Kush jeni ju?!
Dy fjalë dua t’ju them dhe dua t’jua them duke ju parë në sy. Mënyrë më të mirë për t’ju parë në sy, duke ju shkruar këtë letër e hapur, nuk ka! Dy fjalë juve, dy zotërinjve të “politikës” shqiptare dhe të gjithë atyre që ju mbështesin fort në rrugëtimin tuaj drejt zhvatjes.
Unë kam një pyetje të thjeshtë dhe jua bëj atë, në emrin tim dhe në emrin e të gjithë shqiptarëve që persekutohen çdo ditë nga plotfuqia juaj pothuajse magjike.
Kush jeni ju?!
Që doni të rrëmbeni pronën e familjes time?!
Kush jeni ju që doni të shkatërroni trashëgiminë tonë, gjakun, nderin dhe jetën tonë. Kush jeni ju që nuk pyesni për bizneset tona, që janë ngritur me djersë dhe me mundimin tonë të çdo dite.
Pse keni ju pothuajse fuqinë e Zotit?!
Pse keni ju akses që për 24 orë të hipotekoni dhe ç’hipotekoni çfarë të doni dhe kur të doni?! Mos jeni gjë pronarët e këtij vendi, ju që arrini të caktoni cilindo gjykatës që doni, në të gjitha shkallët e gjyqësorit?
Unë po e them publikisht se ju keni bërë ç’keni dashur!
Ju që zgjidhni gjykatësit tuaj, pra maliqët tuaj, të cilët e shkelin ligjin, e keqinterpretojnë dhe bëjnë me ligjin çfarë të duan. Vetëm ju arrini të manipuloni gjykatën e Apelit në kohë rekord. Të nxirrni çështjen, gjykatësin që doni, të mos lajmëroni të paditurin dhe të merrni vendimin duke e ditur vetëm ju. Tamam si në kohërat e errëta të diktaturës kur njerëzit i merrnin në fshehtësi, i pushkatonin, i groposnin, u merrnin dhe pronën dhe përgjegjës nuk ishte askush.
Si ka mundësi që ju arrini të nxirrni në 24 orë vendimet edhe në gjykatën e Lartë duke habitur çdo shqiptar të ndershëm, çdo jurist të ndershëm, çdo gjykatës të ndershëm.
Ju në rrugën tuaj të zhvatjes nuk jeni vetëm!
Ju jeni si një kope ujqërish, gjithmonë të uritur për zhvatjen dhe prenë e radhës.
Të gjithë jemi lodhur nga ju!
Janë lodhur të gjithë profesionistët e ndershëm të këtij vendi që mendojnë se si do ta bëjmë realitet dinjitetin e njeriut në këtë vend. Edhe shteti është lodhur nga ju! Edhe politikanët e këtij vendi që duan të shohin prosperitetin dhe drejtësinë si të vetmin tempull të shenjtë të lirisë sonë që ende nuk e kemi!
Ju them të gjithë juve zotërinjve që doni të rrëmbeni pronën e familjes time dhe pronat e çdo shqiptari të ndershëm që nuk mbrohet dot nga ju – e keni kot!
Koha juaj po perëndon.
I bej thirrje Presidentit të Republikës, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, që të mos fshihen por të shprehen qartë për këtë rast!
Ata do të vijnë të hënën, më 9 maj, në orën 10 të më nxjerrin me polici nga prona ime! Le të vijnë! Unë nuk trembem! Turpi do të jetë për ta, por edhe për shtetin dhe shtetarët tanë! Të hënën është radha ime, por më pas është radha e secilit!
Per cfare prone behet fjale? Dhe e kujt eshte ajo ne te vertete? Perse kerkohet ajo prone? Ku eshte?
Znj keni mbeshtetjen time. Por mos mbaje shprese te emrat qe ke shkruajtur me siper ata jane pjese e asaj shtrese qe e kane cuar deri ketu kte vend. KLM.
Kush Rovena Dilo?
fol me emra konkrete zonje e nderuar ! gjykata eshte pushtet i pavaruar, kush politikan po ta merr pronen ? thuaji emarin, nuk ka pergjegjesi kolektive sot.
kush jeni ju ? ..sono io Loshi Bumes….prrr pordh syfyri edhe kjo ….futja kot se del plot ehde kjo
ik moj dreq kap nej pune kamariere se nuk osht pet ty ky muhabet
Mbeshtetjen time te plote moralisht Zonja Dilo.
Meqe i hyre kesaj vallje te henen bej nje koncert te vogel aty ke prona dhe priti dhe percilli me kenge e muzike ata qe do te vine dhe tregou dhe tironsve te tjere se si mbrohet prona pasi nje pjese e tyre mbase nuk e dine.
Te lumte pena znjs. Rovena Dilo. Por per emrat qe permende mos mbaj shprese kot pasi keto personazhe jane ato qe kane shkaterruar Shqiperine per 25 vjet.
Tom doshi eshte nje nga trashegimtaret, zoterinj alla sojit qe po i grabit pronen
Ka të drejtë biznesmenia dhe këngëtarja e madhe Rovena Dilo që revoltohet! Kjo hata që po i ndodh asaj nuk i ka ndodhur askujt tjetër më parë. Mos lërë gazetë e televizion pa e shpallur vjedhjen që po të ndodh, Rovena. Jepi, Rovena! Gjithë Shqipërinë e ke me vete!
T.D
Ju lutem me emra konkret dhe jo si ato gazetaret e kronikes ky ishte nje politikan qe ka lidhje me kete dhe njofin ate.Behu trimnesh dhe mos u tremb me qe qenka kaq keq puna!!!
Harrova ke karire,keshtu qe mbyll gojen dele urte …..
Ajo ka nje karier fale aftesive dhe zotesis se saj. Ajo nuk ka rrembyer askujt asgje, vec ju ka dhuruar kenaqsi
Jam dhe jemi me Ty zonja Dilo ! Kjo qe po te ndodh Ty , familjes time I ka ndodhur 5 vjet me pare ne Sarande . Na e grabiten pronen ….. !!!! Une te uroj mos te ndodh e njejta gje me familjen tuaj . Uroj dhe Shpresoj . Zot I qofte me Ty ! ( kush grabit pronen e tjetrit , do vij Ora dhe do ta paguaj shume shtrenjte) . PRONA ESHTE E SHENJTE !!!!!!
Bertit me ze te forte emrat ROVENA…..
E dashur RovenaAta po rrembejne gjithe Shqiperin, po rrembejne jeten e njerzve, shpirterat e tyre. mjer ky vende.. behu e fort dhe mos u terhiq, mos u tremb. Duhet REAGIM. Te reagojne njeres si ti se bagetija do vetem nje bariTe mbeshtes dhe uroj force e kurajoAskushi
Zonjushe e nderuar
ke te drejte po referoju ndonje sistemi alienesh se atij sistemit ku kishte zot hauri ti dhe prokopia jote I dhate dermen
Tani beni qef ne katrahuren qe ndertuat vete.
President leshi ka bere namin duke vjedhue e tjetersuar prona ne Durres e Tirane, ai bashke me njerezit e gruas se tij vodhen sa deshen.
ha ha ha tom doshi tironc ku ku mjer vatani e vaj mileti e sheh o sali pushti toma me shoke ne kohen tende o derr i blevi shkollat shiko o sali pushti se si e katandise kete popull fatkeq e shite e çnderove e poshterove ne te gjitha kuptimet por nje kerkes kisha qe te nxirret nje ligj per verifikimin e gjith diplomave SE VETEM per LENDET QE KAN DHEN TI PYESESH E KUPTON SE I KAN BLERE dhe pastaj me menyrat me te dhimshme ti besh te tregojn se kush ja shiti dhe pastaj te gjith bashke te denohen per shkaterrimin dhe vrasjen e te ardhmes se keti populli mjeran. Ku ku tom doshi deputet fundi maskaradhekut
ku e gjete pronen ti mi??
ta dha tan imami qyl..PRONAT E FAMILJES TIME…wooowww cfar rrene
Tom Doshi dhe Qim Babasi jane pronaret e rinj.Une kom nigju prej vitesh qe kjo prone e familjes Vreto()doktor igjyshi i Rovenes) ka qene molle sherri ne familje se nje daja beqar i Rovenes,ja kishte bo gungen motrave dhe vllait dhe mante afer vetem Rovenen,tani nga fundi sdi cka ndodh me ket rast