Intervista e fundit e Zaha Hadid: “Një qiellgërvishtëse apo një aeroport nuk janë gjë për njerëzit. Arkitektura? Nuk mësohet. Studentët e mi diplomohen në liri”
“Aeroporte, muzeume, qiellgërvishtëse: “Me studion time po punoj për 37 projekte në 22 vende të botës. Në punën time nuk ka vija të drejta apo kënde 90 gradëshe pasi jeta nuk bëhet në letër të milimetruar. Peisazhet natyrore nuk janë uniformë dhe të rregullt. Mendoj se mund të bëhet e njëjta gjë në arkitekturë”…
Përpara se të ndërronte jetë, ylli i madh i arkitekturës ka pranuar të japë këtë intervistë. Më poshtë teksti i plotë i saj
Cilat janë projektet arkitekturore që po zhvilloni në botë?
«Me studion time po punoj për 37 projekte në 22 vende të botës, projekte që janë tashmë në fazën e ndërtimit apo të future në një projekt dizajni të detajuar. Kohët e fundit kemi qenë mjaft aktivë në përpunime të reja aeroportesh, muzeumesh dhe qiellgërvishtësesh. Me 25 prill Matteo Renzi do të inaugurojë terminalin detar të Salerno, që do t’u mundësojë anijeve me tonazh të madh si ato të tipit kroçerë të lidhen drejtpërsëdrejti me bankinën. Kurse në shtator do të jetë radha e Port House të Anversës në Belgjikë, porti i dytë më i madh i Europës, me një fluks vjetor prej 15000 anijesh kargo dhe 60000 imbarkimesh. Port House i ri ka transformuar një kazermë të vjetër zjarrfikësish të braktisur në zyrat e reja drejtuese të autoriteteve portuale, duke mundësuar një pamje të gjerë të portit që shtrihet deri tek doqet dhe vendqëndrimet e anijeve. Në tetor, King Abdullah Petroleum Studies and Research Centre në Riad të Arabisë Saudite do të përfundohet dhe do të jetë krejtësisht operative: është një institute kërkimor jofitimprurës që merret me identifikimin e zgjidhjeve për një shfrytëzim më efikas të energjive me qëllim favorizimin e progresit ekonomik e shoqëror në nivel global. Së fundi, në dhjetor, do të hapet Mathematics Gallery e muzeumit të Shkencave Natyrore të Londrës: një vend i prirur nga fantatikja që tregon sesi matematikanët, me instrumentet dhe me idetë tyre, kanë kontribuar për t’i dhënë formë botës modern në 400 vitet e fundit. Dizajni dhe forma e galerisë në fjalë janë përcaktuar nëpërmjet ekuacioneve matematike që përcaktojnë sipërfaqë tridimensionale të kurbëzuara që përfaqësojnë grafiqet e flukseve të ajrit përreth një avioni të vjetër të vitit 1929. Disa ndërhyrje të mëtejshme projektuale përfshijnë terminalin aeroportual të Pekinit në Daxing të Kinës dhe një qiellgërvishtëse në 520 West 28th Street në New York, të dyja tashmë në ndërtim, përveç Sleuk Rith Institute në Phnom Pehn të Kamboxhias».
Na tregoni diçka më shumë për terminalin e Salernos?
«Projekti synon që të krijojë një marrëdhënie të re midis qytetit dhe daljes së tij në det. Si një midhje, trupi i fabrikës formohet nga një guaskë e fortë e mbrojtëse që përmban në vetvete elementin organik dhe fluiditetin e lëvizjes së pasagjerëve, duke i udhëhequr të gjithë drejt ndërtesës. Natën, ndriçimi i terminalit do të duket të veprojë mbi portin si një fanar, duke u bërë pothuajse një shenjë simbolike e mozaikut të gjurmëve që i përkasin së kaluarës së tij të lashtë normane dhe saraçene. Në terma funksionalë, kompleksi paraqitet si një tranzicion i butë midis tokës dhe detit, duke ndërmjetësuar në mënyrë konstante, pothuajse sikur dëshiron t’i përziejë, soliditetin telurik me konsistencën e lëngshme dhe të pakapshme detare».
Ju keni marrë çmime të shumta, i fundit prej të cilëve është British Royal Gold Medal. Çfarë provoni të jeni gruaja e parë që e merrni këtë medalje?
«Mendoj se është fantastike dhe jam vërtet mirënjohëse që e kam marrë. Por, për sa i jashtëzakonshëm nuk e marr aq seriozisht sat ë influencojë mbi ekzistencën time. Besoj fuqimisht se kur të ndodh të jetosh momente të bukura, nuk duhet të bësh gjë tjetër përveçse ti pranosh dhe ti shijosh. Sigurisht që është një nder ai që më kanë dhënë, por gjëja që e gjej vërtet shumë eksituese është se tani edhe shumë njerëz jashtë aspektit specifik të ndërtimtarisë më së fundi interesohen për impaktin që arkitektura ushtron mbi jetët e tyre, mbi qytetet ku banojnë. 30 vite më parë një gjë e tillë nuk ndodhte, ishte një faktor i rëndësishëm vetëm për njerëzit që ishin brenda kësaj industrie. Një ndryshim radikal i ndodhur në një hark kohor kaq të shkurtër, për mua është i jashtëzakonshëm dhe sidomos jam e leumtur që jam pjesë e këtij mirëkuptimi dinamik».
Është ende e vështirë për një grua të arrijë të afirmohet në një fushë të konsideruar mashkullore si arkitektura?
«Mendoj se nuk ekziston asnjë diferencë midis burrave e grave në aftësinë e vizionit, aq më pak në atë të të ndërtuarit. Diversiteti mund të bëjë rrugë nëpërmjet egos apo besimit në vetvete të një gruaje, por nëse na japing tagër mund të dizajnojmë, të krijojmë saktësisht në të njëjtën mënyrë. Shpesh kam dëgjuar të pohohet se një grua – arkitekte nuk është në gjendje që të merret për shembull me një projekt të madh komercial. Më duhet të pranoj se ekziston një paragjykim sipas të cilit gratë duhet t’i kushtohen sidomos projektetit të interierëve, duke preferuar që të kenë të bëjnë me një klient të vetëm, sesa të merren me drejtimin e grupeve të mëdha biznesore dhe të menaxhojnë punëtorët. Por për mua si grua, jam absolutisht e sigurtë se di ta bëj shumë mirë një qiellgërvishtëse, një museum apo një aeroport. Nuk mendoj se janë punë vetëm për burra. Në fakt, besoj se afirmimi profesional i grave është ende i vështirë pasi ekzistojnë akoma sot botë që nuk kanë mundësi aksesi».
Keni pasur katedrën që qe e Kenzo Tange në Harvard University dhe më pas keni dhënë mësim si Visiting Professor në Yale University. Çfarë mendoni mbi transmetimin e një trashëgimie dijeje dhe krimi gjeneratave të reja?
«Nuk besoj se mund të mësohet arkitektura. Sigurisht që mund të mbash ndonjë leksion historie dhe më pas të transmetosh arsyet teknike dhe konceptet karakteristike e një mënyre të menduari dizajnin. Por në realitet mund t’u japësh njerëzve të tjerë vetëm frymëzimin që t’i shtysh të bëjnë hapin e radhës. Një sfidë në fakt shumë e vështirë, pasi në radhë të parë jot ë gjithë mund ta përballojnë dhe, në radhë të dytë, nuk është diçka e prekshme. Nuk futem kurrë në klasë duke u afirmuar dogmaikë: Sot do t’ju mësoj këtë. Paraqesim gjithmonë një problem për t’u zgjidhur dhe më pas e eksplorojmë së bashku atë. Si pedagoge, është e sigurtë se momenti më eksitues është kur, pasi e ka paraqitur problemin dhe nisur kërkimin, nis të ushqesh shpresa të caktuara se çfarë rezultatesh është i aftë të sigurojë një student dhe kjo arrin të të habisë, jo vetëm duke i arritur, por deri duke shkuar shumë më tej asaj që prisje prej tij. Duhen inkurajuar të rinjtë që të përmirësojnë impaktin e tyre projektual ndaj shoqërisë. Fillimisht ndoshta do të frikësohen… jo nga unë, të kuptohemi… Ama duhet vetëm të sigurohen se po bëjnë maksimumin. Me një diplomë në liri».
Në çfarë drejtimi po ecën arkitektura?
«Ariktektura mund t’i japë edhe një ndihmë të konsiderueshme riorganizimit të modeleve të jetës në mënyrë që të gjithë mund të kontribuojnë për një shoqëri më ekologjike dhe më të mbështetshme. Përparime e mëdha e kryera në fushën e teknologjisë së projektimit u mundësojnë arkitektëve të rimendojnë formën dhe hapësirën, duke përdorur metoda të dhe material ndërtimi të reja në fazë zhvillimi si fasada të reja arktitekturore të sofistikuara që praktikisht mund të marrin çdo formë, të koncentrojnë në një shtresë të cilësitë strukturore, të papërshkueshme e iizoluese dhe të jenë lehtësisht të prodhuara e të asembluara në çdo vend. Edhe printimi 3D po hap mundësi të shumta të reja për sektorin e ndërtimit. Tani mund të krijojmë ndërtesa që optimizojnë mjedisin për t’u përshtatur në çdo moment nevojave të përdoruesve dhe ndryshimit të tendencave metereologjike. Veç kësaj, po kryejmë kërkime mbi material, teknika projektimi e metoda ndërtimi të reja që paraqesin edhe avantazhe mjedisore të konsiderueshme. Falë kontaktit midis këtyre akseve të ndryshme të zhvillimit, mbështetshmërisë dhe zbatueshmërisë së materialeve po fillojmë të gjejmë zgjidhje të reja domethënëse për sfidat urgjente ekologjike me të cilat ndeshemi sot. Detyra e ne arkitektëve është që ta vazhdojmë këtë progres».
A keni ndonjë burim të veçantë frymëzimi? Cilat janë interesat tuaja, përveç jetës së punës?
«Në vitet Shtatëdhjetë, kur studioja Arkitekturë në Londës, isha e magjepsur pas punës së Kazimir Malevich, pasi përdorte abstragimin për të eksperimentuar e eksploruar koncepte të reja të urbanistikës. Në këtë periudhë në Perëndim kishte një krizë ekonomike të rëndë dhe mendoj se një gjë e tillë inkurajonte një ambicie të ngjashme me atë të periudhës më formuese të Malevich në Rusinë revolucionare, në kuptimin që mendonim të injektonim ide të reja që mund të rigjeneronin apo rigjallëronin mendimin aktual. Ndjehesha e kufizuar nga sistemi tradicional i projektimit arkitekturor që kishim në dispozicion dhe koja mjete të reja përfaqësimi. Adoptova pikturën si instrument projektual dhe studimi i veprës së Malevich më mundësoi që ta zhvilloja abstragimin si mjet për ta eksploruar dhe shpikur hapësirën. Në pikturat e Malevich, format gjeometrike transformohen në forca e energji dhe unë i eksplorova këto koncepte të shpërthimit, deformimi dhe nënshtrimi për të krijuar një fluks hapësinor të pandërprerë në kuadër të arkitekturës.
Idetë e lehtësisë, e një structure të varur si në projektet për London Aquatics Centre, për Lojërat Ilimpike të Londrës 2012 apo Qendra Kulturore në Baku vijnë të gjitha nga ky kërkim?
Edhe shkenca dhe natyra kanë qenë burim frimëzimi. Shpesh, kur punojmë për krijimin e ambienteve, shikojmë natyrën, koherencën dhe bukurinë e saj. shpesh më pyesin: Pse nuk ka vija të drejta apo kënde 90 gradëshe në punën tënde? Kjo sepse jeta nuk është bërë mbi letër milimetrike. Nëqoftëse mendohet për peisazhet natyrale, nuk janë uniformë dhe të rregullt, por njerëzit shkojnë në këto vende dhe i gjejnë shumë natyralë, shumë relaksues. Mendoj se mund të bëhet e njëjta gjë në arkitekturë. Në kohën e lirë e çmoj shumë vallëzimin bashkëkohor. Sadler’s Wells Theatre është shumë afër shtëpisë time, kanë një program spektaklesh vallëzimi fantastik me kompani të shkëlqyera. Më pëlqen të vizitoj galeritë e Londrës: V&A, British Museum, Whitechapel Gallery, Design Museum, Royal Academy, Tate».
(nga Il Giornale)
Përgatiti: Armin Tirana
sa ironike, ne te gjithe boten kjo do te ndertonte aeroporte , porte, gradaçela etj etj, kurse ne shqiperi xhami, popull injorant, s’kane buke te hane dhe duan xhami, ptuuu.
Popull m.. pa karakter, të paorganizuar e me injorance të lartë, që bëjnë çfarë t’i thotë baba Erdoğan.
Komb pa tabane.E quaj mallkim qe linda ne kete vend dhe quhem Shqipe
Jo mo jo. Ti nuk quhesh Shqipe. Ti quhesh LEGEN. Mos ki merak, Ja emrin e paske te “jashtem” , nderro dhe mbiemrin, shpo edhe bythen dhe behu Gerrk po deshe.
E paska hapur thesin janulla ,i paskan mare evrote keta beqirat qe komentojne me komande !
ksaj ndrikulles i jane rrezuar 2 here strukturat e projektuara , Te 2 rastet me vdekje njerezish dhe te 2 rastet per faj te projektimit . Prandaj si jep rendesi shkolles vetem fantazise
shqiptare te pa formuar dhe qe shajne identitetin—-antropologjine—-gjuhen me te rendesishme te evropes ,shqipen e paster nga arabizmat —shajne vetveten —-do te ishte me reale per opinionet e mesiperme qe jane shume te drejta si islamizimi me force i vendit me kulture dhe gjuhe evropiane —por kjo eshte rezultat i berishes dhe sidomos edi rames—per krimet e tyre ndaj ideentitetit tonee ilir nku duhet te shajme veten por ti zhdukim nga politika qe eshte kthyer ne istitucion —-feje per xhamia turqish —rrofte gjergj kastrioti
Keta jan njerez pa identitet .keta njohin vetem fen.nje fe qe u erdhi me dhune nga me barbarja qe kishte njohur njerzimi.vetem ne dhqiperi ndodh kjo qe te marrin emer e mbiemer te pushtuesit .shkurt injoranta te pa show
O perkthyesi ca do me thene projekt i *mbeshtetshem*? Sikur ta perktheje – i qendrueshem, apo ska problem. Te pakten kur flet per personalitete gjigante te artit, shkencave te aplikuara etj, perpiqu te mos e nxjerresh injorancen tende prej google translate. Hajt tung!
Rrofte dhe Lavdi Heroit te Lavdishem te Popullit dhe Kombit Shqiptar te krishterit GJERGJ KASTRIOTI. Qe i vetmi qe ka nxjerre populli shqiptar historikisht e deri tani qe ka luftuar dhe bere zapt Superfuqine me te madhe te kohes se tij Perandorine Osmane-Turke injorante dhe arkaike me sulltan injorant.
Ku dy sulltan, me te fameshmit e kesaj perandorie Murat dhe Mehmet i beri te flisnin me vehte, i pari vdiq nga marazi dhe i dyti u tregua deri debil duke i kerkuar shpaten Heroit Tone se e ke magjike. Kursi GJERGJI ju u pergjigj: “Shpaten ta jap dhe ta fali, por krahun qe e perdor e kam per vehte”.
E permenda fjalen Superfuqi, qe a ka sot mender politikan, pushtetar, te mendojne, jo te veprojne, te luftojne Superfuqine e kohes SHTETET e BASHKUARA te AMERIKES te tipit EDI RAMA, LULEZIM BASHA, ILIR META, FATOS NANO dhe SALI BERISHA. Keto ne qoftese mendojne nje gje te ketille i ka shkuar shurra dhe muti i ka marre shalet. Tung.
PER JU KOMENTUES INJORANT SA PER DIJENI NUK JAM AS GREK AS SERB DHE NUK BEJ POLITIKEN E ASKUJT.
1-DUHET TA KEM EMRIN BEQIR,HALIM,BEXHET….QE TE QUHEM SHQIPE? SE PO TA KEM EMER ORTODOKSE QUHEM GREK?
2-UN MBOJE VLERAT E ARBERESHEVE ATA JANE SHQIPET E VERTET SKENDERBEU LUFTOI PER VLERAT KRISTIANE JO PER SHQIPET
E SOTEM TE BASARDUAR NE SUNITE.
3-KEMI SHEKUJ QE JEMI TE SHPERBER KA DICKA QE NUK SHKON MIRE ME NE SI KOMB… ZOGU VEGEL E SERBEVE,ENVERI VEGEL E SERBEVE,NANO VODHI,BERISHA E DINI VETE,RAMA,META….NUK DOLI NJE PER SE MBARI PER KETE KOMBE?? TE GJITHE TE SHITUR…NUK KAM DEGJUAR ASNJE SERB,GREK,BULLGAR,TURK TE SHESI INTERESAT KOMBETARE,I KORUPTUAR MUNDET TE JETE POR JO JO TE SHESES SHTETIN I BIE QE JEMI BASTARDER SHESIM NA PELQEN APO JO.
MIRE NE GREQI HAJDE SE GREKU NUK NA DO NE CDO CEP TE EUROPES SA I THUA SHQIPE JE SINONIM I PROSTITUCIONIT,VRASESIT,DROGES
PRANDAJ CFAR TE JESH KRENAR ME QEN SHQIPTAR? THJESHT ESHTE MALLKIM. E DI QE NUK TINGELLON MIRE POR ESHTE E VERTETE
“bankine, kroçere, terminal, imbarkim, inaugurim…”
Mallkuar qofshi o kafshe “intelektu-hale” qe e shkaterruat kete gjuhe te lashte..