Policia ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike, se një biznesmen në Sukth është plagosur dhe kërcënuar nga njerëz të Ramës dhe Vangjush Dakos.
Sipas policisë, dy personat që kanë plagosur duke goditur me sende të forta shtetasin O.P, 32 vjeç (pronar i një lokali në Sukth) kanë lidhje shoqërore me fqinjin e tij XH N.
Biznesmeni kishte hapur dritare në krah të banesës së këtij të fundit, dhe mes fqinjëve kishte vijuar konflikti.
Sot në mëngjes rreth orës 07:30 minuta në Sukth dyshohet se A.M 42 vjeç dhe B.B 40 vjeç të dy banues në Sukth kanë goditur me sende të forta Osman Panën.
Pas identifikimit të autorëve policia sqaron
“ Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë një konflikt që shtetasi O.P. ka patur me fqinjin e tij, shtetasin Xh.N., pasi hapi një dritare në krah të banesës së këtij të fundit”
Autorët e dyshuar kanë lidhje shoqërore me shtetasin Xh.N. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 89 dhe 25 të Kodit Penal”.
PD përmes Enkelejd Alibeaj deklaroi se një bandë kriminale me maska dhe e armatosur ka kërcënuar biznesmenin Osman Pana.
Ky kërcënim sipas PD vinte si paralajmërim pas gjobave të vendosura nga banda.
Alibeaj bëri përgjegjës kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun e Durrësit Dako si të lidhur me këto banda.
Enkelejdi, atje ne “internim”, sic na mburresh ti, kush ta kaleronte mamin dhe motren, mos inspektori xh. L. Apo i infiltruari L.K.
Mos harro, kemi edhe ne “Qytetarin Dixhital”, se ka vetem salehu.
Pse i llogarisni “njerez ” keta si Alibejaj?
Sa here esgte zbuluar si genjeshtar ai,perfshi edhe rastin me te vellane .