Berisha dhe Familja e tij kishin probleme me mua, si dëshmitar i pisllëqeve të tyre

4 Maj 2016, 13:43Sociale TEMA
Berisha dhe Familja e tij kishin probleme me mua, si dëshmitar i

 

Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA, Mero Baze, tregon arsyen pse u prish me ish-kryeministrin Berisha. Në një intervistë të dhënë dje, Berisha tha se u prish me Bazen për shkak të një shtypshkronje. Por Baze thotë se arsyeja e vërtetë nuk është kjo. Lexoni më poshtë intervistën e botuesit Mero Baze.

Zoti Berisha ju ka përmendur së fundmi në një intervistë duke dhënë një version të tij për prishjen e tij me ty?

Po e pashë. Prisja të reagonte, pasi dy ditë më parë kam botuar një shkrim ku shpjegoj, se Berisha po sillet si i kërcënuar. Ka pas zëra se i kanë kërcënuar djalin për pazaret e tij të vjetra e të reja, por dhe ka dhe të dhëna që ai është vendosur para një presioni ndërkombëtar, për të votuar reformën në drejtësi, ndryshe do të hyj në listën e zezë të politikanëve për Perëndimin. Dhe e dija që do reagonte.

Unë e besoj se ai nuk ka frikë konkretisht nga kërcënimi fizik, por nga ideja se dikush mund ta kërcënojë. Nuk mund ta pranoj dot, të jetë i kërcënueshëm. Ndaj dhe ka reaguar. U argëtova boll që e nxorra nga strofkulla.

Ai thotë se është prishur me ju, pasi keni shitur gazetën tek një biznesmen i lidhur me Ramën dhe se keni dashur të fusni shtypshkronjën pa doganë? Si është e vërteta?

Po s’di ç’të them më parë në këtë rast, përveç faktit që ky njeri ka dhjetë vjet që bën luftë dhe akoma nuk ka gjetur ndonjë arsyetim për të qenë, për tu jsutifikuar sulmet e ndyra ndaj meje. Sa i përket shitjes së gazetës në vitin 2005, ajo ishte pronë e imja dhe mund t’ia shisja kujt të doja, por pronarët e Tajvanit kanë qenë klientë të Argitës dhe prej saj kanë fituar çdo gjë, jo prej meje, se unë nuk kisha pushtet. Nëse do Argita mund t’i botojmë dhe faturat që ka marrë paret si avokate nga pronarët e Tajvanit. I sulmoi ata, kur ata prishën kontratën me të, por kjo ka ndodhur shumë vonë para disa vitesh.

Vet Shkëlzeni ishte miku i tyre, dhe u ka rregulluar shumë punë, duke i çuar disa herë dhe në zyrën e babait për të takuar biznesmenë të huaj, që ata sillnin në Shqipëri. Kështu që nuk gjej llogjikë për tu mërzitur Saliu, në këtë deklaratë.

E para nuk kam shitur ndonjë pronë të Saliut, por timen dhe e dyta fëmijët e Saliut kanë punuar me këta biznesmenë dhe kanë bërë lekë. Bile kam frikë se disa biznese i kanë ende në emrat e tyre.

Pastaj kjo punë e shtypshkronjës është pak më qesharake. E para është se nuk ka doganë fare për shtypshkronjat dhe cdo linjë prodhimi që blihet nga Bashkimi Evropian. Unë e kam blerë atë në Austri në vitin 2007. Berisha ka qenë dhe kryeministër, dhe duhet të paktën kur flet t’u referohet ligjeve me të cilat ka qeverisur. E dyta dhe për TVSH ka pas regjim shtyrje që mund ta paguaje pas një afati të caktuar, kur të rishisje shtypshrkonjën, ose të kompensohej rikthimi i TVSH gjatë prodhimit, me TVSH e blerjes. Kështu që nuk kishe cfarë nderi t’i kërkoje qeverisë për këtë pasi që nga koha e Fatos Nanos ua kishte bërë këtë nder bizneseve që investonin.

Problemi i Berishës ishte që unë e kam blerë shtypshkronjën kur isha prishur me të dhe ai nuk gjeti rehat sa e prishi, e shkatërroi dhe e mbajti të rrethuar me policë. Akoma aty e ka! Po e ka marrë malli le të shkojë ta shikojë pirgun e urrejtes që ka shkarkuar mbi një tufë hekurishtesh. Unë nuk jam peng i hekurishteve të tij. Jam i kënaqur që e shikoj atë dhe familjen e tij si një pirg plehrash që tentojnë të helmojnë ende vendin, por që nuk i përfill askush.

Po pse i duhet t’i thotë këto Berisha?

I thotë se nuk thotë dot të vërtetën. E vërteta është se unë me Berishën i kam pas marrëdhëniet e ftohta pas vitit 2005, kur ai erdhi në pushtet. Shkak ishte mënyra se si Familja po përfshihej në pushtet, duke kontrolluar gjithcka. Vajza, djali dhe gruaja, (sidomos gruaja) u kthyen në agjensi qeveritare që diktonin emërime, tendera, koncesione, dhe gjithçka tjetër. Unë ruajta distancë nga ata dhe për këtë shkak shita dhe gazetën të mos isha pjesë e historisë së pushtetit të tij. E kuptoni ju, që ai ka dhjetë vjet në luftë kundër meje dhe nuk gjen dot asnjë fakt minimal kompromentues, por shpik budallallëqe të tilla? Sikur unë një ditë të kisha qenë pjesë e pushtetit të tij, dhe të kisha bërë diçka sot do ishte bërë legjendë. Dhe jam krenar që s’kam qenë asnjë ditë pjesë e pushtetit të tij.

E vetmja lidhja ime me pushtetin ishte Sokol Olldashi, dhe atë për shkak të lidhjes sime personale si ish kolegë gazetarë. Për të mu desh të riangazhohesha pro tij, në fushatën e vitit 2007 përballë Edi Ramës. Por ajo ishte dhe ndarja ime finale dhe politike me ata, si parti dhe me Berishën si person. Aty pashë një parti që punonte e gjitha kundër kandidatit. Basha me të vetët sabotonin çdo gjë, deri në shitje votash. Psh fitonte në një zonë Gert Bogdani, një ish socialist i konvertuar në demokrat si kryetar minibashkie dhe humbiste Olldashi. Ndërsa i biri i Berishës vinte në koridoret e shtabit elektoral vetëm për të sharë Ilir Rusmalin, që s’po i firmsote letrat e Gërdecit. E kam të shënuar dhe datën më 12 shkurt, në kulm të fushatës, kur ai sillej korridereve të PD, duke sharë Rusmalin pasi më 14 duhet të kalonte VKM që autorizonte kompaninë e Delijorgjit ta merrte me VKM koncesionin e Gërdecit.

Në një farë mënyre Berisha dhe Familja e tij kishm problem me mua si dëshmitarë të pisllëqeve të tyre, jo si mëkatar. Vajza e tij kapte biznesmenë dhe u thoshte ua rregulloj unë letrat por mos të marrë vesh ai se na nxjerr bojën.

Pastaj në vjeshtën e vitit 2007 mu desh t’ia them publikisht Berishës se djali i tij po merret me armë në Vorë (Atëhere nuk kishte hyrë fjala Gërdec) dhe nëse ndodh dicka ai duhet të japë dorëheqjen. Kjo ka qenë gjashtë muaj para shpërthimit të Gërdecit dhe e keni intervistën me Eni Vasilin te ish Alsat. Kjo e tërboi dhe nisi sulmin frontal ndaj meje.

Me pronarët e Tajvanit ndërkohë vazhdonte shiste naftë për Bektelin dhe bënin pazare tokash me Zenin. Biles kur është mbyllur gazeta TemA, pas bllokimit me policë dhe pas gjobave të Agim Shehut, kur nuk doli numuri në print të nesërmen, Zeni ka festuar me të tre pronarët e Tajvanit, pasi dhe ata “shpëtuan” nga njolla që kishin lidhje dikur me Temën. Biles si shpërblim i çoi dhe tek zyra e Saliut me ca biznesmenë izrealitë, në shenjë mirënjohje.

Problemi i Berishëve ishte se ju prish gjaku nga rihapja e gazetës dhe rezistenca ime i vetëm përballë tyre. Dhe nuk lanë gjë pa bërë, që nga hedhja në erë e makinës, shkatërimi i shtypshkronjës, për të cilën vazhdoj paguaj kredinë, mbyllja e gazetës, ndërsimi i bizensemnëve që privatizuan ARMO deri në dhunë fizike ndaj meje, të cilët ishin sponsorë të Liri Berishës dhe e kishin atë si topmodele imazhi të kompanisë. Disa vemje si Flamur Noka vazhdonin sulme ndaj të afërmve të mij, kudo që ishin duke jetuar dhe kushërinj të mij të shtatë, duke i hequr nga puna apo duke u bërë dëm. I vetmi nder që më kanë bërë Berisha është se nga sulmet e Saliut njoha dhe fisin se nuk kam qenë shumë i lidhur me ta.

A keni ndonjë përgjigje për Berishën?

Jo. Kam pas një detyrim ndaj shqiptarëve për aq sa kam besuar se ai mund të bënte dicka pozitive për Shqipërinë që e kam ndihmuar të rikthehet në pushtet në vitin 2005. Këtë borxh e kam larë, pasi prej vitit 2005 e deri më 23 qershor 2013, jashtë çdo modestie, unë jam njeriu që i kam qëndruar përballë derisa u rrëzua nga pushteti, pa asnjë kompromis. Kjo është ajo që atë e terrorizon. Unë nuk jam mik i Berishës, i viteve në pushtet, jam një njeri që e kam mbështetur në opozitën e tij para vitit 2005. Dhe nuk i kam borxh askujt, pasi beteja që unë i kam bërë atij dhe familjes së tij mafjoze, nuk ja ka bërë dot ish opozita. Ish opozita tani në pushtet ka bërë pazare me familjen e tij dhe vazhdon të bëj. Zeni vazhdon të marrë leke nga koncesionet që ka nëpër ofshore, dhe pallatet që ka nisur nëpër Tiranë, janë transferuar në emra pranë Edi Ramës. Kjo që bën ky pushtet me Berishën është e neveritshme, por kjo nuk është më beteja ime. Unë nuk kam gjë personale me Berishën pasi nuk kam mentalitetin e tij kanunor. Unë ndjehem i realizuar që e kam parë si legen pas 23 Qershorit dhe e shikoj si kuis si qen i uritur për pushtet tani, me shpresë se do trembë dikë. Nuk dua të bëhem egoist por më kënaq ky Berishë që shikoj, kështu si e shikoj dhe si është katandisur. Kur kam shkruar që më duket se ndjehet i kërcënuar, kam qenë i bindur se ashtu më duket, pasi e njoh mirë. Kështu sillej dhe kur Haklaj i kan çuar fjalë në vitin 1998. Ka bërë aq shumë krime, sa nuk i dihet nga kush mund ti vijë. E sigurtë është që nga ky pushtet nuk i vjen asnjë e keqe, se kanë kapur njëri-tjetrin. Dhe kam ruajtur po këtë distancë me këta, vetëm për shkak se kudo që të trokasësh, të del para Saliu dhe njerëzit e tij. Dhe nuk është çudi që për këtë shkak Edi Rama të prodhojë neveri ndaj votuesve të vet, më shumë se për çfarëdo arsye tjetër.

Beteja ime me të ka mbaruar më 23 Qershor dhe nuk më intereson më as si politikan as si njeri. Kështu e pafsha.

27 komente në “Berisha dhe Familja e tij kishin probleme me mua, si dëshmitar i pisllëqeve të tyre”

  1. dash says:

    Bravo te qofte!!!

    1. e verteta says:

      Po pse edhe me shtypshkronjen e Meros eshte marre ky krikryminel?..kjo tregon, se keta pushtetaret shqyptare, e trajtojne postin dhe pushtetin si te tyre, jane agallare dhe bajraktare…sikur shqypnia asht e tyne….nje mentalitet tipik sunit, por jo aspak dhe jo shqiptar.

    2. Skypion says:

      Eshte per te qeshur me te madhe,kur degjon zotin Baze se arsyet e prishjes se tij me padronin e dikurshem,na qenkerkan parimore!
      Kam bindjen e plote,qe edhe komentuesit me fanatike te ketij forumi,nuk e besojne zotin Baze.
      Sepse keta jane te gjithe socialiste te perbetuar dhe antiberishiane edhe me te perbetuar.Keta e duan Meron e gjore,per aq sa ky u shan Berishen.Vetem per kaq.
      Mbeshtetesit e Meros jane po ai soj qe mbeshtet Izet haxhine.Lavderimet qe i behen Meros,jane te njejtat qe i behen Izet Haxhise.Meqe, te dy shajne Berishen.
      Sepse te nderuar lexues,qe kuptohet se per ju e kam fjalen,ju nuk mund te harroni kurre vepren berishiste te zotit Baze per vite e vite te tera,kur ishte pazh ne oborrin e tij.Ashtu sic nuk mund te harroni as vepren e Izet Haxhise,qe i ka rrahur si qener me radhe socialistet e sapokonvertuar nga komuniste e qe ishin te paduruar per te marre pushtetin,pasi e kishin patur per gjysemshekulli ;qe shume mire ua ka bere.
      A mund te harroje nje socialist degjenerimin qe zoti Baze i ka bere Edi Rames,kur per t’i treguar Berishes sesa sherbetor besnik i ishte,me koke te vet,pa ia kerkuar i zoti madje,publikoi turpin familjar te Edi Rames pikerisht ne kete gazete qe sot e perdor per t’i sherbyer atij?!
      Absolutisht qe jo.
      Kam bindjen e plote,se ne shenjen e pare qe zoti Baze do te jape,qe s’eshte aspak cudi qe ta jape duke pare se po i soset durimi nga vonesat qe po i behen ne privilegjet e premtuara,lexuesit e ketij forumi qe sot ekzaltohen nga shkrimet e tij,do t’i kthehen si dikur.
      Dhe,zoti Baze e di kete.
      Dhe,lexuesit e tij e dine kete.
      Dhe,kjo eshte nje kenaqesi me vete per ne te tjeret,qe shijojme kete spektakel te cuditshem dashurie-urrejtjeje.
      Sa i perket prishjes se zotit Baze me Berishen,pak a shume te gjithe jane te mendjes se u be per shkak te oreksit te shfrenuar te zotit Baze per te bere pare.
      Gjate viteve te gjata ne sherbim te Berishes,shume kolege te zotit Baze ishin bere nderkaq biznesmene te suksesshem.
      Zoti Baze mendoi se kishte ardhur koha qe edhe ai te behej nje biznesmen…
      Deri ketu nuk ka asgje te keqe.Gjithkush ka te drejte te enderroje.
      Mirepo,gabimi i madh i zotit Baze,ishte se desh te behej i tille duke shkelur rregullat dhe ligjet.
      Gabimi i madh i zotit Baze ishte se mendonte qe Berisha do te bente nje sy qorr per te,dhe do ta lejonte te bente c’te donte.
      Gabim fatal!
      Berisha,nuk e toleroi!
      Kur zoti Baze e pa qe Berisha nuk kishte ndermend ta toleronte,dhe kur Berisha,sic te gjithe e dime,vendos per nje gje,nuk ka bir nene qe ia kthen mendjen,pale pastaj nje Mero,zoti Baze vendosi qe te prishej me Berishen … per arsye parimore….ahahaahahahahahaahahahaa….ahahaahahaahahaaa….ahahaahahahaaa…
      Me ndjeni,por s’kam cte bej,vecse te qesh,te qesh…ahahahaahahahaaa…

      1. Zeni says:

        Skypion ky esht komenti me kot qe ke postuar ndonjeher te TemA. Ja ke fut kot fare blah blah blah pa asnje arsyetim llogjik ne mbeshtetje te komentit. Kur nuk ke ca te flasesh me mir mos fol fare se me kete lloj arsyetimi thjesht i heq vlerat vetes dhe del zbuluar si nje sherbetor besnik i padronit te SHQUP-it….Mos u bej kaq i neveritshem.

        1. Illyrians says:

          Zeni

          Skypioni i heq vlerat vetes??? Pse, paska vlera Skypioni??? Zeni, mos ia fut kot tani.. Gjithashtu ia fut kot kur thua qe “ky eshte komenti me kot qe ka poastuar Skypioni”, po pse, kur ka postuar ndonjhere ndonje koment plot Skypioni?? Ai shkruan njesoj sikur po shkruan Salehu dora vete.. Me Skypionin me e shumta mund te besh teater..

      2. Zeni says:

        Skypion ky esht komenti me kot qe ke postuar ndonjeher te TemA. Ja ke fut kot fare blah blah blah pa asnje arsyetim llogjik ne mbeshtetje te komentit. Kur nuk ke ca te flasesh me mir mos fol fare se me kete lloj arsyetimi thjesht i heq vlerat vetes dhe del zbuluar si nje sherbetor besnik i padronit te SHQUP-it….Mos u bej kaq i neveritshem.

      3. Klimax says:

        Hahahaha! Pushtetin brutal te Berishes ne bashkepunim me median e kontrolluar prej tij (duke futur dhe Mero Bazen) si dhe me krimin e organizuar (duke futur edhe Izet Haxhine) ndaj opozites duke “i rrahur si qener” moralisht dhe fizikisht, per ty, more lango berishian, ishte dicka “normale, parimore”!!!!!!!!!!!
        Po cfare kujton more vemje? Ti kujton se qytetaret e ketij vendi nuk i njohin krimet mostruoze te Berishes me kompani? Ti kujton se nuk dihet qe rezultatet perfundimtare te “fitoreve” te PD-se ne zgjedhjet parlamentare e lokale percaktoheshin ne zyren e Berishes, aq sa ju thoshte te ulni edhe pak perqindjen e fitores qe te duket me e besueshme nga nderkombetaret?
        Do te duheshin dite te tera dhe mijra faqe te mbushura me fakte per krimet e Sali Berishes dhe klanit te tij more shpellar!
        Dhe ti na flet per mos tolerancen e Berishes ndaj shkeljeve te rregullave e ligjeve!!!!!!!!!
        Shko more katerkembesh pyjesh, hajde, boll na bere kopetentin!

      4. nn says:

        GJALLE QENKE TI MO…. TU NGJALLEN PIPZAT?

      5. Demokrati me dhin per nane e ariun per bab says:

        o Zot, pse di te qeshe nje dhimokrat? Kjo specie mesjetare e ka gjenetikisht te pamundur qeshjen ashtu si te pamundur ka mendimin pozitiv..
        Ngerdheshjen majmunore ndoshta. Ngerdheshu o derr i Berishes.. ngerdheshu se te ka hije. Krijesa me lesh.

      6. diana says:

        Ah Sali -Skypioni te dogji heeee …letyre o letyre po te dridhen kembet.

      7. cane says:

        Mos qesh o Skopion. Po uluri. Saliu të është bërë si qen i zgjebosur. Meroja ka meritën e pamohueshme që gërdalla me emrin Sali bashkë mek familjen e tij është kthyer në një figurë talljeje dhe e urryer nga shumica e shqiptarëve.

      8. fieri says:

        skypion,me pak fjale qe ke ardhur verdalle si pordha neper brek.qenke shume vk dhe i shpellarizuar,ne erresire te plot.nuk ke drite per vete dhe mendon se do na shesesh ne ate qe ty te mungon,driten

  2. Tirana says:

    Z.Mero Baze ju keni qene gjithmone nje gazetar guximtar natyrisht qe edhe pse dikush mund te thote te kunderten ne kohen perpara 2005 kjo nuk ka vlere edhe pse shume Shqiptare te krisur flasin te zezen per ju! Vlera eshte guximi civil kundra figures me te felliqur qe ka prodhuar Shqiperia dhe ju nuk ju ka munguar kurre kritika kundra ketij mikrobi te tmershem. As komunist as demokrat por nje anti shqiptar i thekur ky donkishot i Tropojes qe i solli Shqiperise ate gje te cilin e parashikoi me shume saktesi njeriu me me intelekt z.Ylvi Vehbiu! Ne vitin 1992 z.Ylvi Vehbiu per arsyen e ardhjes ne pushtet te ketij tradhetari duke qene se ishte psikiatri i tij qe nga viti 1987 ai ju thote miqeve te ti perpara se te nisej per ne Amerikej: mjere Shqiperia cfare kane per te vuajur prej tij. Kete gje e thote jo nje njeri i zakonshem por babai i psikiatrise Shqiptare, nje zoteri jashte mase madhor i cili jeton akoma ne zemren e cdo shqiptari i cili e ka njohur filantropine e ketij te urti! Ky qen Bastard duhet te dali perpara gjygjit per krimet e perbindeshme qe ka kryer kundra interesave te larta te shtetit.

  3. rudini says:

    Respekte Mero, per ate qe je.

  4. antropologu says:

    Te lumte Mero! Me shume sesa godite Sali halenë, fshikullove mire edhe Ram bukeshkelurin….

  5. Diana says:

    Mero,
    sinqerisht te kam urryer shume. Pyesja gjithmone veten c’ne ky me malokun…..e kaq I flakte per kete gelbaze te serbise?????
    Por kjo interviste I ka lare te tera.
    Per Edi Ramen nuk jam e sigurt akoma te kete rene ne kete nivel e te jete kaq I ndyre…..shpresoj jo….

  6. TOMORI says:

    Fatkeqesi kombetare zoti Mero, qe shqiptareve u ra ne pjese nje famlje mafjozesh, kriminelesh, qe i kane punuar qindin keti populli. Bire Selman i nenes, ke te shash me pare. Keta duhet ti maresh te tere zvare te lidhur me litare dhe ti mbytesh njje nga nje. Ne kohe qe shqiptaret keta kriminele, kane bere pazare dhe pislleqe nga me te dryshmet ne dem te ekonomise kombetare, nga firmat konsulente, qe i ripnin te huajt, pore qe keta fitonin ga koncesjonet qe u jepte sali krimineli, deri tek VKM e Salut, per grabitjen e tokave, simbas interesit te tyre dhe me cmime qesharake, Favorizimi i te birit shkedhenit, Mediut, per tu mare me trafikantin Delijorgji. izraelito amerikanin, Mediun, ne shitjen e municjoneve luftarake qe ishin pasuri kombetare, pore qe milionat perfunduan ne xhepat e ketyre hajduteve, te cilet edhe pse shkaktuan vrasjen e 26 qytetareve dhe plagosjen e 300 te tjereve, SHkerdhenit, Mmediut, akoma su ka hyre nje gjemb ne kembe, sepse drejtesia e mvarur nga saliu e qujti difekt teknik , shperthimin. Edhe pse drejtesia ka mbajtur dhe mban qendrim, proberishjan, ne si popull i dime cfare te keqiash i kane bere popullit keta kriminele, po te ishte e keqja se kjo familja bastarde do ishte prishur vetem me ju Zoti Baze, do ishte e keqe personale, edhe pse te kane demtuar e shkateruar, pore keta i kane bere aq keq shqiptereve, gjate sundimit berishjan dhe vazhdojne ti bejne akoma me synim te rikethen parajsen dhe tu shpetojne denimeve kapitale qe meritojne. Prandaj sali satanaja ben thitrje per rrevolucjon. Pore ai dhe kelyshet e tije doti paguajne. Mbrapa vjen historia. Perdite denacime per krime nga me te ndryshmet pohon Izet Haxhia, gazeta tuaj dhe shume te tjera.

  7. xxxxxxxZZZZZZZxxxxxxxx says:

    MERO ……
    SOT JAM TJETER NJERI , ME NE FUND LEXOVA DICKA TE SAKTE NGA TY …..
    KUSH KA VESHE , LE TE DEGJOJE , KUSH KA SY ,LE TE SHIKOJE …..
    POZITA KETE SHKRIM TA LEXOJE MIRE , BILES , SI NE KOHEN E XHAXHIT KUR LEXONIN RAPORTET E KONGRESEVE , ME LAPS NE DORE….

  8. MeteH says:

    Z.Mero,nuk ju njoh personalisht,as ju kam takuar kurre.Por ju admiroj per guximin qe tregoni per kedo qe ja ka pasur & ka me te keq ketij vendi.Ju krahasoj me Izet Haxhin,ku edhe ai po shkruar tmerret e njeriut-kafshe-SB.AI eshte fatkeqesi kombetare dhe kushdo mund te faktoi krimet e tij ne keto 25 vjet,por nuk ka gje ne dore veç te shkruaj komente per kedo,por dhe kunder ketij njeriu qe na e prun ne dere ata qe flasin shume per NE por nuk po bejne asgje dhe takohen me te per dite duke i puthur doren.Kjo eshte e tmerrshme.Te uroj qe te behet “PENA-TOP”.Nga nje Mallakastriot.

  9. Sulejmanimadherishem says:

    Kam muaj qe nuk komentoj neper gazeta edhe tek ju Baze, qekur kuptova se Sali Berisha me ne fund i ngjeshi ne trupin e Rilindasve. Pra vazhduan vjedhjen aty ku e lane me 23 Qershor Berisha dhe Meta, por kete here me ortake te ri edhe Edvin Ramen, parate ndahen ne 3 pjese sot kuptohet pjesen me te madhe Edvin preversi. Horra te perbotshem…mallkime me breza kane marre nga cdo Shqiptar.
    Mero Baze je i nderuar, zoti te te jape shendet, fuqi dhe nder…respekte te thella.K.E

  10. Pashtriku says:

    Guximi qytetar i z. Mero Baze duhet t’perkthehet ne reflektim qytetar. Ndryshe skan kuptim as guximi , jo vetem i Meros poe edhe te shume te tjerve.
    Berisha, Nano, Rama dhe Meta duhet o vete te largohen nga politika o politika ti hedhe jashte!

  11. Mysafiri says:

    Me e bukura ne kete histori eshte se te gy genjejne per aresyen perse jane prishur me njeri-tjetrin. I pari, dmth Berisha, kerkon tju mbushi mendjen njerezve se ne kohen qe qeveriste Ai, askush nuk lejohej te fuste mallra pa dogane, perfshi ketu edhe Meron i cili ishte njeriu me i afert i tij ne ate kohe. Kjo eshte genjeshter qe mund ta thote cilido kryeminister per kohen kur ka qeverisur apo qeveris akoma. Por genjeshtra e Meros edhe pse eshte e paskrupullt, perseri ka idiot te dobishem qe i shkruajne bravo Mero per guximin. Bile dikush ka shkuar edhe me larg duke e shnderruar urrejtjen per Meron ne dashuri te madhe per te. Ku qendron paskrullsia ne rastin e genjeshtres se Meros? Duke pretenduar qe eshte prishur me Berishen per çeshtje parimore eshte nje genjeshter tejet qesharake dhe e pa skrupullt. Aresyeja e vertete eshte komplet dallavere . Merua po behej xheloz sepse shume te tjere jo aq te afert sa ky me Berishen, po benin leke. Per kete aresye tentoi te beje edhe ky diçka per te bere ndonje lek. Keshtu Plaku Mere vendosi te behej sekser per dike(nuk ka rendesi emri), duke i garantuar atij nje lecence per nje biznes te caktuar, kundrejt shumes 500 mije euro. Them “duke i garantuar atij”, per faktin se Mero duke patur parasysh afrimitetin qe kishte me Salen, nuk i shkonte ne mendje se ky i fundit mund tja prishte. Por si per çudine e Meros ndodhi gjema! Berisha jo vetem qe nuk e ndihmoi por ja preu kategorikisht qe kjo pune nuk behej. Pas kesaj plakut Mere i iken 500 mije eurot nga duart. Nqs kjo quhet çeshtje parimore siç pretendon Merua, atehere ai ka te drejte. Per ju qe e njihni nepermjet “Editorialeve” qe shkruan, mjaft e quajtet Meron trim dhe te ndershem, sepse eshte gazetari dhe njeriu me i pa skrupullt.

    1. Myrtoja says:

      E cfare tha ndryshe Skypioni nga ty? Me fal duhet te thosha: a nuk na e the me pare po kete gje, me llagapin Skypion, o Mysafir? Po nje njeri perfitues, sic na thua ti per Meron, o MysaSkpopion, a mund te largohej ai nga ajo tave e shijeshme afer pushtetit, per 500 mije euro te qelbura, kur vitet e kthimit ne pushtet te mikut te tij gjate opozicionit, pa hic merak, do t’i sillnin shume me shume?! Nuk e rrezoi dot Edi Rama, Berishen se nuk kishte ndonje shkelqim qe te verbonte gjatoshi. Demi qe i bene Berishes Meroja me ca shoke, ka qene i llahtarshem. Edhe ndonje interes mund t’i jete prishur Meros, le te ta pranojme per pak caste, nuk po e quajme aq parimor dhe Meron. Por pavaresisht nga kjo, Mero Baze do te mbetet ne qiellin e gazetarise kritike shqiptare si ylli me i ndritshem i tera koherave, per trimerine, logjiken, per depertimin tek makrokorrupsioni i komunisteve te konvertuar te pas viteve 90. Dhe jam i bindur se lufta ndaj Berishes e beri edhe me trim dhe per kete kam arsye te plote te besoj qe edhe Rama do ta paguaje shtrenjt. Thuajeni nga mengjezi deri ne darke, se edhe nga Rama eshte i pakenaqur per fitimet qe shpresonte. Meroja ka fituar aq shume ne tere keto vite sa duhet t’ia kete zili Meta, Berisha, Nano dhe Rama bashke. Dhe kjo pasuria qe flas une nuk ka nevoje te futet ne bankat e Panamase!

      1. Mysafiri says:

        Nuk eshte e domosdoshme te jesh “Skypion” per te thene qe Mero Baze eshte nje dallaverexhi, nje inatçi i keq dhe qe nuk ka asgje te perbashket me te qenit parimor. Po te kishte qene parimor nuk do i binte fyellit ne nje brime sidomos keto kater vjetet e fundit. Ka tre vjet e gjysem qe Rama qeveris vendin, dhe Mero nuk e ka marre nje here mundimin te shkruaj nje “Editorial” per menyren se si po qeveris, ne nje kohe kur vendi po shkon drejt katastrofes ne te gjitha drejtimet. Kriminaliteti dhe droga po lulezojne si kurre me pare, kurse Mero Baze merret non-stop me Berishen. Ne kete rast perse te mos mendoj se Mero Baze e ben kete qellimisht per te larguar vemendjen e njerezve nga problemet e medha qe hasen perdite nga keq qeverisja e Rames. Nje gazetar kur shkruan per çeshtje “parimore” per dike, sidomos kur behet fjale per nje ish kryeminister dhe ish president, nuk eshte e nevojshme te perdori fjalor rrugesh duke e quajtur ate legen dhe gjithfare epitetesh te tjera qe nuk mund tja thuash nje njeriu te zakonshem jo me dikujt qe edhe pse nuk eshte ne pushtet pret dhe percjell nje numer te konsiderueshem personalitetesh nga e gjithe bota.
        Megjithate e gjithe kjo, eshte edhe çeshtje kendveshtrimi, dhe se as ty dhe as mua nuk mundet askush te na e ndryshoje mendimin per Meron.

  12. Arber says:

    Pushka top! Mero Baze! Padyshim qe je nje gazetar i lindur, i rrahur me vaj e me uthulll, sic thote populli dhe je nje vlere kombetare dhe demokracine ne Shqiperi.

  13. emigranti says:

    Llalleeeeeeeeee merr heto faktet nje per nje dhe jepi hakun sales dhe kelysheve. Mero eshte i besueshem dhe guzon ta thote e ta shohe te verteten ne sy .

  14. Skypon Poralliu says:

    Hahaha, jam dhi gazit me ate laron e Saliut qe quhet Skipion.Se pari duke qene vete vetem sherbetor nuk kupton se ka nje race njerezish qe bejne punen e tyre per shpirt te vet pa e rujt pallen per shefin, por perpiqen te bejne punen e tyre me profesionalizem e ndershmeri.
    Se dyti jam dhi gazit kur thote Berisha nuk e toleroi Meron te shkelte ligjet e rregullat, hahahaha.
    Skypion ha mut bashke me Saliun tani e per shume vjet te tjere, leqe Saliu eshte shume palk e mund ta therrase i plotfuqishmi afer per ta ndeshkuar jo ledhatuar se vendin e ka ne xhenhem.hahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje