Champions League/ Atletiko Madrid finalistja e parë, eleminon Bajernin (VIDEO)

3 Maj 2016, 22:59Sociale TEMA

Atletiko Madrid është finalistja e parë e “Uefa Champions League”.

Ekipi i Diego Simeones pavarsisht humbjes në “Allianz Arena” me rezultatin 2-1, kalojnë në finale pas fitores që arriti në shtëpi javën e shkuar me rezultatin 1-0.

Një sukses i merituar ky për spanjollët, që besuan deri në fund për të arritur në fianlen e madhe që do të zhvillohet në Itali në stadiumin “San Siro”.

Një 90 minutësh me plot emocione u zhvillua në gjermani, me Bajernin që dominoi në pjesën e parë duke i zhvendosur për 45 minuta madrilenët në gjysëmfushën e tyre. I pari që kaloi në avantazh bavarezët ishte Ksabi Alonso në minutën e 30-të që goditi saktë nga goditja e dënimit. Pas dy minutash Bajerni humbet mundësinë më të mirë për të shënur golin e dytë me Tomas Myler që humbet një penallti duke u pritur mrekullisht nga ana e Oblak.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe nga e para me Atletikon që hidhet në sulm për të gjetur golin, i cili vjen në minutën e 54-tërt me Greizman që tregohet i saktë përballë Manuel Nojerit.

Pas barazimit kampionët e gjermanisë hidhen në sulm duke rihapur ndeshjen, me Levandovskin që godet saktë me kokë pas asisit të Vidal.

Kur loja po shkonte drejt fundit Atletiko humbet rastin më të pastër për të barazuar rezultatin me Torres që nuk tregohet i saktë nga goditja e 11-metërshit duke u ndalur nga Nojer.

Pavarsisht përpjkjeve të vëndasve rezultati mbeti I pandryshuar deri në fund, me Atletikon që shpërthen në festë pas fërshëllimës së fundit të gjyqtarit duke qënë finalistët e parë të këtij ediconi./f.b

 

Goli i pare i Alonsos.

Goli i barazimit i shenuar nga Greizman.

Goli i trete i shenuar nga Levandovski.

5 komente në “Champions League/ Atletiko Madrid finalistja e parë, eleminon Bajernin (VIDEO)”

  1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    Topi bam
    E s’u përkule
    Lule Pep
    Guardiola lule
    Bëre Ç’deshe
    Sa u çkule
    Lule Pep
    Guardiola lule
    Një gjerman
    Me zemër pule
    Lule Pep
    Guardiola Lule
    Dhe e hëngre
    Mu në tule
    Lule Pep
    Guardiola lule
    Më në fund
    Shyqyr u çkule
    Lule Pep
    Guardiola lule.

  2. Totila says:

    Bayerrni nga Reali ne. 2014 ,pesoi 5 gola ,nga
    Barcelona …………..ne .2015, pesoi 5 gola ,kurse nga
    Atletiko ……………..ne . 2016 ,pesoi 2 gola por shenoi nje gol te arte si mystafir .
    Perfundimisht Guardiola e ktheu Bayernin ,ne nje ekip te merzitshem duke implementuar ne menyren me Groteske dhe te neveriteshme Tiki-taken e Barces te ciles i ka ikur koha sepse eshte bere shume-shume e lexueshme .
    Simeone do te mbahet mend se ka ndertuar nje ekip te DENJE RUGBY-je por qe me vetem nga nje GOL te VOCKEL po shkon ne finale ku atje e pret kete CJAP PA MJEKER ( Atletikon ) ,KASAPI ME THIKEN NDER DHEMBE ,REALI ,te cilit ja shtroi rrugen me QILIMA PEREZ WAGABONDI qe e ka blere gjithcka tek UEFA .

  3. akrepi says:

    ahaha ca poezie
    mbreme sishte faji pepit po i myler bithevrimes qe me shume ka llape se pune
    po te tallesh me kundershtarin te del per hundesh dhe per mylerin vetem mu be qejfi
    nese shenohej penalltia bajerni do ishte ne finale
    eshte turp qe championset ti fitoje antifutbolli, turp per zotin
    te fitosh championsin me 4 fitore ne 12 ndeshje eshte maskarada me e madhe ne futboll
    edhe porto e fitoi me me dinjitet
    por me sa kuptoj uefa fifa do mbulojme mutin me shurre, korrupsionin qe u doli me kete shemtire championsi qe mos ta kene njerezit mendjen te uefa
    llogarit iku juve, arsenal, barca, bajern, qe bejne superfutboll, kaluan reali me short pisllik me skuadra qe bien nga kompeticionet dhe perplasin juve bajern barca arsenal e me antifutbollin atleyiko
    une jam dashamires i futbollit po jo i ktij lloji
    nje skuader qe cdo ndeshje 20 minuta ben vonese loje , 20 nderhyrje per thyrje kembe, nje trajner qe hedh dy topa gjate lojes ne fushe, ose i hedh nga tifozet te ngadalesoje kundershtarin, nje trajner qe rreh live delegatin e tij dhe i versulet po live asistentit te kundershtarit
    me i turpshem nuk behet
    plus me gjyqtare me psv, me gjyqtar me barcen dhe bajerni
    nje skuader qe 210 minuta si ben dot gol psv nuk mund te fitoje kurre champions me merite
    por sigurisht ata ndihen krenare me kte menyre, derisa ndonje kundershtari ti thyhet kemba e te humbin jeten ne fushe
    europa nuk ka nevoje per futbollin palaco te kampionatit argjentinas se do kthehen fushat ne arena boksi e mund te ndodh te vritet gjyqtari live sic ndodh andej
    tung

  4. Nishan jari me quhet kari says:

    Guardiola nuk e fitoi Champions me Bayern,me gomaret qe ka Siti as nuk ka shanc kur te shkoje atje.Shpresoj Atletico te ja hape bythen mire Ronaldos po doli ne finale.Na ka merzitur futbolli tiki taka,Atletico luan menyren tjeter te futbollit,ate te ekipit te perbashket pa yje dhe pa pordhacer,pa buxhet te madh dhe pa mbrojtje nga Mafia e Uefa.

  5. mos harro! says:

    Eshte per te ardhur keq kur shohim se si e katandisi Bayernin e te madhit Jup Heikens shpikesi i te neveriteshmes tiki-taka.Nga nje ekip qe e mbyste kundershtarin me presingun e tij u kthye ne nje ekip qe nuk di se si te reagoje kur ndodhet ne mom te veshteria.Kjo gje i ndodhte edhe kur drejtonte Bacelonen.Nje ekip qe nuk di te nderroje njehere skemen vetem me ate menyre te merzitershe mbajtje te kote topi.E njejte menyre loje si me eintrahtin e frankfurtit po ashtu dhe 1/2 finalet e Ch.Liges.
    Persa i perket Atletikos keshtu eshte nderuar ,thjesht per te fituar,per te fituar me cdo cmim!Nuk kam pare kurre nje trainier te tille,me sjellje shume ordinere.Cdo kush mund te nxehet ne loje e siper,por kurre nuk pame nje Ferguson,nje Lipi,Anceloti,Hicfild etj te silleshin keshtu,Per menyren se si luajne dhe vete Heleino Herrera do i kishte zili!
    Gjithesesi si futboll dashes me pelqen filozofia e Tele Santanes qe thoshte:dua nje ekip qe me mire te humbase 4-3 sesa te fitoje 1-0!Kete futboll dua,ate qe aplikoi dy here me Brazilin pamvaresisht se deshtoi ne kupen e botes ne 1982 dhe 1986! Tung nga Berati!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje