Rikonstruktohet kryqëzimi i “Triangolos”, Veliaj: Nga pak çdo ditë, Tirana do bëhet

2 Maj 2016, 18:01Sociale TEMA

Një tjetër segment rruge që ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve të Tiranës është rikonstruktuar. Bëhet fjalë për kryqëzimin te zona e quajtur “Triangolo” dhe që lidh rrugën që vjen nga Garda e Republikës, rrugën “Sami Frashëri” dhe rrugën poshtë Digës së Liqenit. 

Ka qënë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që e ka bërë të ditur këtë fakt, ku nëpërmjet një albumi fotosh ka gjetur rastin të falënderoj edhe ndërmarrjet e bashkisë të cilat pavarësisht ditëve të pushimit apo të festive punojnë çdo natë për të mundësuar riparimin apo rikonstruktimin e rrugëve problematike në Tiranë. 

“Faleminderit kolegëve që e gdhinë që në tjetër kryqëzim në Tiranë të riparohej. Nga pak çdo ditë, Tirana do bëhet”, shkroi në Twiter kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Gjendja e kryqëzimit në fjalë ishte kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët që frekuentojnë Parkun e Liqenit si dhe ata që përdornin atë për të shkuar në Unazën e Madhe apo anasjelltas.

10 komente në “Rikonstruktohet kryqëzimi i “Triangolos”, Veliaj: Nga pak çdo ditë, Tirana do bëhet”

  1. beni says:

    Na ha k.. se nuk do presim 50 vjet sa te behet e gjithe tirana . Cilesia e bere nga fshatar per fshatare .

  2. ? says:

    Triangolo*
    Çfarë shakaje ka bërë natyra ne këtë popull!!!

  3. Celeste says:

    Lali Eri ,Tirana eshte bere si nje hale e qelbet. Ne ketu po na marret fryma , kurse ti ben 2cm rruge dhe trumpeton sikur cke bere.

  4. maximus says:

    te me thoshte njeri se cfare gjuhe ose e kujt shteti eshte kjo fjala “triangolo” me siguri do me kishte vajtur mendja tek ndonje shtet afrikan, po hiqeni ate emer se late nam, o njerez te pa udhe, me qe ra fjala urime ERIONIT, per punen qe po ben duke e transformuar nga pak e nga pak tiranen

    1. bathorja says:

      o maximus po te meret fryma,se ju fshataret qe erdhet nga rrethet ,shkatrruat cdo gje ,e dhjet cdo cep te Tiranes,ju jeni mesuar ne fshat ku hidhni plehrat kudo,ju flini me kafshet.
      E megjithate Tirana ka filluar te bjere era qytet,po i hiqet shurra e katundareve.

  5. marta says:

    Kam pershtypjes qe ketej kalon Erioni dhe kompani per te shkuar ne pune. Zbresin nga Kodra e Diellit se aty i kane vilat dhe duplexet

  6. Cuni lagjes says:

    Kesaj i thone kush ska kok ka kom. U myllen ca gropa po u myllen. Po kur u hudhen 5 lek pse se vrau njeri trunin te gjete ku ishte halli. Edhe i tirons e sajo ket hall. Mjetet qe vijne nga kopshi zoologjik vijojne djathtas pra ne rrugen Dora Distria e cila bohet me 1 kalim me drejtim nga triangolo poshte pa parkim ngs te dyja anet. Rruga Sami Frasheri bohet me 1 kalim me drejtim nga sheshi Wilson deri te Triangolo. Pastaj ska me nevoje per polic. Pysni mer jahu para se te boni gjo. Turp nuk osht me pyt. Turp osht me te tall te gjithe gjithmone.

  7. jani says:

    O toc qe ke shitur fiq nuk je kryetari vetem i qendres se tiranes. Je kryetar nga shengjergji ne romanat shih si eshte periferia . Rruget jane sikur ecen mbi mbajtese vezesh. O fik ngele ne fb .

  8. Taras Bulba says:

    Ke te dreje ti Jani duhet bere shengjergji pastaj Tirana se te behet mire ty mor katunar

  9. LIDA AL says:

    Po si ju ka errur syte urrejtja e nuk doni te shihni se cfare pune eshte bere e behet cdo dite ne Tirane per nje kohe kaq te shkurter!? Harruat plehrat mal gjithandej neper Tirane, po makinat qe parkonin ne cdo trotuar e ne mes te rruges ngado, po “me nder” era e shu..es gjate gjithe Lanes, Parkun e Liqenit e burrat qe ku gjenin peme liroheshin, po gardhet qe kishin mbuluar qytetin e tashme po behen lulishte, po tavolinat e lokaleve qe ishin ne cdo trotuar e nuk mund te kaloje dot, po fshataret qe shisnin ngado neper te gjitha rruget, po “pronaret” e kudondodhur te hapesirave qe mund te ishin te lira e i perdornin per parking, ndricimi i qytetit per faqe te zeze etj. etj.
    Gjithe keto rruge te shtruara bukur e me cilesi, qe nuk ka qene kurre me pare, nuk i shikoni?. Punet nuk behen me “Urdher te Peshkut”, kerkojne kohen e tyre, sidomos ne kete qytet qe ka mijera probleme, nuk eshte e lehte. E rendesishme eshte qe po ndjehet ere qytet. Thoni nje fjale te mire, per keto ndryshime cilesore e vetem per tete muaj. Hapini syte e shikoni cfare behet cdo dite. Mos mbani kaq vrer brenda. Vleresoni njerezit e punen e punen e tyre e i krahasoni me ata qe ishin me pare se cfare gjurme lane ne qytet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje