Mesazhet/ Si mashtroheshin shqiptarët për punësim në Kanada dhe Australi

26 Prill 2016, 16:41Kronika TEMA

Një nga viktimat e agjensisë Ande-LM, që premtonte punë në Kanada dhe Australi, ka denoncuar te jetaoshqef.al mesazhet e këmbyere me administratoren e kësaj agjensie, Lule Makashi. Kjo e fundit është larguar drejt Italisë pas presionit të personave që u kishte marrë lekët.

Mësohet se ajo u kishte marrë miliona pothuajse 2 mijë aplikantëve.

Ndërkohë të paktën 30 persona denoncuan në Policinë e Tiranës mashtrimin e kësaj agjensie.

Lule Makashi është gruaja e ish-drejtorit të policisë së Durrësit, Edmond Makashi , që i dha fund jetës përmes vetëvrasjes.

Sot policia e Tiranës njofoi arrestimin e shtetasit Klevis Rreshka, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe ka shpallur në kërkim Lule Makashin, 51-vjeçe dhe Adeila Makashin, 28 vjeçe. Më poshtë shihni mesazhet e denoncuara, si dhe një video gjatë një emisioni në Vizion Plus, ku Lule Makashi fliste për agjensinë e saj.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje