Shkodra do pres mbi 100 profesionistë të muzeve nga Ballkani

11 Prill 2016, 13:40Kulturë TEMA
Shkodra do pres mbi 100 profesionistë të muzeve nga Ballkani

Mbi 100 profesionistë të muzeve nga Ballkani do të mblidhen në Shkodër në datat 13-15 prill 2016 për të diskutuar dhe këmbyer mendime në Konferencën e Katërt Vjetore “Meet, See, Do” (Njihni, Shihni, Veproni). Konferenca organizohet nga Rrjeti i Muzeve të Ballkanit, i cili ka në përbërje më shumë se 40 institucione muzeale si dhe Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB).

Ekspertë të shquar të muzeologjisë dhe trashëgimisë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Kroacia, Greqia, Holanda, Suedia dhe vende të tjera do të marrin pjesë në konferencën e këtij viti për të diskutuar çështje të rëndësishme, ndarë dijet e tyre në këtë fushë si dhe zbuluar ide të reja.

“Meet, See, Do”, një ndër konferencat më të mëdha të muzeologjisë në Ballkan, financohet nga Fondacioni Stavros Niarchos dhe organizohet në bashkëpunim me Muzeun Historik të Shkodrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje