Bajern Munchen – Atletiko Madrid. Mbyllet ndeshja Atletiko në finale. Të gjitha rastet dhe golat me VIDEO

3 Maj 2016, 20:42Sociale TEMA

Ka nisur sfida e kthimit e fazës gjysmëfinale të “Uefa Champions League” mes Bajernit të Mynihut dhe Atletiko Madridit që luhet në stadiumin “Allianz Arena”.

Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve përfundoi në fitoren e skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone me rezultatin e ngushtë 1-0.

Në këtë takim kampionët e Gjermanisë do të kërkojnë që të përmbysin rezultatin për të shkuar në finalen e madhe që do të luhet në Itali në stadiumin “San Siro”./f.b

Formacionet e të dyja skuadrave

Bajern Munchen: Nojer, Alaba, Martinez, Boateng, Lahm, Alonso, Ribery, Vidal, Muller, Costa, Levandovski

Atletiko Madrid: Oblak, Juanfran, Godin, Gimenez, Luiz, Niguez, Gabi, Fernandez, Koke, Griezman, Torres.

Më poshtë do të ndiqni minutë pas minute të gjitha rastet e kësaj ndeshje.

Tifozat bavarez shpalosin një super keorografi përpara nisjes së sfidës

Ekzekutohet himni i “Champions League”, starton sfida me topin e nsisur nga qëndra nga ana Atletiko Madridit.

Janë luajtur 10 minutat e parë të ndeshjes, me Bajernin që e ka zhvendosur lojën në gjysmë fushën e Atletikos duke vënë disa herë në rrezik portën e Oblak

Minuta 12’, Rrezikon Bajerni me anë të një krosimi në zonë por Levandovski nuk arrin në kohënë duhur për ta dërguar topin në rrjetë

Minuta 14’, Rrezikon Atletiko me Gabin që godet nga distance por pa problem për Nojer

Minuta 19’, Shans i artë për Bajernin që krijon një aksion perfekt, me Levandovskin që I vetëm përballë Oblak nuk dërgon dot topin në rrjetë

Minuta 23’, Sërish Bajerni pranë golit me Riberi që godet nga distance që grushtohet nga portier Atletikos

Minuta 30’, GOOL! Shënon Bajerni me anë të Xabi Alonsos që godet nga goditja e dënimit duke mposhtur Oblak.

Minuta 34’, Bajerni humbet mundësinë më të mirë për të shënur golin e dytë. Tomas Myler humbet një penallti duke u pritur mrekullisht nga ana e Oblak

Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për Bajernin e Mynihut me golin e shënuar nga ana e Xabi Alonsos. Një pjesë e parë spektakolare më vëndasit që e kanë vëndosur nën presion Atletikon e cila pati asnjë rast të pastër për shënim.

Nis pjesa e dytë e ndeshjes me Atletikon që kryen zëvëndësimin e parë duke futur në lojë Carrasco në vënd të Fernandez

GOOOL! Barazohet rezultati. Shënon për Atletikon sulmuesi Antonio Greizman I cili I vetëm përballë Nojerit nuk gabon 1-1 në “Alllianz Arena”

Minuta 66’, Rrezikon Alonso nga distanca që godet qëndrore duke gjetur të përgatitur portierin Oblak

Minta 69’, Sërish Oblak që ndal Levandovskin për të shënuar golin e dytë duke pritur mrekullisht

Minuta 72’, Bajerni kryen zëvëndësimin e parë, del Kosta në lojë Koman I cili rrezikon menjëherë portën e Atletikos

GOOL! Rihapet ndeshja, shënon Bajerni me Levandovskin që godet saktë me kokë pas asisit të Vidal, ndizet sfida

Minuta 81’, Atletiko bën zëvëndësimin e dytë del autori I Golit Greizman në vënd të tij Partey

Minuta 84’, Atletiko humbet rastin e pastër për të barazuar rezultatin me Torres që nuk tregohet I saktë nga goditja e 11-metërshit duke u ndalur nga Nojer. Një ndeshje spektakolare deri më tani

Raste të një pas njëshme nga ana e Bajernit që rrit dozën e sulmeve në drejtim të portës së Atletikos

Mbyllet ndeshja me shifrat 2-1, rezultat I cili kalon në finale Atletikon e Madridit pas fitores që arriti në shtëpi javën e shkuar me rezultatin 1-0. Në lot vëndasit, ndërsa spanjollët shpërthejnë në festë pas këtij suksesi të merituar duke shkuar në finale që këtë vit do të luhet në “San Siro”

1 komente në “Bajern Munchen – Atletiko Madrid. Mbyllet ndeshja Atletiko në finale. Të gjitha rastet dhe golat me VIDEO”

  1. Totila says:

    Turp per Bayernin dhe turp per Beckenbauerin qe ja la ekipin ne dore nje PORDHALECI sikur GUARDIOLA !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje