Njeriu i cili bëri mrekullinë në krye të pankinës së Leicester City, Klaudio Ranieri, është pritur me entuziasëm në konferencën për shtyp në prag të përblljes kundër Evertonit.
Tekniku italian në momentin e hyrjes në sallën e konferencës është pritur me duartrokitje nga gazetarët që ishin të pranishëm pas këtij suksesi të merituar.
Italiani më pas i falenderoi të gjithë për këtë pritje duke i takuar një nga një, ku nuk mungoi dhe nga një gotë shampanjë.
Ky është titulli i parë për Klaudio Ranierin si trajner pavarsisht se ka qënë në krye të disa skuadrave të njohura.