Ka përfunduar me rezultatin e pastër 4-0 ndeshja mes Partizanit dhe Tërbunit e luajtur në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Një 90-minutësh ku të kuqtë nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren përballë një kundërshtari që se rrezikoi në asnjë rast portën e mbrojtuar nga portiere Dashamir Xhika.
Heroi I takimit për ekipin e drejtuar nga Andrea Agostineli ishte sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj që realizoi një tripeltë, duke u ngjitur në kuotën e 19 golave në këtë sezon.
Ndërsa autori I golit tjetër ishte mesfushori Emiliano Vila. Një tre pikësh mjaft I rëndësishëm për 15-herë kampionët e vëndit që vijonë garën për titullin kampion.
Ndeshjen e rradhës të kuqtë e kanë me Tiranën, derbi I cili do të zhvillohet ditën e mërkurë në “Selman Stermasi” në orën 19:00.
Ndërkohë fitore mori dhe Skëndërbeu brënda në shtëpi kundër Bylisit duke ruajtur distancën me Partizani me +2 pikë./f.b
Goli i parë i shënuar nga Sukaj
Goli i dytë i shenuar nga Emiliano Vila
Goli i trete i Sukaj
Goli i katert serish nga Sukaj
na plasi ne