Petrit Malaj: Zgjedhja e drejtorit të RTSH, teatër. Ishte paracaktuar me kohë

8 Maj 2016, 14:05Kulturë TEMA

Dy ditë më parë u njoftua se drejtori i ri i RTSH do të jetë Thoma Gëllçi. Por duket se rivali i tij në garë, aktori i njohur Petrit Malaj, nuk është dakord me mënyrën e zgjedhjes së drejtorit të RTSH. Sipas tij gara ishte thjesht një teatër dhe gjithçka ishte paracaktuar shumë kohë më parë.

Ja çfarë shkruan Malaj:

Të dashur miq,

Nuk do te doja te prononcohesha fare per një sfide te jetës time, garën maratonë 1 vjeçare për drejtuesin e RTSH. Në një garë njëri fiton e kjo mua nuk më shqetëson, por ajo që më bën të shprehem është deklarata e turpshme e një ish gazetari apo ish ushtaraku, sot deputet, se zgjedhja u bë me konsensus! Sa fjalë magjike për këtu tek ne por aspak e vertetë në rastin konkret! Ku ishte konsensusi? Për cilin konsensus flet përgjegjësi për fituesin e kësaj gare ? Konsensusin e votimeve të para , ku konsensusi i opozitës ishte për personin tim edhe pse nuk isha kandidaturë e tyre? Apo për teatrin e fundit, kur pasi u gjet dhe një regjisor e vutë në skenë me shume sukses?!

Sa për konsensus zotëri mos e përmënd! Se ti mungesën e konsensusit përdore për ndryshimin e ligjit. Të paktën në fund kur e realizoni qëllimin me çdo mënyrë e mjet, e nëse ju ka mbetur pak ndershmëri, mos dezinformoni e shijoni suksesin e kesaj shfaqjeje!

Unë nisa prej një viti një garë të ndershme brenda vehtes time, e në mes të saj m’u shfaqën mullinjtë e erës si në veprën e Servantesit me të cilët u përballa deri ditën e fundit! Ishte vendosur me kohë se çfarë do të bënin me RTSH! Por une, një burrë malësor nga babai dhe lab nga nëna, nuk mund ta lija këtë garë në mes!Ndaj do pranoja më mirë të isha një humbës me nder sesa një frikacak që kthehet nga rruga!

Por ju s’doni ta lini tjetrin të jetë as humbës i ndershem! Ndaj ju them ta harroni fjalën konsensus! Vetëm konsensus nuk kishte!

Njerëzit ju gjykojnë e nuk harrojnë!

Gjithçka shpreha e ndjeva detyrë ndaj vehtes, miqve, kolegëve e gjithë të tjerëve të cilët më kanë mbështetur gjatë kësaj kohe! Ky është vendi ku jetojmë dhe duam apo sduam ta pranojmë, ky është realiteti. Por jo gjithçka e harrojmë, dhe jo gjithçka e kalojmë lehtë, ndaj dhe zhgënjimi dhe turpi që pashë gjatë kësaj farse do të reflektojë në të ardhmen time të të menduarit e vepruarit!

7 komente në “Petrit Malaj: Zgjedhja e drejtorit të RTSH, teatër. Ishte paracaktuar me kohë”

  1. loli says:

    po nqs ishte zgjedhur me kohe, pse ka.in garove ti atehere??

  2. Tarrasi says:

    Ti qe nga baba je malesor, dhe vete ish antar i Asamblese Socilaliste, shkove dhe kerkove mbeshtetje te Sali Berisha?
    Kete e quan konsensus ti ?
    Gjindje e pabese !

  3. Vasil Shanto says:

    Aty je expert shoku Petrit,te teatri,e njeh mire.Partia u tregua me ty beseprere.Se bir i Partise je dhe ti,po te propoganda duhet mje i zi me shume se i kuq c ka ti je.Megjithate tti do vazhdosh ta duash Partine prape,se je i lig.
    E

  4. Sit back and relaks says:

    Ajajajajajaj, mashtrusi Thoma Gellci, hedhesi i llotarise amerikane. I ka paguar ndonje takse shtetit per pagesat e marra per sherbimin qe ju ofronte fshatareve duke ju hedhur llotarine amerikane ? Po dhe pak kryeredaktor i zerit te popullit ka qene zoteria, dhe ka qene ne kohen e PP. Po nuk ka me djem e vajza te shkolluar e te edukuar e me eksperience qe na vini nje kafshe prehistorike si gellci ne krye te rtvsh. Po me mire kishit vene namik doklen, te pakten ka me shume karakter se ky gellci. Ngjan me shume si nje shperblim per klanin brace ne mos qofsha i gabuar.

  5. Adi says:

    Ky njeri me emrin Petrit Mala nuk ka faj qe nuk di cfare flet se edhe nena e tij nga PSIKOPATIA ka vdekur duke mbytur veten.Eshte nga ai fis ne Tropoje qe e djegin Shqiperine ne mengjes e shesin ne dreke dhe shkaterrojne me tritol ne dark, por hiqen si PATRIOT diten dhe naten PUNOJNE ME SERBI. Se mos eshte ky i vetem ne oazin e krimit Tropoje qe dhe emrin e saj e mban sllav. Ky nuk di akoma gjuhen shqipe dhe do te drejtoj RTSH. Keta mercenar te kollones se peste hengren edhe ne kohen e komunizmit.

  6. Lena says:

    Ti zoteri mire eshte te kesh 1 by..th! Ti doje te haje me 2 lug siç je mesuar gjithe jeten por te doli huq. Po te akademia e arteve qe ti me Caushin beni rokad cdo 4 vjet si e beni me konsensus??!!!! Po pse nuk e le garen ti kur e dije apo te rrejti mendja se do te benin ty?!!! Me mire mos fol se ndryshe nxjerr fiks se cfare modeli je.

  7. Astrit says:

    Nenen e ka si kokrra e molles, more ti shpifsi Adi!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje