Na bie ndër mend për ata që i konsiderojmë të ndryshëm nga vetja, sa herë ka ndonjë ngjarje apo festë që bëjmë sikur i kremtojmë për të rrëfyer që nuk jemi racistë. Në fakt për shumicën është bash e kundërta. Nuk lëmë rast pa e theksuar, qoftë dhe në të folmen e përditshme. “Jevg i m…!” apo “Gabel m…!” janë disa nga shprehjet që përdorim rëndom dhe nuk është se i themi tek-tuk në të rrallë.
Më datën 5 maj dhe mëngjesin e datës 6 maj, në Shqipëri dhe kudo ku ka romë është festa më e madhe e tyre, e cila njihet me emrin Ederlezi ose Shën Gjergji. Është një nga festat më të bukura që ka kremtuar njeriu. Në shtëpitë e romëve gjeni mu në prag degë shelgu ose ulliri, gjë që do të thotë se kjo derë është e çelur bujarisht për këdo. Nëse e sheh këtë shenjë mund të hysh pa njohur, pa trokitur dhe të shtrohesh në tryezën e pasur të festës. Një enë e mbushur me petale erëmira lulesh mbushet me ujë burimi ose nga tre çezma të ndryshme. Në fund të enës ndodhen stoli që një djalë i vogël, i qashtër fut dorën dhe i zbulon duke ja dhënë motrave e vëllezërve më të rritur për t’u sjellë fat. Qingji është shtënë në hell, buka është e zënë me maja që të vijë mirë, kurse pitet që duhen për ta ngjyer kafshatën në gjellën me mish, erëza dhe aromën e dafinës, piqet drejt e në hi, ashtu si dhe patatet. Tava e pllaqive me mish të grirë, qepë e domate është të lësh thonjtë. Ngrihen dolli dhe pihet raki rrushi, gjer në ag. Më pas, pa dalë rrezja e parë e diellit, gjindja shkon në lum, ku lahet. Uji i rrjedhshëm i merr mëkatet, prapësitë dhe të këqijat e shëndetit, kurse prej ujit të freskët të pranverës ti merr veç mbarësinë. Gratë me barrë rrokullisen në fushat me grurin e sapoçelur që fëmijët t’u dalin në dritë të shëndetshëm dhe pa cene.
Kjo festë e mbushur me këngë, tingujt e klarinetës, rritmin e qypit është një gaz i madh, ku ngrihet kulti i diellit, ujit, pastërtisë fizike dhe shpirtërore, i vetë jetës shumëngjyrëshe, e cila kurrë nuk ndal, kurrë nuk rresht së qeshuri.
Këta janë romët e Shqipërisë, të cilët i kemi bashkëpatriotë, i kemi në një udhë, në një katund, në një rruginë të qytetit, por nuk i duam, sepse janë të ndryshëm. Deri dje u thonin që nuk ka punë të hairit për ju, se nuk keni bërë shkollë. Tani që shumë prej tyre janë shkolluar, falë dhe bursave të shoqatave të ndryshme, u thonë të futen në konkurs, të kalojnë në DAP. Kanë kërkuar nja katër-pesë vende pune në administratën e sotme, por i kanë përcjellë, jua kanë bërë DAP. Qeveria, veçanërisht kjo e sotmja për romët të çan dërrasat, por punë nuk u jep, sepse na pëlqejnë më shumë, kur thurrin tendat me kashtë.
Romët kanë një flamur të gjelbër, me një rrotë në qendër, i cili tregon historinë e tyre të shtegtimit. Në 8 prill, ditën ndërkombëtare të romëve, ata kërkuan që institucionet shtetërore të ngrinin flamurin e tyre. Jua gjetën një përgjigje burokratike dhe nuk e ngritën, pasi do u ketë ardhur marrè nga ky flamur. Romët kurrë nuk e ngrenë flamurin e tyre, pa lartësuar më parë atë kuq’ e zi. Na quajnë, ata të mazhorancës, kurse ne për ta plot gjëra me atë mbiemrin që nis me gërmën “m”.
Bahtalo tumaro baro dives o Ederlezi!
Ne camet, jevgjit dhe romet jemi jesoj ,ne jemi te ardhur nga kurdistani jevgjit nga egjipti dhe romet nga india, por jemi njerez te mire .
O vlonjat “trimi” (se dukesh qrte qe nuk je çam dhe qe çamet i urren)
Ata qe thua ti jane apo te pakten duhet te konsiderohen si shqiptare, si ne te gjithe.
Obama naga i ati eshte zezak apo “negro” siç i quan “ku-klus-klani”, por u zgjodh 2 legjislatura rresht president i SHBA-ve.
Anglezet e Londres me voten e tyre te lire vendosen para dy ditesh qe kryetar bashkie i tyre te jete nje bir emigrantesh pakistaneze apo nje “evgjit” siç i quan ti (eshte shkencerisht e provuar se evgjitrit tane te sotem origjinen e kane nga India apo edhe nga Pakistani, vende fqinj me njeri tjetrin.).
Per fatin tone te keq ne do te jemi te fundit nga Ballkani qe do te hyjme ne BE (nese do te hyjme njehere) dhe kjo sepse ata si puna jote na i prodhon toka jone pjellore me shumice, me shume se çdo vend tjeter i Ballkanit. 1 shembull per ty.
Nje bythe Mali i Zi me banore sa gjysma e Tiranes dhe nga te cilet gjysma jane serbe, ka shtetin e tij, ndersa ne jemi 7 (apo edhe 10 milion) ne 5 shtete (siç ka qene titulluar nje emision i dikurshem i TVSH).
Lum ne e lum kombi shqiptar per ne qe na ka kaq te mire e te kulluar.
ku rafti bu ku rafti minxhi re Cami
ohahahahahahahahahhahahaaaahhahahahahahhahaha
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhhhhahahaaaaaaaaaaaaaa
o ju dy komentet e para ti nga vlora dhe -ai burri ,
jeni sh te poshter , kam qesg me lot nga komentet tuaj ju marrte e mira …
oh-po me dhembin brinjet nga te qeshurit sidomos me kte qe shan ne gjuhen e romeve hahahahahahahahhahahahahhahahahahahahahhahahahaahhahah