Projekti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, pjesë e Korridorit Tiranë-Korçë (Korridori VIII), investim me vlerë 152 milion dollarë, po vijon zbatimin në terren.
Projekti është rikonceptuar tërësisht nga e para, pasi në projektin fillestar nuk ishte parashikuar asnjë lidhje rrugore mes fshatrave, ndërsa tashmë ka të përfshirë plot 120 ura dhe nënkalime për banorët e zonave që përshkon kjo rrugë, si dhe sinjalistikën dhe të gjithë elementët e domosdoshëm të sigurisë, të gjitha këto të parashikuara me të njëjtin fond investimi.
Segmenti rrugor me gjatësi 43.4 km së bashku me rrugën Tiranë-Elbasan, kanë një rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare, pasi ai do të sigurojë një lidhje më të shpejtë dhe komode midis Portit të Durrësit, portit kryesor të vendit sot, – një prej porteve më të rëndësishëm të Ballkanit për nga volumi i mallrave – dhe vendeve të tjera si Greqia, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj.
Në këtë mënyrë, projekti e bën Shqipërinë vendin më të përshtatshëm për të kryer tranzitin nga vendet e Ballkanit drejt Europës dhe anasjelltas.
Për të parë nga afër ecurinë e punimeve për këtë nyjë të rëndësishme infrastrukturore ishte në Korçë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, si dhe deputetë e drejtues lokalë të zonës.
Kjo rrugë, me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit, bashkon Korçën dhe Tiranën, duke lidhur motorin kryesor të zhvillimit të vendit me polin lindor zhvillimor të saj.
Rruga mundëson lidhjen e bizneseve dhe prodhuesve në zonat e Korçës, Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit me tregjet e tjera kryesore të vendit.
Një impakt të rëndësishëm zbatimi i këtij projekti, ka në zhvillimin e turizmit, duke krijuar premisat për një zhvillim më të qëndrueshëm të zonës turistike rrotull liqenit të Pogradecit.
Korridori rrugor do të shërbejë si një by-pass për qytetin e Pogradecit, duke forcuar potencialin turistik të tij, si një nga qendrat turistike të Shqipërisë juglindore, duke eliminuar ndotjen në zonën e liqenit dhe të qytetit, për shkak të tranzitimit të mjeteve të tonazhit të rëndë.
Projekti krijon përmirësime të dukshme të lëvizjes, duke bërë që distanca ndërmjet pikave të lidhura nga ky segment rrugor të shkurtohet me afro 8 km krahasuar me variantin ekzistues. Ndërkohë, shpejtësia mesatare e lëvizjes së mjeteve rritet për arsye të shmangies së trafikut të rënduar përgjatë qytetit të Pogradecit.
Drejtuesi i Autoritetit Rrugor e njohu kryeministrin Edi Rama me detaje të projektit dhe ecurinë e tij në ndërtimin e 15 kilometrave të parë.
“Jemi në segmentin e parë prej 15 kilometrash që ka një fond prej 38 milion dollarë. Projekti ka një gjerësi prej 12.5 metra dhe përmban edhe një numër të madh të veprave të artit. Ka patur një problematike lidhur me topografinë e projektit fillestar, ku ka patur një disnivel prej 12 metrash. Faza tjetër vazhdon, është loti i dytë, përfshin edhe një tunel që është duke u bërë,” u shpreh Dashamir Xhika, Drejtues i ARRSH-së.
Duke marrë parasysh specifikat e terrenit, drejtuesit e punimeve e informuan kryeministrin se projekti i mëparshëm, i vitit 2011, nuk kishte të parashikuar asnjë nga parametrat e sigurisë.
“Ka patur defekte projekti i parë, ai që është realizuar në 2011. Nuk ka patur të parashikuar asnjë nga parametrat e sigurisë”, u shpreh një prej tyre.
Nga ana e tij, kryeministri u shpreh se tashmë çështja e sigurisë së rrugëve është plotësisht e zgjidhur nga pikëpamja e parametrave dhe standardeve.
“Me të drejtë njerëzit nuk e kuptojnë sepse i duan gjërat të bëra me shpejtësi. Por, që të bëhen me shpejtësi të madhe duhen filluar që nga baza, ashtu siç duhen, jo t’i rikthehesh dhe njëherë themeleve, se përndryshe mund të bjerë e gjithë ngrehina,” u shpreh kryeministri Edi Rama.
Kryeministri theksoi se janë marrë masat që në këtë projekt infrastrukturor të gjithë komunitetet t’a aksesojnë rrugën ashtu siç duhet, me parametra dhe standarde të përcaktuara.
“Një nga problemet kryesore që kishte projekti ishte që ishte një mur me rrugë ku asnjë nga njerëzit e gjithë kësaj hapësirë nuk kishte asnjë lloj aksesi. Pastaj, me dëmin përkatës për ekonominë, për aspektin social. Tani është marrë masa që të gjithë komunitetet ta aksesojnë rrugën ashtu siç duhet, me parametra dhe standarde të përcaktuara. Njëkohësisht, për sa i përket çështjes së vaditjes, të mos ketë dëmtime dhe pengesa për shkak të rrugës,” deklaroi kryeministri Edi Rama.
Ju dhjefsha gjuhen shqipe : AKSES = NDERFUTJE
aksesoj LOL….. HAHAHAHAH, rilindja e kristalit, lol……..keto site te internetit impresuese, exellente nga performanca isi per tu aksesusr…..nga komuniteti.
Po e ben nga e para qe te vjedhesh me shume.
po ç’e keni kete propagande o te mjere, ai segment duhet te Ishte me 4 korsi, vazhdim I korridorit VIII, cfare tranziti mavria e zhvillim thoni, nuk I bete si duhet njeher punet.
Ne kete periudhe,kur jemi zhytur ne borxhe dhe zona e Mokres eshte braktisur,nuk perben nje emergjenc,ndertimi I ketij aksi rrugor.
Per korcaret,te cilet fondet e Qarkut I kane angazhuar ne rindertimin e “ulicave dhe shtepive karakteristike”,per “zhvillimin” e turizmit,kjo rruge kerkon te” bllokoj” qytetin turistik te Pogradecit,i cili e ka kthyer Korcen ne qytet te dores se dyte.Pikat turistike te Korces vizitohen vetem kur bie shi,kur nuk ka plazh ne Pogradec.
Pushtetaret korcare kane bere devijime ne rrugen kombetare Kapshtice-Tirane,e para, autostraden e kane drejtuar ne Korce,duke zgjatur rrugen me dyfishin,kur ajo duhet te vazhdonte gryka e Cangonjit-Cerrave,pastaj te marre drejtimin Qafe-Ploce – Tirane !
Perkundrazi, ajo rruge e shpeton Pogradecin, se nuk futet trafiku i rende neper qytet, dhe e le qytet turistik.
Korça qytet i dorese se dyte? Po je ne metro o?
Sa per rrugen Kapshtice Tirane ajo eshte e detyruar te kaloje nga periferia veriore e Korces, se aty ka qene gjithmone gjurma e saj. Nuk mund te behej nje variant i ri, me taban te ri ne kenete, qe te priste shkurt fshatrave, ose duke u futur neper fshtatrat e rrezes se Malit te thate e duke gjarperuar neper to, me kamiona etj, e duke lene Korçen menjane, se pastaj nga Kapshtica apo Bilishti per te vajtur ne Korçe do shkonin njerezit nga Cerrava. Dhe rruga do vente nje djalle gjysme. Kur te behet nje autostrade Tirane-Selanik le t’i bjere nga Cerrava.
E njeh ndopak Korçen me rrethina ti o?
Per te shkurtuar rrugen 8 km harxhohen 152 milione dollare, per rrugen e Arberit qe shkurton mbi 70 km, nuk mundet t’i gjejne 100 milione Euro… Ta lumsha, oj Qeveri!
O BUJAR , PO TA LEXOSH ME KUJDES , DEL E QARTE SE,KETO 8 KM PERFITOHEN NGA VARIANTI I RI,NDRYSHE PREJ ATIJ TE VITIT 2011 , JO ASHTU SI E INTERPRETON TI .
Projekti i vitit 2011 shkurtonte me pak se 5 km. Kerko lajme ne google dhe ka pasur shkrime per kete fakt. Me rishkime te projektit e kane cuar shkurtimin 8 km, megjithese dyshoj per kete. Para pak ditesh ka pasur shkrime ne shtyp qe e kane hedhur poshte kete projekt. Megjithate, eshte mire qe behen rruge, por tu jepet rendesia qe u takon, jo te genjehen njerezit me ate qe nuk do te arrihet kurre. Kjo rruge do te jete shume e veshtire gjate dimrit, pasi ajo ngjitet ne kuota 1200 metra mbi nivelin e detit.
O Bujar, por nuk matet keshtu sic thua ti more derrezi.
E para, eshte sa makina ne vit e perdorin rrugen. Te marrim si shembull:
Rrugen e Korces e pershkuajne 100,000 makina ne vit x 8 km = 800,000 km udhetim kursim ne vit
Rrugen e Arbit e pershkuajne 10,000 makina x 70 km = 700,000 km udhetim kursim ne vit
E dyta, nuk kursehet 8 km por me shume dhe shmang Qafe Thanen, Pogradecin dhe Qafe Pllocen, qe te treja shume problematike per shoferet
E treta, kostoja e mirembajtjes e rruges se Arbit eshte me e larte se Rruga e Qukesit per shkak te terrenit dhe dimrit me te ashper.
Mund te vazhdoje edhe me shume por kaq besoj se te mjafton.
Celo Mezani, je krejtesisht gabim! Duhet te shikosh statistikat. Rruga e Arberit nuk bllokohet nga dimri sepse lartesia maksimale eshte 700 m (te Tuneli i murrizit ne dalje te Tiranes) dhe gjithe pjesa tjeter e rruges eshte nen 600 m mbi niveline detit. Perfundon ne Diber te Madhe ne lartesine 450 m. Nuk bllokohet asnje dite. Qafe Plloca eshte me segmente qe shkojne ne 1200 m mbi nivelin e detit. Nuk e them une, e thone specialistet. Bej kerkime ne google dhe te del. Dikur thuhej se shkurton rrugen me pak se 5 km, tani kane bere ndryshime dhe e kane shkurtuar edhe 3 km me shume, pra 8 km, megjithese kam dyshime per kete. Kjo eshte nje rruge qe behet shume mire per banoret e atyre aneve, por vetem kaq! Nuk ka per te pasur asnje ndikim ne shkembimet e mallrave sic prezanton lajmi. Megjithate, koha do ta tregoje! Uroj te jete ashtu sic thua ti. Persa i perket levizjes se makinave, je krejtesisht gabim, ndaj nuk po merrem me te. Rruga e Arberit nuk ekziston, keshtu qe ska si te marresh vesh sa makina levizin. Makinat qe duhej te leviznin ne ate aks jane te shperndare aktualisht ne levizje ne akse te tjera, dhe vete ministria ka llogaritur se trafiku aktual qe leviz ne Burrel, Bulqize dhe Diber eshte mbi 800 mije makina ne vit.
Ti Bujar, bashke me specialistet, poqe se edhe ata thone si ty, na e nxore qefen e Plloces sa mali i Korabit te larte. Kot te merresh me ty.
KUR do te perurohet ,e te mos vihet me dore se kemi 25 vite qe shohim vetem punime ne rrugen per ne Korçe ?!
Nderfutje s’e kena degju ndonjehere
Me mire se aksesism , apo jo?!
Nuk e kisha degjuar ndonjehere, e keni fjalen?
Keshtu eshte kur zoteron nje gjuhe te huaj me mire se shqipen. Kjo perben nje tipar te vecante te shqiptarit.
Gjithe ky investim behet ai ne stlin e Elbasan Arenes. Diku fle lepuri. Parate e hedhura ne tender jane te mjaftueshme per xhepat e kryepustecarit, jo pushtetarit, po pushtit te Pustecit.
Jemi i vetemi vend ne bote pa nje strategji te sistemit rrugor te publikuar e te rrahur nga Institute te specializuar e nga grupet e interesit, ku te percaktohet se kujt i sherben investimi, perfitimet e komuniteteve perkatese por edhe te ekonomise kombetare. Ne kete kend se pari duheshin evidentuar rruget qe mund te ndertohen ne partneritet me privatin e qe jane efektive per te gjeneruar te ardhura te mjaftueshme per te vetfunksionuar.
Krahas Koridorit Tirane-Durres, i ndertuar tanime dhe koridorit Tirane Elbasan, Koridore te cilat sa me pare duhet te gjenerojne te ardhura, nje Koridor qe mund te vetfinancohet eshte ai Rrogozhine- Tirane, duke shkurtuar me 30 km rrugen e mbi 1 milione shqiptareve per te mbritur ne kryeqytet.
Per fate te keq vazhdohen te hidhen miliarda leke pa asnje analize e pa u ndier, studime nuk ka ose behen partizançe “pjesore” dhe dite per dite na mbyten sherret boshe te qoftelargut me ata qe argetohen me te.
Me sa di une ne kohen e Fatos Nanos (ne vitin 2003) u projektua korridori Thumane-Rrogozhine qe te lidhte Veriun dhe Jugun e Shqiperise. Madje ju dha me koncension 35-vjecar nje konsorciumi Italo-shqiptar , i cili nuk e filloi asnjehere projektin kryesisht per shkak te kostos shume te larte te shpronesimeve te tij dhe rentabilitetit te tij.
Kur erdhi Berisha, beri prioritare rrugen e Kombit, te cilen e la pergjysem ne shume segmente te rruges dhe u hodh tek tuneli i Elbasanit.
Per fat rruga e Kombit ka mberritur tani deri ne Thumane. Qeveria aktuale dhe cilado qe vjen me pas, pasi te mbylli projektet qe kane nisur tashme, duhet te beje prioritare autostraden Thumane -Rrogozhine. Projekti ekziston, kostot jane llogaritur, financimi do jete teper i veshtire, por jo i pamundur.
Vidhni o vidhni se ky popull ka ikur per lesh
Bravo Zoti Kryeminister jemi shume krenare per ju dhe besimplote
Po mire more njerez te pushtetit u pagua puna e projektit te 2011 ,apo u be pa leke ,po kjo e dyta edhe kjo pa pagese u be ,Po pergjegjesi nuk ka kush per keto shpenzime ,Ne socializem ishte shprehja “paguan derzhava” sot ja futni popullit Harram votat dhe buka qe hani nga leket tona
Lavdi forumeve te Temes se Ministria nuk ka nevoje te degjoje njeri.
Nje komentues thote se ka nje projekt te rruges Rrogozhine Thumane. Une nuk di kujt i hyn ne pune e nuk mund te flas per te, por jam i sigurt qe mbi 1 milione shqiptare, qe sot nisen nga Jugu dhe hyjne ne Tirane nga Veriu, jane shume te interesuar per per Koridorin Rrogozhine -Tirane. Dhe trafiku eshte. Ka ore qe levizin mbi 1000 makina ne ore.
Se fundi, duke pare kryeqytetet e Europes, them se Tirana do te jete kryeqyteti yne funksional ate dite qe do te perfundoje Koridoret e domosdoshme qe si Reze do ta lidhin direkt me qytetaret e vet. Krahas koridoreve te ndertuara e qe duan ende rregullime si ai Perndimor Tirane-Durres, ai Verior me degezimin per Kosove, ai Juglindor Tirane-Elbasan, mungojne dy koridore te rendesishem, koridori Jugperendimor Rrogozhine- Tirane dhe ai Lindor tradicional Rruga e Dibres apo si quhet tani e Arberit.
Dikush duhet te studjoje levizjet ne keto koridore, nevojat e atyre ekzistuese, strategjite e koridoreve te reja, kostot, impaktin ne ekonomine kombetare e tj. Ne kushtet qe ky vend prej 25 vjetesh sjell neper zyra kryesisht militante me diploma Kristali, ndoshta i mbetet shtypit qe t’i gervishi keto tema me forumet e veta.