Ndonëse një e ardhme e zymtë e priste kryeqytetin Gjerman vetëm pak vite më pas, kjo video, nga të pakëtat me ngjyra të Berlinit të kësaj kohe, tregon një qytet krejt të qetë. Ndërsa pamjet zhvendosen në disa nga pikat kryesore dhe më historike të Berlinit, bien në sy flamujt Nazistë, por edhe përditshmëria e një jete krejt të zakontë.