Lugina e Valbonës ka përçarë së fundmi Shqipërinë, pasi atë që politikanët në vend e kanë parë vazhdimisht si një lumë të shfrytëzueshëm për hidrocentrale, banorët, mjedisorët dhe turistët e shohin si një mrekulli të natyrës që mund të tërheqë zhvillim të qëndrueshëm turistik.
Nga Ivana Dervishi
Parku Kombëtar i Valbonës, që ndodhet në zemrën e Alpeve Shqiptare e ka gjetur veten përballë rrezikut të politikave shfrytëzuese hidroenergjetike që kërcënojnë të shkatërrojnë zonën dhe biodiversitetin e saj dhe njëkohësisht të varfërojnë banorët e zonës që mbështeten ekskluzivisht në turizëm.
Lufta e banorëve dhe aktivistëve për anulimin e 14 Hec-eve të dhëna me koncesion nga qeveria shqiptare në dekadën e fundit u intensifikua së fundmi pas përfshirjes së artistëve shqiptarë të cilët mbajtën dy protestë-koncerte më 29 dhe 30 tetor në Valbonë dhe Tiranë.
Ata kërkuan që qeveria shqiptare të pengojë punimet e filluara në tre HEC-e dhe t’i japë fund një herë e mirë çdo përpjekje për të shfrytëzuar lumin e Valbonës dhe degët e saj, duke i ofruar Luginës mundësinë të mbështetet vetëm te turizmi, i cili ka parë një zhvillim të madh në vitet e fundit.
Një investigim i Rrjetit Ballkanik për Gazetarinë Investigative në Shqipëri zbuloi në qershor se 14 HEC-et e dhëna me koncesion nga qeveria shqiptare dekadën e fundit janë dhënë në mënyrë polemike duke shkelur të drejtën e konsultimit të banorëve, kërcënojnë natyrën dhe rrezikojnë turizmin në një nga zonat më të frekuentuara të Alpeve të Shqipërisë.
Fondi Botëror për Natyrën, WWF i tha BIRN në shtator se dënon planet e qeverisë shqiptare për ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Valbonës, ndërsa paralajmëroi se ndërhyrja në një zonë të kategorisë së mbrojtur do të shkatërronte ekosistemin.
Po hidrocentrali atje s´prish pune, as nuk e ndote ambientin, ne kemi nji ketu ne Kozhnjer (Gryke Decani Kosove), ky hidrocentral qe eshte prone e nji shqiptaro-amerikani bile i zbukuron alpet e Decanit, ku eshte problemi?
Ja fute si kau peles o kacaku (dhe jo kaqaki) junior! Ju keni ndoshta 1 mini hidrocentral, i cili ka prishur vetem pak pune, e ndoshta per shkak te formes se diges mund te duket edhe i bukur. Por 2-3 e me shume hidrocentrale ne Valbone, do te thote ta thajne krejt luginen. Kur te vish nga Kosova ne Shqiperi, sa te kalosh piken doganore ne morine e para se te hysh ne Kukes, shko ne rrugen automobilistike majtas drejt Topojanit e Gollobordes. Do te shikosh lumin e zones se si eshte futur ne tuba dhe uji te ben te fala. Bimesia drejt tharjes, eko-sistemi jeshil i lugines drejt zbardhjes (plakjes). Vetem shirat qe e mbajne gjalle dicka! Dhe mos harro se ne kete lum nuk jane me shume se 1-2 mini-hidrocentrale!