VIDEO/ Nuk ka fitues në derbin mes Tiranës dhe Partizanit

4 Maj 2016, 20:41Sociale TEMA

Nuk ka fitues në derbin e fundit të këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi”. Supersfida kryesore e javës së 33-të përfundoi me rezultatin 2-2 më të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.

Një pjesë e parë spektakolare ku nuk munguan golat, grinta, tensione duke e bërë mjaft emociuonese që në fillim derbin. Të parët që kaluan në avantazh ishte ekipi I Partizanit me anë të Xhevahir Sukaj që që shënoi një super gol nga distanca.

Goli I avantazhit u shoqërua me tension tek tifozat e Partizanit të cilët bënë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta pasi u provokuan nga drejtori i stadiumit, duke hedhur sende te forta ne fushë.

Megjithatë kundërpërgjigja e Tiranës nuk vonoi shumë pasi Gentian Muca barazpeshoi shifrat në minutën e 27-të që godet saktë me kokë duke mposhtur portierin Hoxha duke e mbyllur me shifrat 1-1 pjesën e parë në “Selman Stermasi”.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Tiranën që kaloi në avantazh me anë të ish lojtarit të Partizanit Elis Bakaj që tregohet I saktë përballë portierit Hoxha.

Në minutën e 55-të, Tirana mbetet me 10-lojtarë  pasi Gentian Muca ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Vilës.

Pas këtij momenti Partizani hidhet I gjithi në sulm për të gjetur golin e avatazhit që erdhi në mintën e fundit të ndeshjes me anë të të mesfushorit Realndo Fili duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 2-2.

Tashmë distance me Skëndërbeun është +5 pikë, por në fundajvë luhet dhe ndeshja direkte mes korcarve dhe Partizanit e cila do të vendosë neës kampionati do të rri I hapur ose jo deri në ndeshjen e fundit./f.b
Goli i pare i shenuar nga Sukaj.

 

Goli i barazimit shenuar nga Muca.

Goli i avantazhit per Tiranen shenuar nga Bakaj.

Goli i barazimit per Partizanin shenuar nga Fili.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje