Brenda universit estetik të Gazmend Lekës

22 Prill 2016, 13:46Kulturë TEMA

Nga Melsen Kafilaj*

(Metaforat e krijimit dhe simbolika)

“Artisti është nip i Zotit”.Nuk e mbaj mënd se kur e kam lexuar për herë të parë këtë frazë por ajo më zgjohet përherë në vetëdije sapo shoh një tablo të firmosur me mbiemrin LEKA në të djathtë të saj.Një artist me mjekër profeti që flet përmes pikturave të tij   me anë të gjuhës së Perëndisë.

Por ç’është kjo gjuhë Perëndie në krijim,lind pyetja?!-Në Kabalah-un judaik,Zoti e krijoi universin sipas 22 simboleve të kombinuara me njëra-tjetrën,pra alfabetin e tij.Me anë të tij AI solli në jetë Fjalën e Kulluar (Poezi,do të quhej më vonë nga estetët.), Imazhin (Pikturën e Botës),Njeriun e Parë (Kadmon Adama-n)dhe e pajisi me gjuhën e vet gjenezike(Lingua Adamica).Duke qënë një shëmbëllesë e tij,veç atributeve të tjera ne fituam edhe aftësinë të krijojmë me anë të gjuhës simbolike.Shpellat e Altamirës,Lasosë,ajo Australiane, mitet asiro-babeliko-egjiptiane, kozmogonia greke,Bibla etj tek e fundit nuk janë gjë tjetër veçse produkt i kësaj gjuhe simbolike.

Për mënyrën e konceptimit artistik të botës me anë të  simbolikës dhe metaforave të saj krijuese,Leka do të shtoja me bindje bën pjesë nga të paktët “piktorët-konceptualist” dhe metafizicenë vitalë të artit bashkohor shqiptar.Një De Chirico i pikturës shqiptare ,por me më tepër tone mistike dhe spiritualiste!Kjo vihet re tek përdorimi me tepri i grisë,blusë së mbyllur dhe të zezës por edhe tek simbolet-çelës që na jep për të na futur  në universin e tij estetik.Kjo simbolikë nis që nga emërtesa që ju bën ekspozitave të tij në krye si psh: “Ikarus”,”Molla”etj.Ashtu si Borhesi në letërsi,Leka e përdor si simbol në pikturat e tij Labirintin.Labirinti për të përfaqëson jo vetëm misterin e njeriut dhe të jetës njerëzore në përgjithësi por edhe ciklin e hyrje-daljeve.Siç shkruan Poeti:

                               Pas çdo vdekje,ripërtërihet cikli

                              njëri hyn,tjetri del nga labirinti.

Një simbol tjetër është Aeroplani.Një mjet-mishëronjës i ëndrrës së lashtë të njeriut për të fluturuar dhe për t’ju larguar kufizimeve.Ky zog prej metali që çan qiejt “e pashkelur”prej njerëzve antikë,të mrekulluar prej zogjve.Në një tablo të Lekës,ky mjet që ngrihet mbi kubin nuk përfaqëson gjë tjetër veçse Ikarusin(Njeriun) që del nga labirinti i tij dhe çarton i lirë përtej burgut njerëzor.Një Gotot(zot i vogël) që dëshiron të kap dhe të bëjë të vetin DIELLIN.Ikarus-i është simboli i njeriut humanist,i njeriut krijues i cili përmes punës dhe imagjinatës arrin të mishëroj ëndërrën e tij dhe të jetë i lirë dhe vetvetja si një Perëndi.Në këtë kuptim,si vet artisti ashtu edhe autori që po shkruan këto radhë janë nga pak Ikarus “që punojnë për përjetësinë”,megjithëse e dinë se për çdo Ikarus vjen në fund edhe Rënia(e pashmangshme për të gjithë.)

Kutia(Kubi) është një tjetër simbol në pikturën Lek-iane.Ashtu si Zoti-Gjeometër i paqsyruar në shek XII-të,edhe “nipi i tij” artist është tepër i dhënë pas gjeometrisë dhe figurave gjeometrike.Sanskritët,e quanin chatur mukha (kubi perfekt) formën më të përkryer gjeometrike.Ajo simbolizonte harmoninë e universit dhe krijimin e tij në mënyrë të rregullt  arkitekturore ndërsa në pikturën e Lekës simbolizon hapësirën tonë, pra botën.Metafora “e daljes nga Kutia”mund të interpretohet në dy kontekste:a) si udhëtim i njeriut në kohë përmes kujtesës(e shkuara) dhe Imagjinatës(e ardhmja) dhe b) si çlirim total ose po të përdor një term filosofik francez “si arratisje fundore prej mishit”.Pra dalja nga kutia simbolizon njëkohësisht edhe daljen në Liri.

Piramida ,ky varr dhe faltore rilindjeje tek egjiptianët e lashtë,kjo banesë bijë-Zotash.Leka e përdor shpesh simbolin e piramidës për të dhënë nocionin e të përjetëshmes dhe e kalimit të dimensioneve nga soma-bota tek përtej-bota.Më vjen ndër mënd një kompozim i Mjeshtrit,ku mumja e fashuar qëndron mbi sarkofag,ndërsa një siluetë e dritësuar njerëzore qëndron tek hyrja e piramidës.Dhe të dy janë i njëjti person.Shpirti që del nga piramida për tu bërë i gjithi bir i Dritës dhe trupi që prehet i qetë në mes të barkut të saj në Errësirë.Gazmend Leka është mjeshtër i kontrasteve të thella dhe këtë dikotomi manikeiste di ta shpreh bukur përmes gjuhës së tij simbolike.

Muri ,është gjithashtu një element me simbolikë të fuqishme në pikturën Lek-iane.Muret ndërtojnë por muret edhe diferencojnë.(Kujtojmë muret e getove dhe Murin e Berlinit si shëmbuj të gjallë diferencues.).Muri simbolik i Gazmend Lekës është një Mur Sartrian.Ai është një barrierë për ta njohur dhe për ta kuptuar thellësisht TJETRIN,të ngjashmin tone, diçka që shoqëria postmoderne nervastenike e bën shpesh me ngutin,mospërfilljen dhe apatinë e saj.Vajza,që sheh me një sy nga pas murit të caktuar për të, në kompozimin e Mjeshtër Lekës nuk është gjë tjetër veçse ai Uni frikësuar njerëzor ,i cili nuk mund të bëj absolutisht asgjë dhe i nënshtrohet asaj që poeti i shquar grek Kavafis e emërton “si izolimin nga bota brënda”.

Dhe së fundmi,Molla ,ky simbol biblik aq shumë i përfolur dhe i komentuar.”Ata e kafshuan frutin dhe ju hapën sytë”-na thuhet në Bibël.Në fakt,nga Molla e Evës tek Molla e Steve Jobsit njeriu ka përshkruar një rrugë të gjatë e të mundimshme provë-gabimesh  por vetëm sesi ta njoh dhe ta parandaloj të Keqen nuk ka mësuar ende.Ose e ka në natyrën e tij,lind dyshimi.Molla e Jobsit,ashtu si molla e Evës ka të mirat dhe të këqijat e saj(Jo më kot Gjeniu ua ndalonte rreptësisht fëmijëve të tij përdorimin e produkteve të veta!)Nga mistika dhe gnostika e vjetër mësojmë që Zoti i ka të dyja anët ;atë të Mirën dhe atë të Keqen.Dhe ne trashëgojmë tzalem Alehim (lëndën e Tij gjenetike).Ekspozita e fundit e Mjeshtrit,më la të shkojë me këtë pyetje kërshëritëse në kokën time: Mos jemi Ne vallë Molla?!

*Pedagog në UT

2 komente në “Brenda universit estetik të Gazmend Lekës”

  1. + + + says:

    Po mer mjekerr filozofi Petagog i UT-it .

    Molla e kafshuar e Stefen Jobs-it per disa te tjer kuptohet ndryshe .
    jo si ju petagogat e asaj bote aty .
    Ajo eshte simboli i fillimit te nji rendi te ri,te nji Bote te Re …
    e jo nji stil i ri Afresku qe mendoni ju aty alema e kabhena

  2. Kritiku says:

    I kam pare pikturat tuaja. Jane piktura te lodhshme. jane piktura qe nuk kane tingullin e kohes qe ne jetojme. Per nje njeri qe nuk ju njeh po te shikoje pikturat; mendon qe jane bere para 150 vjetesh, kaq demode jane ne stil/forme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje