Një finale tërësisht spanjolle, Real Madrid-Atletiko Madrid. Është skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidane finalistja e dytë e këtij sezoni të kompeticionit “Uefa Champions League”.
Madrilenët mposhtën në ndeshjen e kthimit skuadren e Manchester City me rezultatin 1-0 falë golit të shënuar në minutën e 19-të të pjesës së parë me anë të Gareth Bale që u tregua i saktë me gjuajtjen e tij duke mposhtur portierin anglez Joe Heart.
Një sukses i merituar nga ana e “Los Blankos” që e dominoi për 90-minuta kundërshtarin i cili tregoi një formë të dobët në këtë ndeshje, ku rastet e rrezikshme në drejtim të Keilor Navas ishin me pikatore.
Në këtë mënyrë do të përsëritet sërish finalja e vitit 2014, me Atletikon që do të kërkojë hakmarrjen, ndërsa Reali kërkon të fitojë titullin e 11-të .
Kjo është finalja e 14-të në historinë e madrilenëve “Uefa Champions League” e cila këtë vit do të zhvillohet në itali më datë 28 maj në stadiumin “San Siro”./f.b
Goli i shënuar nga Gareth Bale që dërgoi në finale Realin e Madridit