Organizata “Shtetit Islamik” ka një makineri të fuqishme propagande në mediat sociale, ku paraqet video dhe foto në të cilat u bëhet thirrje njerëzve t’i bashkohen ISIS. Në videot e tyre, ata paraqiten gjithmonë të fuqishëm, luftarakë dhe në dukje të pandalshëm.
Por, së fundi kanali Vice Neës ka publikuar një video e cila shfaq anën tjetër të ISIS. Pamjet filmuar nga një kamera në helmetën e njërit prej luftëtarëve, i cili ka mbetur i vrarë disa ditë më parë. Në to, luftëtarët e ISIS shfaqen të paorganizuar, në panik, ndërsa humbasin terren gjatë gjithë kohës.