Çdo student që do të hyjë në universitet duhet të paraqesë kartelën e vaksinimit, pasi në të kundërt do i refuzohet regjistrimi.
Ligji i ri i miratuar në parlament për luftën ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve infective për herë të parë e bën të detyrueshëm edhe ne universitete.
Përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë për “Gazeta Shqiptare” se kjo masë është një përafrim me legjislacionin evropian.
Ata që nuk i kanë kryer të gjitha vaksinat do të duhet të marrin masa.
“Është një përafrim me çdo vend tjetër evropian, të cilat kërkojnë kartelat e vaksinimit dhe një dokument shtesë për të vërtetuar vaksinimin. Ndaj, me këtë ligj ne jemi përshtatur me vendet e tjera. Edhe ata që nuk i kanë bërë vaksinat e detyrueshme sipas kalendarit, normalisht duhet t’i bëjnë. Verifikohen kartelat e vaksinimit e në rast se nuk është përmbushur i gjithë kalendari rekomandohen edhe vaksinat që duhet të bëhen”, u shprehën specialistët.
Duke iu referuar praktikës së ndjekur deri më tani në kopshte e shkolla, të njëjtët specialistë thanë se më pas do të ushtrohen kontrolle nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Shëndetit Publik nëpër fakultete, ku përveç studentëve do të verifikohen dhe pedagogët
Po i trajotjne njerezit si kope bagetish! Turp e faqja e zeze. Po kush garanton qe ajo vaksina nuk ben me shume dem se sa mire? Po kur gjejne mire bejne. C’do njeri duhet te jete i lire te zgjedhe vete se c’fare do te bej me shendetin e tij, dhe jo te detyrohet nga nje shtet i korruptuar deri ne palce. Pastaj flasin dhe per Demokraco, morrat.
Po patjeter sepse e ka bere tenderin ministri shoku Beqja, do te shese vaksinen me domosdo.
Vetem kur udhetohet ne disa vende afrikane duhet te behet vaksinimi, dhe sic duket ketu eshte katandisur ky vend me sistemin shendetesor falas e me tenderat qe kalojne te gjithe ne xhepat e ministrit.