Pak ditë më parë, gazeta Dita shkruante se kompozitori Limos Dizdari, që prej vitesh tashmë jeton në Ksamil, është kërcënuar me jetë.
Ai ka dhënë një intervistë sot për gazetën Panorama, ku shpjegon pse e kërcënojnë.
Një grup intelektualësh kanë nënshkruar një peticion, përmes të cilit i kërkojnë shtetit dhe qartësisht Policisë së Shtetit mbrojtjen tuaj. Nga kush jeni kërcënuar?
Është një akt që pa dyshim e vlerësoj shumë, por nuk bëhet fjalë thjesht për mua, por është një atentat kundër kulturës. Duan të fiket rrezja e kulturës, e dijes. Bëhet fjalë për Qendrën “Dea” në Ksamil, ish Vatra e Kulturës, e cila ishte tërësisht e shkatërruar dhe ku kam ngritur një pinakotekë të pikturës dhe skulpturës, një sallë librash me 8 mijë tituj, dhe studentë të pianos kanë fituar jo vetëm në Akademinë e Tiranës, por edhe në Lion, ata kanë fituar konkurse ndërkombëtare… Kjo është e vetmja qendër kulturore e mbetur gjallë, ndërsa të tjerat (25 të tilla) janë kthyer në hotele e modele. Dhe tani, pas 25 vjetësh, ngrihet dikush dhe thotë që në vitin 1990 e ka blerë atë pronë. Kur i pyet se ku i kanë dokumentet, thonë se nuk kanë, se ashtu ishin kohët, se ikën në Greqi… Por as e kanë hipotekuar.
Si mundet që dikush të marrë pronën pa një vendim? Një qytetar i thjeshtë ngrihet dhe të kërcënon se do të të bëj këtë e atë. Në fakt, e mora me shumë qetësi, por pyetja që ngrihet është se ku e gjejnë këta njerëz të thjeshtë, të vegjël, gjithë këtë forcë dhe gjithë këtë guxim, që arrijnë deri në kërcënim.
Keni kërkuar mbrojtje?
Jo, nuk kam kërkuar mbrojtje, por disa ditë më parë, i kam bërë një mesazh Kryeministrit Rama, ku i shkruaja se “Ndihem maksimalisht i kërcënuar. Kërkoj një takim për të përcaktuar të ardhmen time të mëtejshme”. Mos bëj gabim që më dhimbset jeta?!
Cila ishte përgjigjja?
Ai më ktheu përgjigje, se meqë e kishte të pamundur atë ditë, të drejtohesha te sekretari i përgjithshëm, i cili më priti dhe më tha se do të ndërhynte për zgjidhjen e këtij problemi. Por kanë kaluar 89 ditë që atëherë dhe ende nuk di se ç’do bëhet.
Cila është historia e pronës që ju keni në përdorim?
Me vendim 204, të vitit 1992, “Për pasurinë e sindikatave” kjo pronë, ishVatra e Kulturës së Ksamilit, i kaloi Konfederatës dhe Sindikatës së Pavarur. Kryetari i kësaj të fundit e ka shitur disa herë. Pas disa vitesh u ble nga firma rentiere “Silva”. Pas rënies së firmave piramidale, ajo u sekuestrua. Unë e kam marrë atë me qira në vitin 2000. Kemi kaluar 5 vjet gjyqe për shkak të pretendimeve të Sindikatës. Me ligjin 8340/1 të vitit 1998, të gjitha pronat bujqësore që i kishin marrë sindikatat dhe konfederatat, kalonin nën juridiksionin e pushtetit vendor, të cilët më dërgojnë një shkresë, sipas së cilës detyrimet unë duhet t’ia kaloja pushtetit vendor. U kërkova të bëja një kontratë të re, por më thanë se prisnin të merrnin në dorëzim listën e pronave. Si gjithçka që zvarritet në këtë vend, kështu ndodhi edhe në këtë rast. Që prej vitit 2010 u jam drejtuar të gjithë ministrave të Ekonomisë që kanë të drejtë privatizimi, edhe ish kryeministrit Berisha. Më kërkuan të bëj një vlerësim sipas normave të shtetit të investimeve dhe të pronës dhe nëse investimet e kalojnë 150% të vlerës së pronës, atëherë ke të drejtë ta bësh blerjen menjëherë. E vlerësova 54 milionë lekë, edhe pse kap shumën e 700 mijë dollarëve. Kanë kaluar vite qysh atëherë dhe asgjë nuk është bërë.
Po tashmë nga kush kërcënoheni? Pra, pronës i ka dalë pronari?
Është një zonjë, që kishte një kafene me 56 tavolina, e cila pretendon se ia ka blerë Ndërmarrjes Tregtare të Sarandës. Po si mund t’ia blinte Ndërmarrjes Tregtare, kur ajo i takonte Ndërmarrjes Bujqësore? Në gjyqin e parë, ku nuk u thërrit asnjë nga palët e interesuara, pra Komuna e Ksamilit dhe Qendra Kulturore “Dea”, ata fituan, pasi me shumë gjasë e kishin “blerë” gjykatësen. Ne e çuam në Gjykatën e Apelit, e cila e hodhi poshtë vendimin e gjykatës. Vendimi i Apelit u çua në Gjykatën e Lartë, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit. Kjo ka ndodhur në vitet 20082009.
I nderuar Limos, mos u merzit shume, pasi problemet e prones , ne saje te korrupsionit, kaosit dhe injorances se nje pjese te klases politike, sistemit juridik dhe te administrates , do te merzisin tere popullin shqiptar edhe per shume dekada.
limozi ka mbi 70 ha prona me dokumenta te fallsifikuara ne ksamil dhe berdenesh, ku shteti shqiptar i ka hapur padi ne emer te kryeministris ,te na thote limozi ku i gjeti 70 ha???
Maloket marrin me dajak prona pa letra fare dhe pastaj ju kerkojne hesap te tjereve ku i kan gjet pronat.
undefined
undefined
Ky limozi famshem i KPD qe i servilojsej Nanos dhe shante ramen ju besoj se e kujtoni Ashtu i mori keto prona ai me lepirje tani qe po i serviloset rames Plere burre
Mos u merzit se ke shoku fatos vazhdon te shkoje zarfi akoma.
Limozi eshte nje mashtrues dhe pervetsues pronash ne Ksamil. Kur i eshte dashur per te marre kete prone ne Ksamil eshte perplasur me Ramen kurse tani qe ish pronaret ja kerkojne i kerkon ndihme Rames. Limozi eshte nje plak mafioz i partise se punes, qe i lepinte bythen Nanos, pastaj Metes dhe bente sikur grindje me Nanon, nje servil i Servet Pellumbit kur luftonte kunder Nanos, pastaj u bashkua me Arta Daden per te cuar ne gjyq dosjen e Rames dhe se fundi pretendon se eshte bere brek e bythe me Ramen. E gjithe kjo tollovitje prej legeni eshte per te marre me qera ish-shtepine e kultures ne Ksamil dhe me tej me dokumenta fallso kthyer ne prone te tij. Mos i besoni nje sharlatani te komunizmit, nje sharlatani qe i kendonte enverit dhe tani i kendon vetem prones se vjedhur..
Ne komunene Ksamilit eshte bere baterdia me mbivendosje pronash nga vete ish punonjesit e Aluiznit atje .
Madje kane arritur deri aty sa te bejne dokumentat ( i kane hedhur pra ) sikur kane blere token truall 2 familje te njejten toke, dhe ku pa ne mes te ksamilit . Zot te na ruaj nga keta shtetare, ( hipotekus , gjyqtare, zyrtare hipotekash ) pastaj nga ajo lloj njerezie qe kerkon te perfitoj pa te drejte dhe dihet ku te con lakmia . ne fund MOS E Paste kush per pjese te vuaj me pronen .