Ka nisur sfida mes dy skuadrave,
Partizani-Tërbuni që zhvillohet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Dhe pse dukshëm favorit në letër të kuqtë e kanë vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.
Synimi I skuadrës së drejtuar nga Andrea Aostineli në këtë takim është vetëm marrja e tre pikë, në mënyrë që të shpresojë deri në fund për titullin kampion./.f.b
Formacionet e të dyja ekipeve.
Partizani: Xhika, Ibrahimi, Bicaj, Atanda, Trashi, Vila, Filipe, Daja, Fili, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Tërbuni: Kuka, Kule, Tasiç, Çema, Borshi, Kaçaj, Gavazaj, H. Marku, Dedyn, Uilker, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni
Më poshtë do të ndiqni minutë pas minute me video rastet më pikate të ndeshjes.
Ka nisur sfida mes Partizanit dhe Tërbunit me topin e nisur nga qëndra nga ana e miqvëve. Ndërkohë që një nunër I konsiderueshëm tifozash janë në mbështetje të skuadrës së Partizanit.
Minuta 9’, Rrezikon Partizani me anë të një goditje dënimi me Xhevahir Sukaj por pa rrezikshmërinë e duhur
Minuta 13’, Sërish Partizani që rrezikon me sulmuesin Sukaj që ndalet nga portieri Kuka
Minuta 20’, Gol! Shënon Partizani me të përhershim Sukaj që nuk gabon përpara portierit Kuka, 1-0 për Partizanin.
Minuta 25’, GOL! Dyfishohen shifrat në “Qemal Stafa” shënon për të kuqtë mesfushori Emiliano Vila
Minuta 35’, Partizani shumë pranë golit të tretë me Sukaj, që i vetëm përballë portierit nuk arrin ta dërgojë topin në fund të rrjetës.
Minuta 37’, Vazhdojnë sulmet e vëndasve kësaj rradhe me Bicaj që godet flutrimthi por jashtë kuadratit
Minuta 45’, Përfundon në “Qemal Staf” pjesa e parë e ndeshjes me rezultatin 2-0 për Partizanin. Golat e shënuar për të kuqtë u realizuan nga Sukaj dhe Vila.
Nis pjesa e dyte e ndeshjes ku të dy trajnerët nuk kanë bërë asnjë ndryshim në formacion
Minuta 47’, GOOOL! 3-0 shënon për Partizanin Xhevahir Sukaj dukë shënuar golin e tij të dytë personal.
Minuta 54’, Partizani kryen zëvëndësimin e parë futet në lojë talenti Jurgen Bardhi në vënd të argjentinasit Torassa.
Minuta 63’, Rast I parë I rrezikshëm në portën e Partizanit me miqtë që rrezikojnë me anë të një goditje dënimit. Ndërkohë vendasit kryejnë dhe zëvëndësimin e tretë del Vila në lojë Ramadani
Minuta 64’, SUPER GOOOOOL! Sërish Xhevahir Sukaj që shënon një gol fantastic nga distaca. Goli I tretë personal në këtë sfidë
Partizani I kryen të tre zëvëndësimet duke future në lojë mbrojtësin Veliu në vënd të Atanda
Minuta 74’, Vjen kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë, ndëshkohet mesfushori i kuq Asion Daja
Minuta 76’, Rrezikon Tërbuni me Ergi Borshi që nuk gjen kuadratin e portës duke e dërguar topin mbi tranvers
Minuta 81’, Partizani rrezikon me Jurgen Bardhi I cili shfaqet rrezikshëm me dy gjuajtjet e tij por pa e dërguar topin në fund të rrjetës
Përfundon ndeshja me rezultatin e pastër 4-0 për Partizanin. Autorët e golave për vëndasit ishin Xhevahir Sukaj që shënoi një tripletë dhe Emiliano Vila.