Obama tallet me Donald Trump, ja çthotë për të

1 Maj 2016, 15:42Bota TEMA

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka bërë shaka dhe është tallur me njërin prej kandidatëve republikanë për garën presidenciale në SHBA, Donald Trump.

Komentet e Obamës për Trumpin dhe fushatën presidenciale u bënë mbrëmjen e 30 prillit, gjatë darkës solemne të përvitshme të Shtëpisë së Bardhë me Shoqatën e Korrespodentëve, në Uashington.

“Jam paksa i lënduar që ai nuk është këtu sonte. Sa shumë u kënaqëm herën e kaluar. Dhe është befasuese. Kemi një dhomë të mbushur me gazetarë, yje të famshme, kamera, e ai thotë jo. A ndoshta kjo darkë nuk përkon me shijet e Donaldit? A thua çfarë është duke bërë tani,në vend të vinte këtu? Mos është në shtëpi duke ngrënë biftek, apo duke shkruar komente fyese në rrjetet sociale për kancelaren Angela Merkel”, ka thënë ndër të tjera Obama, gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve të pranishëm në atë darkë, shkruan REL.

Ai ka shtuar se republikanët nuk besojnë se Trump është i nominuari më i pëlqyer. Ai ka përmendur komentet se Trump nuk e ka përvojën e duhur në fushën e politikës së jashtme për t’u bërë president, dhe ka shtuar me tallje se Trump ka kaluar me vite të tëra duke u takuar me liderë nëpër botë, si p.sh.: Miss Suedinë, Miss Argjentinën, Miss Azerbajxhanin.

Përderisa Obama lëshonte shaka në kurriz të Trumpit, salla ushtonte nga të qeshurat e të pranishmëve.

2 komente në “Obama tallet me Donald Trump, ja çthotë për të”

  1. BUJARI JU DEGJON says:

    Turp per Obamen qe tallet me nje … Trap! ?

  2. Fjala shqipe says:

    “Gazetar”!
    Nuk tallet por bene shaka. Studjoni dhe kualifikohuni mbasi lexusit jane te te gjithave niveleve ne kukifikim, njohes te gjuheve te huaja, me eksperience te gjate perendimore apo amerikane
    Tena duhet te ngrihet ne nivelin e lexueseve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje