Fitimi i Premier League-ës angleze nga Leicester City, klubi që mahniti Europën me performancën e saj ishte tema e disktutimit mbrëmjen e sotme në studion e Zululand në TemA TV.
I ftuari i Mustafa Nanos ishte trajneri i U-21 Redi Jupi, i cili analizoi suksesin që “dhelprat” e Klaudio Ranierit arritën këtë sezon në një kampionat mjaft të fortë siç është ai anglez. Tekniku i U-21 analizoi dhe suksesin e Kombëtares Shqiptare me kualifikimin në Euro 2016.
Për Jupin fitimi i kampionatit anglez nga Leicesteri është një nga ngjarjet më të rëndësishme për futbollin. “Për mua kjo është një ngjarje e rëndësishme për futbollin. Unë kam pasur fatin që para dy vjetesh të jem vet në Leicester dhe një skuadër province të hyjë në këto nivele që të fitojë Premier League është diçka e jashtëzakonshme”- tha Jupi.
I pyetur nga Mustafa Nano se në vende të tjera një ekip i vogël të fitojë një kampionat të rëndësishëm nuk është se do të pranohej, kjo pasi vetë kompanive të basteve do tu prekeshin interesat, Jupi e pranoi një fakt të tillë. “Është e vërtetë që nuk do të pranohej, por kjo gjë në Angli u pranua dhe nga vetë ekipet e mëdha, ishte diçka që po ndodhte. Une mendoj se një shoqëri e mbarsur për mirë do të prodhojë gjëra të mira”, shtoi Jupi.
Më pas drejtuesi i emisionit Zululand i shtroi një pyetje të drejtpërdrejt Jupit, se cili është suksesi që Leicesteri arriti të fitoi kampionatin anglez, Jupi shtoi se ekipi i sotëm i Leicesterit ngjan shumë me Notingham Forest të viteve ‘77-‘80.
Në pjesën e dytë të emisionit, tema e diskutimit u ndal dhe tek suksesi i Kombëtares shqiptare që arriti duke u kualifikuar për herë të parë në histori në një kompeticion ndërkombëtar siç është Europiani. Për Mustafa Nanon suksesi i Kombëtares shqiptare është më i madh se ky i Leicesterit që u pranua nga dhe nga Jupi, i cili vlerësoi dhe punën e madhe që bëri De Biasi në këtë sukses. “Patjetër që kualifikimi i Shqipërisë është më i madh duke pasur parasysh rezonancën e madhe që pati në mediat botërore. Për mua De Biasi është një trajner shumë i mirë, jo vëtëm për arritjen në Europian, por bëri që skuadra jonë nën drejtimin e tij nuk është më një ekip i lehtë për tu mundur, duke zbutur diferencat me skuadrat e tjera” – deklaroi Jupi.
Më pas Jupi sqaroi dhe deklaratat e tij që krijuan shumë polemika në publik për dy lojtarët e Kombëtares Lorik Cana dhe Taulant Xhaka, i cila tha se ata pranuan të luajnë me Shqipërinë pasi nuk kishin zgjidhje më të mirë.
“Unë nuk kam vënë në asnjë moment në dyshim patriotizmin e tyre paçka sesi u mor në publik. Flitej për U-17 e Zvicrës që kishin 9 lojtarë shqiptarë që luanin kundra nesh dhe ktyre djemve u bëhej një presion i madh në rrjete sociale pse zgjidhnin Zvicrën. Diskutimi im ishte që nga këta 9 lojtarë që ka Zvicra nesër, pasnesër 1 ose 2 do përfundojnë tek Zvicra dhe kërkova që ata kur të mos kenë më zgjidhje tjetër të vinë tek ne. Dhe tani kështu siç kanë bërë zgjedhje këta dy djem, mbase në atë moment nuk kanë pasur alternativë tjetër mund ta bëjne dhe këta më mbrapa. Por këtë e kisha për të hequr presionin, jo për të mohuar meritat”, sqaroi Jupi.
Nano e pyeti Jupin dhe për të ardhmen e De Biasit, i cili kërkohet nga Kombëtarja e Italisë e cila e konsideron teknikun Kuq e Zi si zgjidhjen më të mirë. Jupi tha se De Biasi është një trajner mjaft i mirë, por shtoi se tashmë Kombëtaret e mëdha nuk synojnë më trajner të mëdhenj duke kërkuar teknikë që kanë bërë gjera të mëdha me ekipe ose kombëtare të vogla.
– Vertet qe Leicester ishte nje ngjarje e jashtezakonshme kete vit ne futbollin evropian. Por pavaresisht se nje ksuader e vogel , pa emra te medhenj ajo e fitoi kampionatin ME MERITE , PA I VJEDHUR ASKUJT ASGJE. Me lojera bindese , me fitore brenda dhe jashte , dhe gjithcka qe e fitoi e fitoi BRENDA FUSHES SE LOJES.
——
Nga ana tjeter kemi edhe kombetaren shqiptare qe kete viti u kualifikua ne Evropian. Edhe kjo mund te quhet ngjarje e jashtezakonshme , por nuk ka absolutisht asgje te perbashket nese e krahasojme me fitoren e Leicester. Kombetarja shqiptare jo gjithcka e arriti brenda fushes se lojes , te pakten 3 pike te dhena nga CAS dhe 3 pike te dyshimta ne Armeni tregojne qe kualifikimi I kombetares ishte nje rastesi e pamerituar. Gjithashtu edhe po te shikojme lojerat e zhvilluara prej kesaj kombetareje , asgje nuk te ngelet nder mend pervec ndonje fitoreje apo barazimi rastesore dhe te ndikuara me shume nga fati sesa nga loja. Nuk e di si e argumenton Jupi faktin qe De biazi paska qene trajneri me I mire qe kemi patur ? Cfare te reje solli ne skuadren tone pervecse lojes super-mbrojtese dhe gafave ne minutat shtese ? De Biazi ishte trajneri qe u ndodh ne vendin e duhur ne momentin e duhur. Edhe ndonje trajner tjeter po te ishte , e njejta gje do kishte ndodhur nese rrethanat dhe faktoret e jashtem do te ishin te njejte. Me shume fitoi De biazi nga Shqiperia , sepse tani po e kerkojne gjithandej , po edhe keta qenkan te verber qe nuk shikojne realisht se si dhe me cfare lojerash u kualifikua Shqiperia.
Merreni , merreni tek Italia dhe do te shikoni se ku do ta coje. Italia nuk ka Ballist Morinen qe ti jape ndonje dore xha Ganiut !!!
Kepucar qendro tek kepuca.