Ka nisur supersfida e javës së 33-të e Kategorisë Superiore Tirana-Partiazni që luhet në stadiumin “Selman Stermasi”.
Një derbi i cili do të vendosë shumë për të ardhmen e të dyja skuadrave për objektivat sezonalë.
Tirana kërkon fitoren për të shpresuar në një vënd që të dërgon në Europë, ndërsa Partizani kërkon patjetër tre pikët për të shpresuar deri në fund për titullin kampion./f.b
Formacionet e të dyja skuadrave
Tirana: Bakaj, Teqja, Muça, Gërçaliu, Hoxhallari, Peçi, Karabeci, Vucaj, Lika, El.Bakaj, Fukui.
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Krasniqi, Atanda, Ibrahimi, Filipe, Batha, Vila, Torasan, Trashi, Sukaj
Më poshtë do të ndiqni minutë pas minute rastet më pikante të derbit Tirana-Partizani.
Super keorografi nga ana e të dyja tifozerive të cilat e kanë mbushur plot stadiumin “Selman Stermasi”
Starton derbi me topin e nisur nga qëndra nga ana e ekipit të Partizanit
Minuta 9’, Rrezikon Partizani me Sukaj që godet nga distanca por gjen të përgatitur portierin Bakaj
Shënon Partizani me Xhevahir Sukaj por anullohet goli për pozicion jashtë loje
GOOOOL! Në avantazh Partiazni me anë të Xhevahir Sukaj që shënon një super gol nga distanca 0-1
Ndërpritet për disa minuta ndeshja. Tifozat e Partizani provokohen nga drejtori I stadiumit të cilët revoltohen duke hedhur sende te forta ne fushë
Minuta 27’, GOOL! Barazohet rezultati. Gentian Muca godet saktë me kokë duke mposhtur portierin Hoxha 1-1 në “Selman Stermasi”
Mbyllet pjesa e parë e derbit me rezultatin 1-1 me gola të shënuar nga Sukaj dhe Muca. Një pjesë e parë mjaft spektakolare si brënda fushës ashtu dhe në shkallët e stadiumit.
GOOOL! Kalon në avantazh Tirana që në start të pjesës së dytë me anë të Elis Bakaj që tregohet i saktë përballë portierit Hoxha
Minuta 53’, Shumë pranë golit Partizani me Atanda që ndalet mrekullisht nga Edvan Bakaj
Minuta 55’, Tirana me 10 lojtarë ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Vilës
Minuta 67’, Partizani përforcon fazën offensive duke future në lojë Racic në vënd të mesfushorit Idriz Batha
Minuta 75’, Partizani e ka zhvendosur lojën në gjysmëfushën e Tiranës duke sulmuar vazhdimisht portën e Bakaj por pa gjetur ende golin e barazimit
Minuta 83’, Vijon rezultati 2-1 në favor të Tiranës, megjithse Partizani sulmon vazhdimisht portën kundërshtare
Minuta 89’, Sukaj tenton nga goditja e dënimit por pa e dërguar topin në kuadrat
GOL! Barazohet rezultati në “Selman Stermasi” me anë të mesfushorit Realndo fili në minutën e fundit të ndeshjes duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-2