mirë. Një Bravo e madhe shkon për ta!
Vlen të theksohet që partnerë të tjerë që dhanë kontributin e tyre në këtë festival ishte dhe gjigandi I sallamerisë shqiptare HAKO , që solli produktet e tyre që njerëzit ndërkohë që prisnin fillimin e festivalit, të kishin dicka për të pickuar.
Partneri tjetër, studio grafike “Lizard” ,që kishte sjellë produktet e saj dhe I bëri njerëzit kureshtarë me cilësinë dhe bukurinë e produktit të tyre.
Edhe pse njerëzit ishin në konkurs me njëri tjetrin ky fakt u harrua shpejt, sepse të gjithë po provonin gatimet e shoku-shokut dhe përgëzonin njëri tjetrin nën tingujt e një orkestre të vogël, që performonte muzikë të lehtë. Një shembull për tu marrë nga të gjithë, se fundja fituesi vërtetë ishte shoqëria shqiptare për këtë risi.
Nga festivali fundit ky event ka shkuar një stad më lart dhe pritshmëritë për festivalin e ardhshëm janë shumë të larta, por me këtë frymë dhe energji që kanë ky grup njerëzish pa diskutim ,që I ardhmshmi do të jetë I mrekullueshëm.