Një formula e re, për një garë të forte e spektakël të garantuar
Prej muajsh, në një garë të fortë, të vërtetë, e gjitha live në sytë e publikut, sic rrallë ndodh në ekranet shqiptare, javë pas jave, cdo të premte mbrëma, po evidentohen zërat më të mirë të shqiptarëve edhe për këtë edicion të rradhës të The Voice of Albania.
Në fillim ishin mbi 100 konkurrëntë, prej të cilëve secili trajner, duke debatuar e shkembyer jo pak batuta mes tyre, zgjodhi 14 për skuadër. Pastaj, në sfidë me njëri- tjetrin, konkurrentët eliminuan njëri- tjetrin. Deri më tani kanë qenë trajnerët Sidrit Bejleri, Alma Bektashi, Jonida Maliqi e Genc Salihu që me vendimet e tyre kanë mbajtur ende në lojë më të mirët ndër të përzgjedhurit. Vendimet për ta kanë qenë jo pak herë të vështira, sidomos në të premten e shkuar kur ndër 3 më të mirët, për hir të formulës së garës, ata duhet të mbanin vetëm dy.
Tashmë vendimi nuk është më në dorën e trajnerëve. Këtë të premte (nesër mbrëma) fituesit do t’i zgjedhë publiku me votën e tij përmes celularit.
Duke iu referuar klikimeve të shumta që cdonjëri prej konkurrentëve të mbetur në garë ka marrë deri më tani në rrjetet sociale apo dhe ne youtube, duket se dhe vendimi i publikut do të jetë i vështirë. Konkurrenca duket vërtet shumë e fortë mes zërave të këtij edicioni, ku nuk mungojnë vokalët e fuqishëm, vokalët stil e karakteret e vecanta që dijnë të sjellin spektakël në cdo rast.
Dhe formula e re që po aplikohet për herë të parë këtë vit duket se do ta bëjë garën edhe më interesante. Kush do të sfidojë kë? Një gjë është e qartë: konkurrentët do ta zhvillojnë këtë herë garën përtej skuadrave të tyre, pra secili do të përballet me një konkurrent të një skuadre tjetër. Si? Gjithcka do të vendoset me short krejtësisht të hapur në fillim në spektaklit të kësaj të premteje.
Në bazë të shortit që do t’ju bjerë, do të jenë përsëri trajnerët ata që do të vendosin kë do të përballin me kë. Pastaj kur konkurrentët nisin sfidën mes tyre pushtetin e merr vota e publikut.
Do të jenë gjithsej 8 duele prej të cilave do të shpallen 4 fitues. Pra publiku do të zgjedhë kush prej 8 zërave do të arrijë të shkojë në gjysmëfinalen e të premtes së ardhshme, me 8 prill.
Tiri dhe Lorenci nga skuadra e Sidritit, Ina dhe Frosina nga skuadra e Almës Elbuniti dhe Ernesa nga skuadra e Gencit dhe Besarbi e Kaltrina nga skuadra e Jonidës, do të vijnë nësër mbrëma jo vetëm me zërin dhe performancat e tyre por dhe historitë personale e familjare. Ku nuk do të mungojnë dhe ato dramat mirëfilli shqiptare, ngodhitë e trishta që të prekin zemrën e të përlotin por që të rinjtë arrijnë t’I sfidojnë pikërisht kështu: duke ndjekur ëndrrat e pasionet e tyre, duke kërkuar sukses e fama në një projekt kaq të madh e serioz sic është The Voice of Albania.
Bessarbi.