"Obama po ikën," presidenti mbyll me stil darkën me gazetarët

1 Maj 2016, 17:50Sociale TEMA


Presidenti i SHBA, Barack Obama ka mbajtur darkën me Korrenspondentët e Shtëpisë së Bardhë, e fundit për të. Si zakonisht, ai nuk i ka kursyer shakatë dhe batutat gjatë saj.

Obama ka zgjedhur t’i thumbojë thuajse të gjithë, duke nisur nga Hillary Clinton e Bernie Sanders, deri tek Trump dhe Ted Cruz. Por, nuk ka lënë jashtë as liderët botërorë dhe veten e tij.

Kandidati Republikan, Donald Trump nuk ka marrë pjesë në darkë, ndërsa Obama tha për të: “Mos ndoshta kjo darkë nuk është aq e mirë për Donaldin? }’mund të jetë duke bërë tjetër? Ndoshta po qëndron në shtëpi duke ngrënë biftek e duke i dërguar mesazhe ofenduese Angela Merkelit?”

Më tej, ai ka vazhduar batutat e tij për liderët botërorë: “Liderët botërorë duket sikur mezi po e presin largimin tim. Javën e kaluar, Princi George u shfaq në takim i mbështjellë me peshqir. Kjo po që ishte e papritur. Thyerje e pastër e protokollit.”

Në fund, ai ka vendosur ta mbyllë fjalimin e tij duke hedhur mikrofonin, duke thënë “Obama Out,” ndërsa është shoqëruar nga duartrokitjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje