Ministria e Brendshme zhvilloi një konsultë me operatorët e telefonive telefonike, për projektligjin për “Komunikimet elektronike”.
Ministri Saimir Tahiri theksoi pas takimit, domosdoshmërinë e këtyre ndryshimeve ligjore.
“Edhe në kuadër të rekomandimeve të Bashkimit Europian, edhe në kuadër të analizave të vazhdueshme të Policisë së Shtetit nga njëra anë, Prokurorisë nga ana tjetër, dhe të gjitha agjencive ligjzbatuese në tërësi, kemi konstatuar domosdoshmërinë për të ndryshuar disa ligje, të cilat do të mundësonin Policinë, Prokurorinë dhe të gjitha agjencitë ligjzbatuese të bënin hetime më të shpejta dhe më efektive në kohë”, tha Tahiri.
Ai shtoi se paketa ligjore ka synim që hetimet proaktive kundër krimit të organizuar, korrupsionit në veçanti dhe terrorizmit të zhvillohen në kohë, me rezultate të qëndrueshme dhe pa pengesa burokratike.
Tahiri garantoi se drafti nuk prek kompetencat e prokurorisë, por ka lidhje me marrëdhënien që kanë agjencitë ligjzbatuese me operatorë kryesisht privatë por edhe publikë në fushën e hetimeve penale.
Çfarë parashikon projektligji?
Prokuroria, Policia e Shtetit dhe SHISH do të kenë akses direkt në bazën e të dhënave të kompanive që ofrojnë shërbime komunikimi, kompanitë e telefonisë apo internetit.
Ministria e Brendshme hartoi projektin që i detyron këto kompani, publike apo private, që brenda 24 orëve, ose 5 ditëve në raste specifike, t’i japin të dhënat e kilentëve të tyre prokurorisë, policisë apo SHISH.
Sipas hartuesve, qëllimi është për të evituar praktikën negative të deritanishme kur përgjigjia për të dhëna që lidheshin me çështje hetimore vonohej deri në 6 muaj.
Në jo pak raste kjo vonesë ka sjellë edhe dështimin e hetimit të ngjarjeve të ndryshme, për shkak të tejkalimit të afateve të hetimit.
Për 24 orë jepen të dhënat që lidhen me identifikimin e pajtimtarit, kur dihet numri apo adresa e kompjuterit në rrjet, apo siç njihet ndryshe IP-ja; identifikimin e pajisjeve apo adresave të IP-së për një pajtimtar të dhënë; identifikimin e vendndodhjes së një pajisjeje fundore.
Ky afat bëhet 5 ditor kur kërkesa përmban të dhëna më specifike. Në ligjin e mëparshëm nuk lihej një afat i përcaktuar, por thuhej pa vonesa, por prokuroria priste edhe 6 muaj.
Ky projektligj shton dhe një nen tjetër i cili parashikon se, me qëllim ruajtjen e sigurisë publike dhe kombëtare, parandalimin e krimeve të rënda dhe akteve terroriste, sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve publike detyrohen të vënë në dispozicion menjëherë, në formë elektronike dhe nëpërmjet dhënies së aksesit të drejtpërdrejtë në skedarë apo pjesë të tyre, ose ngritjes së platformave elektronike të disa institucioneve.
Hahahahha ,hetime te shpejta…pune me norme…gjykime ” efektive”…..une kujtova ky eshte minister I drejtesise ….sic duket beson ne drejtesine e korruptuar ky dhe sguxon te thote se problemi jane vete prokuroria e inkriminuar dhe nen diktatin e pushtetit te forte, sidomos atij ne fuqi..dhe gjykata totalisht te korruptuara ne sherbim te mafjes ne pushtet…. Keto deklarata boshe tregues te mosdeshires te Shullazave te pushtetit per reforme serioze. Jo se reforma nen Ilir Meta dhe Ministrine e Drejtesise ne sherbimin e tij personal, dhe pavendosmerine e Rames, pasi edhe ky I trembet asaj 20%,do sjellin ndryshim serioz dhe drejtesi te lakmuar aq shume nga mileti bageti deri tani.
qe policia te kete akses direkte ne keto gjera ndodh vetem ne vendet diktatoriale…
eshte gjykata apo prokuroria qe kane te dtejten te bejne kerkese