Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth mesditës në zonën e Kamzës, ku një automjet është rrëzuar nga ura.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që nuk është raportuar për viktima.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe po heton për rastin.
Siç shihet edhe nga fotot makina është kthyer përmbys pasi ka rënë nga ura.