Drejtori sportiv i Tiranës nuk është se e ka për herë të parë që bën një veprim të tillë duke shfaqur skena dhune në derbi.
Ngjarjet e shëmtuara që ndodhin në futbollin shqiptar si dhuna nga ana e tifozave dhe drejtues klubesh vazhdojnë të mbeten sërish. Diçka e tillë ndodhi dhe ditën e djeshme në ndeshjen kryesore të javës së 33-të të Kategorisë Superiore, në derbin mes Tiranës dhe Partizani e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi”.
Një derbi cilësohet i bukur pasi brënda tij ndodhin ngjarje që janë brënda normave të futbollit, por ajo që ndodhi dje, ku drejtuesit e Tirnanës me në krye drejtorin sportiv, Devi Muka, dhunuan stafin e Partizanit në mënyrë të paprecedent, janë skena dhe shembull i shëmtuar që dëmtojnë rëndë futbollin shqiptar.
Aq më tepër kur kjo vjen nga një drejtues kryesor i klubit të Tiranës, Devi Muka, i cili nuk është se e ka për herë të parë që bën një veprim të tillë. Në derbin e vitit 2010, në ndeshjen mes Dinamos dhe Tiranës , kapiteni bardheblu atëherë Devi Muka( sot drejtuesi sportiv i Tiranës) qelloi me grusht sulmuesin Elis Bakajn, qe te vetmin faj kishte shenimin e golit. Në atë moment gjyqtari Pashaj merr nje vendim duke nxjerrë të dy lojtarët nga loja duke i ndëshkuar me karton të kuq, e cila solli degjenerimin perfundimtar te ndeshjes, ku fundi i asaj është i ngjashëm me ngjarjet e djeshme, e cila ngjau më një lufte guerrile, në të cilën u përfshine edhe tifozët.
I njëjti person që ishte një nga iniciatorët e dhunës ishte sërish Devi Muka që sulmoi ashpër drejtuesit e Partizanit pas përfundimit të ndeshjes që përfundoi me rezultatin 2-2, duke e shëndërruar fundin e ndeshjes në një arenë dhune ku u përfshinë dhe tifozat bardheblu.
Skena të shëmtura aq më tepër kur vinë nga drejtues klubi të cilët duhet të jenë njerizit kryesorë që nuk duhet ti lejojnë këto përpalsje për të dhënë një shëmbull të mirë për brezat e ardhshëm është dicka e rëndë për futbollin shqiptarë që kërkon të rritet në nivele të larta./ TemA TV
Ku je o Enver!
Na e kane shpif futbollin. Prej ketyre nuk cojm as kalamojt ne stadium.
Mos u cudisni kur komisioni i disiplines ti nxjerr te pafajshem maskarenjte e tiranes e gjithashtu dhe e ashtuquajtura drejtesi…..pffffff
Eshte per te ardhur sh.keq qe shihen sjellje prej vandàlesh si nga tifozet apo nga te ashtuquajtur “drejtor sportiv”.Mendoj se ata police qe bene sehire te largohen nga rradhet e policise pasi jane te pa denje.Turpin mos e ha i me….