DRAFTI/ Të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të lenë qelitë

1 Maj 2016, 10:07Kronika TEMA

Të dënuarit me burgim të përjetshëm shumë shpejt mund të lënë qelitë. Kështu parashikon paketa me ndryshimet e reja në Kodin Penal. Ndryshimet janë propozuar nga misioni EURALIUS në Tiranë, strukturë kjo e Bashkimit Evropian, e cila asiston autoritetet shqiptare për reformën në drejtësi.

Teksa Ministria e Drejtësisë ka në plan hartimin e një Kodi të ri Penal, sigurisht në bashkëpunim me misionet ndërkombëtare, EURALIUS ka propozuar një draft me ndryshime emergjente.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme, çka mund të hapë edhe një debat të madh publik, parashikon lirimin me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm. Konkretisht drafti rrëzon paragrafin e parë në nenin 65 të Kodit Penal në fuqi, në të cilin thuhet se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm. Neni 65 i ndryshuar, parashikon lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm, nëse ata plotësojnë tre kushte.

“Një i dënuar që vuan dënimin me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga gjykata, nëse ai ka vuajtur të paktën njëzet e pesë vjet burgim dhe nëse gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka qenë i shkëlqyer dhe që qëllimi i riedukimit të tij është arritur”, thuhet në nenin 14 të draftit të ri, i cili ndryshon nenin 65 të Kodit Penal, shkruan shqiptarja.com.

Kodi Penal në fuqi

Kodi Penal në fuqi shuan shpresat për të dënuarit me burgim të përjetshëm, për të lënë një ditë qelinë. Paragrafi i parë i këtij neni ndalon lirimin e të dënuarve më burgim të përjetshëm. Ndërkaq, në paragrafin e dytë, thuhet se vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Pra, ndryshimet e reja rrëzojnë fjalën “e jashtëzakonshme”, duke mundësuar lirimin të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Për të miturit

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm lidhet me të miturit. Drafti i ri, parashikon që burgimi i të miturve nuk mund të jetë më i shkurtër se gjashtë muaj apo më i gjatë se sa dhjetë vjet, dhe gjatësia e tij përcaktohet plotësisht në vjet dhe muaj. Por, në rastin e një krimi ose në rastin e dënimeve të përkohshme me burgim, burgimi i të miturit mund të zgjasë deri në 17 vjet. Kodi Penal në fuqi, në nenin 51, parashikon që për të miturit, që në kohën e kryerjes së veprës penale nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç, dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikon ligji për veprën penale të kryer.

Ndryshimet

Sipas EURALIUS, qëllimi i ndryshimeve të propozuara është për të kontribuar dhe të për dhënë garanci ligjore, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të autorëve të veprave penale. Ndryshimet synojnë gjithashtu t’u japin prioritet rehabilitimit të autorëve të veprave penale më pak të rrezikshme në vend të burgimit, me qëllim që të kontribuojnë në uljen e popullimit të burgjeve. Ndryshimet nuk rregullojnë Shërbimin e Provës dhe as nuk rishikojnë funksionet e prokurorëve.

11 komente në “DRAFTI/ Të dënuarit me burgim të përjetshëm mund të lenë qelitë”

  1. Lol says:

    Cfar domethen “i shkelqyer” jepini kuptim se perndryshe gjykatat e interpretojn si mas qefit

    1. riello says:

      Psh qe nuk ka ngrene njeri gjate 25 vjeteve ne burg.

  2. Ledio says:

    Nuk ka problem se i denon hasmi. Dike kane lenduar qe jane denuar me burgim te perjetshem. Apo do leroni 1 nga burgu edhe do ti prisni bileten per ne var edhe do fusni nje tjeter ne burg..? Mos degjoni pedofilet e Europes qe po ju shkruajne ligjet.

  3. sikur te isha djale says:

    Tani eshte per te ikur fare nga Shqiperia dhe te mos e kthesh me koken pas.
    Qe te dalin kriminelet me te rrezikshem nga burgu,pasi jane denuar me burgim te perjeteshem sepse kane vrere te pakte 3-4 vete;do te thote “shtet muti”

  4. kasem gahinji says:

    Vazhojme me tej reformen: Ate qe gjukata e ka denuar me 25 vjet e poshte duhet te falet pper arsyet e mesiperme.

  5. pro.... says:

    ..do te thote ;te behet spastrim ne natyre,mos te kete mbishpenzime?

    1. Cimi says:

      Rast i mire per te mbushur thaset me euro per shtresen e varfer shqipetare ata qe skane buke te hane gjykata prokuroria. Vl ai vend keshtu do jete gjithe kohen kush te vjedhi sa me shume. U be deti kos.

  6. Pashai says:

    A është e drejtë që persona me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë të fitojnë lirinë???

  7. albani says:

    Keto jane lapsuse.
    Keta jane jashte cdo llogjike njerezore.
    Keto jane gabime trashanike.
    Kur nje person denohet me burgim te perjetshem,denohet per ti dhene drejtesi viktimes dhe rrethit te tij.
    Ketu nuk hyn Shteti,shteti crol luan?
    Shteti luan rolin e arbitrit apo ndermjetesit per ti dhene seciles pale ate qe i takon.
    D.m.th. me vodhe,gjobitesh duke me kthyer detyrimin
    me shave,denohesh me gjobe,ose me jep demshperblim moral por dhe monetar.
    Me plagose,mund ta rregullojme dhe pa shtet,me paguaj demin,ose ndermjetesi shteti ne qofte se nuk pranon te rras brenda.
    Me karambolove,nuk e duam shtetin e gjejme bashke muhabetin,nuk e gjejme dot atehere eshte arbitri shtet me gjykatat e tij qe me demshperblejne.
    Me vrave,me Vrave…………..JAM I LLOGJIKSHEM DHE I DREJTOHEM SHTETIT SI NDERMJETES.
    Shteti te denon me burgim te perjetshem dhe me thote qe jam i zhdemtuar tani,pra personi qe me vrau e mori ate qe i takon,nuk do te vritet,por ka ngrene te perjetshem………………….tani ne qofte se shteti perpara 25 vjeteve e mori hakun TIM me burgim te perjetshem dhe une e pranova ,dhe sot PAS 25 VJETESH e shikoj vrasesin e vellait,babait,nenes,motres,djalit,vajzes,time jashte.
    UNE albani JA KAM QIRE NENEN SHTETIT DHE ATYRE QE AI KA NE KRYE ME RRADHE,PRESIDENT DHE KRYEMINISTER,GJYKATES DHE PROKURORE,dhe e djeg me benzine kedo qe kerkon te marre demshperblimin TIM
    Shteti duhet te jete arbitri korrekt i dhenjes se asaj qe i takon seciles pale.
    GJAKU I PAFAJSHEM THERRET NDER BREZA DHE LAHET VETEM ME GJAK,ose te pakten burgim te perjetshem qe i afrohet diku,por eshte akoma larg drejtesise se vertete.
    Keta lloje ligjesh shkerdhate behen vetem ne shtete KURVA,qe udhehiqen nga pushtetare pederaste.
    KETO LIGJE NUK ZHDUKIN GJAQET DHE FORCOJNE ROLIN E SHTETIT NE MARREDHENJET NDERNJEREZORE,POR RRISIN GJAKERINE DHE DOBESOJNE NDERMJETESINE E SHTETIT.
    NJE HERE TE URREJ ENVER HOXHA -10 HERE TE DUA.
    TE URREJ SE NUK E MBUSHEM BARKUN KURRE,POR TE DUA SE ;
    KISHIM SPITALE DHE JO KASAPE
    KISHIM SHKOLLA DHE JO TAVOLINA MESUESISH TE MBUSHURA BIZHUTERI, QE NGJAJNE ME TEZGA TREGETARE,QE DEL FEMIJA NGA KLASE E NENTE DHE NUK DI TE LEXOJE
    KISHIM QETESI DHE JO KAOS
    POLICI DHE JO PIJANECE MATRAPAZE
    KISHIM PAQE DHE JO VIKTIMA
    KISHIM DREJTESI DHE JO GJIN GJONE
    KISHIM PAQE DHE JO GJAQE
    NUK KISHIM KRIMINELE DHE KOKAINE
    KISHIM SHTETIN E POLICINE
    NUK KISHIM KLLOUNE,ZAGARE,TE DROGUAR,KRIMINELE,MARIFETE
    KISHIM DEPUTETE TE VERTETE.
    SADO QE I THEM KETO GJERA ME DUHET TE PRANOJ PER SISTEMIN QE KALOI QE;
    TE GJITHA TE MIRAT E ATIJ SISTEMI NUK QENE NE GJENDJE QE TA MUNDNIN TE KEQEN E TIJ TE VETME;
    URINE;
    POPULLI PRANON TE GJITHA TE KEQIAT E KETIJ SISTEMI SHKERDHATE QE KEMI VETEM SE KY SISTEM JA MBUSH ME MIRE BARKUN ME BUKE.
    URIJA ESHTE E KEQA QE I MUND ME DHJETERA TE MIRA BASHKE.
    LLOGJIKE NUK ESHTE?

  8. illo says:

    Ky eshte nje nga lajmet me te turpshme , qe kam degjuar . Besoj te mos jete I vertyete . Kur jane shtuar krimet e perbinshme , qe po degjojme , lind nevoja te kthehemi te denimi me vdekje . C’lloj juristesh jane keta ? Nuk e meritojne titullin . Nuk e njohin jeten , Jane jasht realitetit , te pakten realitetit shqiptar . Do kete ndonje difekt perkthimi , ndryshe shteti yne duhet te kerkoi largimin e tyre , si te pa afte , per t’u marre me punet tona , qe kane vulen shqiptare . nuk mund te behemi nordike , ku hedhin valle terroristet me te eger te botes . Zgjerimi I terrorizmit e ka burimin te politika liberale e perendimit . Keta lloj juristesh , kane ne qafe shume viktima , per te mos then ete tera viktimat e terrorizmit te sotmen . I. Foto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje