Nëse ju rastis qe ne rruge dikush t’iu grabisë nen kërcënimin e armës, atëherë mendoni se si te mbroheni vete, pasi policia jo gjithmonë ja del. Nje vit me pare ne rrugën e Kavajës forcat speciale “Shqiponja” ishin vene ne ndjekje te dy personave, pasi kryenin veprime të dyshimta dhe duket se po bëheshin gati të kryenin nje grabitje.
Pasi e pikasen se po ndiqeshin nga policia Eduard Kacolli dhe Ndue Ndoi qëlluan ne drejtim të uniformave blu e në tentativë për t’u larguar u futën në rrugicën që lidh Islam Allën me Himë Kollin.
Nën kërcënimin e armës, ata ndaluan një drejtues motori për t’i marrë mjetin, por ajo që ndodhi më pas do t’iu habisë. Jo vetëm reagimi i drejtuesit te motorit, por edhe i forcave “Shqiponja”. Sipas komunikatës zyrtare te policisë veprimi i drejtuesit te motorit neutralizoi grabitësin, kjo dhe fale ndihmës së policisë, e cila ishte vënë në ndjekje.
Por pamjet tregojnë se fale ndihmës së qytetarit, i cili ne fakt po mbronte mjetin e tij, policia arrestoi 4 persona përfshire dhe ate qe arriti te largohej me motor. Te gjithë jane te akuzuar për nje sere grabitjesh me dhune.
Shiqojeni se si Polici qalon,kinse spo mundem ta kap,kurse qytetari ben nam,ate meditje duhet ky qytetar te shkoje ne komisariat ta kerkoje te i bejn pagesen e policit.e meriton.