Lajm i keq nga Michael Schumacher: Jeta e tij e varur në fije të perit!

6 Maj 2016, 13:36Sport TEMA

Duket se gjendja shëndetësore e ish-pilotit të Formula 1, Michael Schumacher, është përkeqësuar.

Kështu ka deklaruar një neurokirurg amerikan që ka preferuar të mbetet anonim.

Lajmi i përcjellë nga shumë media ka bërë bujë pasi prej kohësh pritet një përmirësim i gjermanit, por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej.

Para pak ditësh Sabine Khem , zëdhënësja e kampionit të shumëfishtë tha se e vetmja gjë që ngelet është shpresa, por duket se edhe ajo po shuhet dalëngadalë.

“Gjendja e Schumacher është përkeqësuar dhe jeta e tij është e varur në fije të perit”, ka thënë një neurokirurg anonim, por i besueshëm, shkruan “NewsEveryDay”.

1 komente në “Lajm i keq nga Michael Schumacher: Jeta e tij e varur në fije të perit!”

  1. sala says:

    shume po e lene te vuaj ,doktoret e dinin qe mbas perplasjes qe ai nuk behesh me

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje