Ka nisur gjysmëfinalja e dytë e “Uefa Champions League” mes Realit të Madridit dhe Manchester City.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0, duke lenë gjithcka të hapur në këtë duel për të vendosur se kush do të jetë kundërshtari i Atletiko Madridit në finalen që do të zhvillohet në Itali në stadiumin “San Siro”./f.b
Më poshtë do të ndiqni me video rastet minutë pas minute të kësaj sfide.
Nis sfida gjysmëfianle mes Realit dhe Sitit, spektakolare keorografia e tifozave madrilène në startin e ndeshjes
Minuta 9’, Mbyllet ndeshja për kapitenin e Sitit, Visent Kompani pas një tërheqje muskulore, në vënd të tij futet Mangala
Minuta 13’, Rrezikon Kristiano Ronaldo që godet me kokë por jashtë kuadradit
Minuta 19’, GOL! Kalon në avantazh Reali me anë të Gareth Bale që godet saktë duke mposhtur Joe Heart
Minuta 29’, Ndëshkohet me karton të verdhë Kevin De Bryne pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Marselos
Minuta 36’, Anullohet goli i Realit të Madridit i shënuar nga Pepe i cili ishte dukshëm në pozicion jashtë loje
Minuta 42’, Provon nga distanca autori golit Gareth Bale por pa problem për Hart
Minuta 44’, Pranë golit Manchester City me anë të Fernandinjo që godet por ndalet nga shtylla
Mbyllet pjesa e parë në “Santiago Bernabeo” me rezultatin 1-0 me autor të golit uellsianin Gareth Bale në minutën e 19-të
Nisin 45-minutat e dyta mes Realit dhe City ku nuk ka asnjë ndryshim në formacionet e të dyja ekipeve
Minuta 51’, Luka Modric humbet një rast të artë për të shënuar golin e dytë ku I vetëm përballë portierit nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë
Kristiano Ronaldo shumë pranë golit të dytë që godet me kokë por ndalet nga Hart
Minuta 63’, Rast i artë për Realin për të shënuar golin e dytë Bale por ndalet nga shtylla
Janë luajtur 77-minuta mes Realit dhe Siti e cila vazhdon me rezultatin1-0 në favor të madrilenëve të cilët vazhdojnë e kanë vënë nën presion kundërshtarin
Minuta 83’, Rrezikojnë vëndasit me anë të De Bryne që kërkoi të befasoi Keilor Navas me anë të një goditje dënimi por jashtë
Minuta 88’, Pranë golit të barazimit Manchester City ne anë të Agurro që godet rrezikshëm nga distanca
Përfundon ndeshja me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Bale. Finalja e këtij viti është Real Madrid-Atletiko Madrid