Këtë artikull e shkrova me entuziazëm me rastin e javës së Frankofonisë, për të cilën propozohen aktivitete të shumta si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Por demokracia dhe familja frankofone , anëtare e rëndësishme e së cilës është edhe Belgjika, u plagosën thellë nga atentatet terroriste në Bruksel , viktimat e të cilave nuk janë vetëm ata, që aq dhimbshëm humbën jetën, por edhe e koshienca e terrorizuar e tërë shoqërisë nga ky shantazh që i bëhet me pasigurinë, frikën, ankthin. Megjithatë vendosa ta botoj shkrimin sepse filozofia e familjes frankofone të cilën do ta shpjegoj, promovon me këmbëngulje dialogun e civilizimeve, lirine e individit, shtetin e se drejtes, institucionet demokratike si kundërpërgjigje ndaj intolerancës, perçmimt së demokracisë dhe diskriminimit.
Kur une, shqiptare, fitova konkursin për të mësuar letërsinë frënge në sistemin arsimor francez, pata përshtypjen se gjuha e Molierit, kishte barazuar gjuhen time të lindjes, shqipen. Pra u bëra me dy atdhe, dy nëna, dy gjuhë, dhe me te dyja ndjehem shume mire, pa ushqyer kurre frikën patetike dhe irracionale se mos humbas apo zbeh identitetin nga kjo bashkjetesë.
« Gjuha jone, – thote për frengjishten Viktor Hygo, s’është ende e fiksuar dhe s’do të fiksohet ndonjëherë ». Kaq e paqëndrueshme frengjishtja ? Kaq Don Zhuane gjuha e Molierit, Volterit (Voltaire) Viktor Hygosë (Victor Hugo) ? Në fakt le të themi që ajo ështe një bredharake tepër e shkathët, që shëtit në të gjitha gjerësitë gjeografike duke integrur në leksikun e saj fjalë të horizonteve të reja : së bashku me anglishten , jane të vetmet gjuhë të praktikuara në të pesë kontinentet dhe ne 50 vjet fljalori i Akademise Franceze ka kaluar nga 40 mijë në 60 mijë fjalë (shifra te Organizatës Ndërkombëtare te Frankofonisë -OIF, 2014 ). Duke u bazuar në kriterin sasior, numrin e folësve , gjuha frenge rradhitet e pesta në botë pas kinezçes,(mandarin), anglishtes, spanjishtes dhe hindi. Por interesante eshte edhe lista tjetër e klasifikimit cila rendit gjuhët në funksion të influencës së tyre në qarqet politike, diplomatike, ekonomike, financiare. Në kët klasifkim gjuha frënge zë vendin e dytë pas anglishtes si gjuha më me influencë në botë (e dhënë e kanalit televiziv TV5 Monde).
Francezet, disi pesimistë nga natyra, psherëtijne kur kujtojnë shkëlqimin dhe universalitetin e gjuhës së tyre në të shkuarën. Por riguroziteti matematik i shifrave dhe statistikave të raportit te Organizates Nderkombetare te Frankofonise (vitit 2014) të sjell buzëqeshjen dhe optimizmin kur deklaron me bindje se në horizont te 2060 gjuha frënge do te bëjë një hap gjigand me 767 milion folës kundrejt 274 milion sot. Kjo rritje shpjegohet me faktin se hapësira gjuhësore frankofone, do të njohë hovin demografik më impresionues në krahasim me katër hapësirat kryesore gjuhësore (mënjanojmë këtu hapësirën anglofone e cila kryeson bindshëm) si spanjishtfolëse, arabofone, gjermanofone dhe luzofone ose portugalishtfolëse. Eshtë kryesisht rritja demografike e kontinetit afrikan që ndikon në shtimin e folësve te gjuhës frënge, por duhet theksuar se një rol kryesor do të ketë kapaciteti i sistemit edukativ afrikan për të shkolluar gjeneratat e reja. Gjithmone sipas OIF, frengjishtja është gjuha e tretë e biznesit pas anglishtes dhe gjuhës kineze si dhe gjuhë zyrtare në shumë Organizata ndërkombetare si OKB , NATO, OMC (Organizata ndërkombetare e tregëtisë). Në Organizaten e Kombeve te Bashkuara, nje anetar mbi tre eshte frankofo , gjë që e rrit ndjeshëm peshën e vendeve frankofone ne vendimet mbi problematikat e ndjeshme te botes sot.
Nga mënyra e përdorimit te gjuhës, dallohen dy profile kryesore frankofonësh : ata që e përdorin frengjishten në jetën e përditshme dhe ato që e përdorin si gjuhe të huaj. Ne kete te fundit bëjne pjesë edhe frankofonët e Shqipërië dhe Kosovës.
Fjala « frankofoni » është përdorur së pari, në vitin 1886, nga gjeografi Onésime Reclus, në librin e tij Franca, Algjeria dhe kolonite. Mjaft aktiv në studimin e shtrirjes koloniale franceze, gjeografi në fjalë besonte jo vetëm në ekselencen e Francës por edhe në atë të gjuhës se saj. Në një kontekst konkurrence koloniale me Gjermaninë, ai i percaktoi frankofonet si « të gjithë ata që janë ose duken të destinuar të mbeten ose të bëhen pjestarë te gjuhës sonë ». Preferenca, në klasifikim, e kriterit gjuhësor mbi atë etnik, racial dhe ekonomik, përbënte në atë periudhë të egër koliniale një risi. Më pas fjalën do ta mbulonte harresa dhe duhej pritur vitaliteti post kolonial i kontinentit afrikan e me saktësisht vitet 1960 për të ringjallur idenë e frankofonisë,. Njëzet shtetet e reja afrikane të pavarura zgjodhën frengjishten si gjuhë zyrtare. Duhet theksuar se ky ishte nje vendim sovran i tyre. Pra nga Afrika, ky kontinent që dikur nxorri nga gjiri i tij « Homo Sapiens », do të vijne edhe tre artizanët e parë të frankofonisë. Tre burra shteti afrikanë, Léopold Sedar Senghor,
rHamani Diori, Habib Bourguiba, perkatësisht presidentë të Senegalit, Nigerit dhe Tunizise, qëndrojnë në fillesën e frankofonisë. Treshes do ti bashkangjitet edhe kamboxhiani Norodom Sihanouk, per të krijuar keshtu « kuartetin » e frankofonisë. Pionerët e frankofonisë, konsderonin se frengjishtja si gjuhë botërore do të ndihmonte integrimin e shteteve të porsaformuara afrikane në arenën nderkombëtare duke ndihmuar e mbështetur kështu zhvillimin ekonomok te tyre. « Në rrënojat e kolonializmit, ne gjetëm nje vegël te çmuar », keshtu e percaktoi gjuhën frënge, mendimi i fuqishën i Léopold Sedar Senghor. Gjithashtu themeluesit e frankofonisë e shikonin frengjishten si një humanizëm dhe si e tillë ajo duhet ti shërbente krijimit të një komuniteti vlerash. Pena prestigjioze e gjuhëtarit, poetit dhe shefit të shtetit sengalez, Léopold Sedar Senghor, do të hartojë në vitin 1962, artikullin « Frengjishtja, gjuhe e kultures », botuar në revistën Esprit, ku promovohet krijimi e një « komuniteti organik frankofon» , një « Commonwealth » francez ku gjuha frënge do të shërbejë si pika e takimit, federatorja e identiteve dhe kulturave të popujve që do të marrin pjesë ne këtë bashkësi. Artikulli ne fjalë kosiderohet si teksti themelues, manifest i Frankofonise. E dobësuar rëndë nga lëvizjet nacionaliste emancipuese të popujve afrikanë, sidomos nga lufta e Algjerisë, Franca u tregua ne fillim e kujdeshme dhe e rezervuar. Gjenerali De Gaulle e gjykonte të pamundur, në vitet 60, krijimin e një strukture fedaratore sepse Franca mund të kritohej si shtet neo -kolonialist, që kërkon të mbajë ende nën pushtetin e saj vendet që fituan pavarësinë. Por Léopold Sedar Senghor, vizionar, i palëkundur dhe këmbëngulës në bindjen e tij për rëndësinë e « komunitetit frankofon », do ta prezantojë projektin përpara qeveritarëve të lartë afrikanë në Samitin e Organizatës afrikano-malgashe në qershor të vitit 1966, duke shënuar kështu fillesën e frankofonise. Ideja e bashkesise frankofone u trajtua gjerësisht edhe ne konfrencën e pare të Niamey (Nigeri) e mbajtur ne 1969, në të cilën merrnin pjesë ministrat e kulturës se vendeve totalisht ose pjesërisht frankofone. Shkrimtari i madh francez André Malraux, ne atë kohë Ministër i Kulturës ishte i dërguari special Gjenerali De Gaulle. Në fjalen e tij, Malraux, me një lirizëm te përmbjatur, aprovoi projektin e Léopold Sedar Senghor mbi krijimin e hapësirës frankofone. Në konferencën e dyte në Niamey , 1970, kjo hapësirë do të pajiset me insitutcionin e parë të saj : Agjencia e Koperimit Kulturor dhe Teknik (ACCT) e zëvendësuar ne 2005, nga Organizata Internacionale e Frankofonisë (OIF). Institucione te tjera do te pasojne si Agjensia e Universiteteve të Frankofonisë (AUF) e krijuar në vitin 1995 me inciativen e gazetarit kanadezit Jean – Marc Léger. Këto institucione janë aktorët
institucionalë te frankofonisë dhe i shërbejne rrezatimit te galaksisë frankofone në botë. Madje kur bëhet fjalë për dispozitivin institucional, fjala frankofoni shkruhet me « F » të madhe. Shqipëria bën pjesë me Greqinë, Maqedoninë dhe Andorën ne katër shtetet e asociura ne Oraganizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë .
Frankofonia, nuk përcaktohet vetëm si një grupim intelektualësh, shkrimtarësh, universitarësh, gazetarësh, mësues frengjishte, të pasionuar per gjuhën dhe letërsinë franceze. Ajo eshte afirmuar si nje bashkesi që bart dhe militon per vlerat demokratike.
Së pari, Frankofonia, i shërben promovimit të kulturës demokratike dhe asaj të lirive themelore, sidomos ne vendet në zhvillim të Jugut, ku ato nëpërkëmben shpesh . Në këtë optike , Deklrata e Bamakos, (Mali, 2000) , teksti i parë normativ i Frankofonise, vë theksin ne perforcimin e institucioneve dhe shtetit të së Drejtës ne hapësirën e vendeve frankofone. Po ashtu, në origjinën e saj, frankofonia kishte si qëllim luftën ndaj dezekuilibrit të thellë politik, ekonomik , shoqëror VERI -JUG (ne gjeopolitikë , VERIU kupton vendet e zhvilluara ndërsa JUGU ato në zhvillim). Per vendet e Evropës lindore, Frankofonia Në vitet 1990, me rënien e Murit të Berlinit , « perdes së hekurt », që mbajti të ndarë Evropën per gjysëm shekulli- pati nje fluks pa preçedencë kandidaturash të vendeve ish-komuniste të cilat shikonin tek Frankofonia një mbështetje për integrimin ne Bashkimin Europian. Gjithmonë në kuadrin e shtetit të së drejtës, Organizata Internacionale e Frankofonise (OIF), ka shumfishuar misionet e vëzhgimit dhe asistencës elektorale pranë vendeve me defiçit demokratik te theksuar shpeshherë ne kordinim me organizatat ndërkombëtare prezente. I tillë ështe rasti i pjesmarrjes se OIF ne proçesin elektoral të tranzicionit në Tunizi, në vitin 2011. Europian.
Cdo gjuhë është bijë e historisë. Gjuha frënge është siç e thekson edhe Léopold Sedar Senghor, « themeli i nje humanizmi ». Ajo promovon vlerat republikane te lisrisë, barazisë, vllazërisë dhe realiteti i botës sot ka shumë nevojë për to. Rektori i Agjensise Universitare Frankofone , shprehet ne Figaro Etudiant, (2013) suplement për studentët i gazetes prestigjoze Le Figaro, se « historia e Francës dhe deviza e saj i birësohen gjuhës frënge. Shumë njerëz mendojnë se në këtë gjuhë janë formuluar ideale fisnike si ato te Deklaratës së të drejtave të njeriut ».
Se dyti, në aspektin fetar, roli i Frankofonise, s’është aspak i neglizhueshëm. Duke inkurajuar dialogun interkulturor, Frankofonia mundeson njohjen e besimeve te ndryshme. Por mbi te gjitha, Frankofonia ofron modelin e nje shteti laik i cili privilegjon perkatesinë nacionale ndaj asaj fetare apo komunitare.
Së treti, frankofonia përfaqëson një alternativë ndaj globalizmit që dobëson traditat, fshin individualitetet duke imponuar një stil jetese të standartizuar, një kulture uniforme, shabllone. Frankofonia eshte mobilizuar, është përpjekur, ka milituar për mbrojtjen e diversitet kulturor, si një nga arsyet e të qënurit të saj shprehur fare qartë në Deklaratën Kotunu (Cotounou) te 2001 e cila propozon krijimin e nje instrumenti juridik internacional per promovimin e diversitetit kulturor . Madje, kjo deklaratë do të jetë vendimtare per adoptimin e Konventes inernacionale te UNESCOS, viti 2005, për mbrojtjen e larmisë së shrehjeve kulturore. Duke misheruar vetë fuqishëm këtë shumllojshmëri, siç e thamë me siper krijuesit e saj i përkisnin universit afrikan, arab, aziatik dhe atij amerikan, gjithashtu prezente në të pesë kontinentet, frankofonia ndjek rrugë të kundërt nga ajo e teorisë mbi « përplasjen e civilizimeve » e cila në kundërshtim me frankofonine e konsideron diferncën dhe alteritetin si rrezik dhe dobësi të papranueshme. Frankofonia është antidot i kësaj teorie të tkurrjes identitare, mbylljes në vetvete dhe manisë mbrojtëse. Kur një vit, pas atentateve te 11 shtatorit 2001, u mblodh per herë të parë në tokë arabe, në kryeqytetin libanez, Bejrut, samiti i Organizata Nderkombëtare e Frankofonisë, filozofia e dialogut si esencë e frankofonisë do të mishërohej ne temën e tij « Dialogu mes kulturave ».
Hapësira frankofone nuk ështe pra vetëm një realitet gjeografik, as ekluzivisht gjuhësor dhe kulturor që bashkon të gjithë ata që ndjejnë apo shprehin një përkatësi me gjuhën franceze dhe kulturat frankofone që bëjnë pjesë në të. Ky përkufizim eshte i pjesshëm dhe reduktues. Ai plotësohet kur universi frankofon cilësohet gjithashtu si një bartës, ruajtës dhe vektor ambicioz i vlerave demokratike : shumllojshmërise kulturore, gjuhësore, solidaritetit , luftës kundër racizmit, zbutjes së tensioneve, mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Shume entuziazem per frankofonine si bashkesi gjuhe, kulturash dhe vlerash demokratike!
Ndoshta Ju i kuptoni me mire keto vlera demokratike, por kolonialet, ne rastin konkret francezet, jo vetem qe shfrytezojne dhe pervetesojne (apo i kane shfrytezuar dhe pervetesuar) pasurite natyrore te kolonizuarve, por dhe percaktojne (apo kane percaktuar) racen, kulturen, civilizimin dhe gjuhen e tyre si superiore ndaj te kolonizuarve!
Me kete rast mendoj se sa “krenar” dhe te “lumtur” duhet te jemi ne qe na dhane “doren” te jetonim dhe te ishim pjese per shume shekuj ne nje bashkesi gjuhe, kulturash dhe vlerash demokratike si arabofone, gjuha e peste me e folur e botes dhe pjese e Islamit, besimit te dyte me te madh ne bote!!!!
Rralle kam rene dakord me ti Klimaks.
Franca ka qene jo vetem shfrytezuese e eger koloniale (tipikja nder fuqite koloniale te perendimit qe nuk ka bere asnje investim ne ato koloni), por Franca eshte edhe sot akoma nderhyrese ushtarake ne pjese te ndryshme te botes (Vietnam, Algjeri, Liban, Irak, Afganistan, Siri dhe Nigeri. Franca eshte nxitesja e luftes ne Libi ne kohen e Sarkozise qe e ka kthyer Libine sot ne nje vater te ISIS-it.
Vende si Libia gjithmone kane ndertuatr shoqeri satrape (ne gjuhen e koheve moderne diktatoriale) dhe gjithnje jane kacafytur me njeri tjetrin ne baze te perkatesive fisnore. Kete e kane shfrytezuar te tjeret qe kane qene me te organizuar, me te kujdeshem per veten dhe per ato te cilet rrespektonin rregullat e lojes (perkatesisht ligjeve), me te rrespektueshem per ate qe ndertuan para ardhesit. Keto akuza bejne njerez qe nuk e kane idene historise, ose e lexojne vetem nga nje kend veshtrim.
Me kenaqi ndjeshem rrjedhshmeria, artikulacioni dhe forca e argumentuese e shkrimit… Pergezime autores…
Me pelqen si artikullshkruesja argumenton evoluimin e frankofonise si koncept dhe filozofi.
Te me falni, por ketu ngaterohet frankofonia me frankofiline.
Hapa fjalore dhe me tregojne se frankofon quhet nje vend qe ka gjuhe zyrtare frengjishten ose ka nje popull, ose nje pjese te popullit qe flet frengjisht dhe Shqiperia, pa diskutim, nuk hyn tek ato vende. Hapa enciklopedi dhe ne asnje prej 29 vendeve qe flasin frengjisht ose kane gjuhe zyrtare frengjishten nuk gjendet Shqiperia
Tek ne sot ka me shume njerez qe dine anglisht se sa frengjisht por kjo nuk e ben Shqiperine dhe ne shqiptareve anglofone, sic nuk na ben gjermanofone te mesuarit e gjermanishtes ose italofone te mesuarit e italishtes
Shqiperia eshte vend i paster albanofon sepse shqiptaret flasin vetem shqip ne jeten e perditshme e ne familje (me perjashtimin e 2 perqind minotirtetit grek).
Te mesuarit e nje gjuhe te huaj, dhe respekti qe mund te kemi per kulturen dhe historine e popujve te tjere mund te na beje frankofile, gjermanofile, grekofile etj. por jo frankofone, gjermanofone, grekofone (me perjashtim te minoritareve greke), Sado gjuhe te mesojme ne mbetemi albanofone krenare.
Nous parlons Albanais!
Duke besuar qe ka humbur ne ndonje menyre (se ai ishte korrekt nga cdo pikepamje) po e nis edhe nje here komentin qe dergova para nje ore:
Te me falni, por ketu ngaterohet frankofonia me frankofiline.
Hapa fjalore dhe me tregojne se frankofon quhet nje vend qe ka gjuhe zyrtare frengjishten ose ka nje popull, ose nje pjese te popullit qe flet frengjisht dhe Shqiperia, pa diskutim, nuk hyn tek ato vende. Hapa enciklopedi dhe ne asnje prej 29 vendeve qe flasin frengjisht ose kane gjuhe zyrtare frengjishten nuk gjendet Shqiperia
Tek ne sot ka me shume njerez qe dine anglisht se sa frengjisht por kjo nuk e ben Shqiperine dhe ne shqiptareve anglofone, sic nuk na ben gjermanofone te mesuarit e gjermanishtes ose italofone te mesuarit e italishtes
Shqiperia eshte vend i paster albanofon sepse shqiptaret flasin vetem shqip ne jeten e perditshme e ne familje (me perjashtimin e 2 perqind minotirtetit grek).
Te mesuarit e nje gjuhe te huaj, dhe respekti qe mund te kemi per kulturen dhe historine e popujve te tjere mund te na beje frankofile, gjermanofile, grekofile etj. por jo frankofone, gjermanofone, grekofone (me perjashtim te minoritareve greke), Sado gjuhe te mesojme ne mbetemi albanofone krenare.
Nous parlons Albanais!
Cepo. Mua me duket se ne artikull nuk behet fjale per zevendesim e shqipes me frengjishten. Me duket gjithashtu qe nuk perzihen frankofonia me frankofiline. Ne hapsiren frankofone, kam pershtypjen, qe bejne pjese dhe vendet ku frengjishtja mesohet si gjuhe. Nuk me sherben Wikipedia apo fjalore qe ta vertetoj. Mjafton te googl-osh “Organizata Nderkombetare e Frankofonise”.
Frengjishtja mesohet edhe ne SHBA, edhe ne Angli edhe ne Rusi dhe me siguri ne shumicen e vendeve te botes (Nga te gjithe popujt e Europes gjermanet jane ata qe mesojne me mire ne shkolla dhe dine me mire frengjisht)
Me logjiken tuaj, more Adi, ose me nje silogjizem te thjeshte del se SHBA eshte frankofone, Gjermania eshte frankofone, Anglia – frankofone, Rusia eshte frankofonedhe Japonia eshte frankofone.
Pa e zgjatur del gjithe bota frankofone.
Mos fut ketu Organizaten Nderkombetare te Frankofonise qe jane organizma politike per perhapjen e ndikimit te Frances ne bote. Emri i saj nuk ndron kuptimin kuptimin e (franko)fonise nga (franko)filia, gjuhen tende nga dashuria per nje gjuhe a kulture te huaj.
Edhe nje here kuptimi i cdo emri vendi, te cilit i perngjitet emri fon ( nga greqishtja gjuhe, ze) tregon se banoret e tij flasin frengjisht.
Psh. une di greqisht por nuk jam grekofon. Edhe ne qofte se e dua Greqine me shume se Shqiperine une quhem grekofil, por ne asnje menyre nuk mund te quhem grekofon, sic i takon te quhet quhet nje minoritar grek. Ti me sa duket di frengjisht mund te jesh frankofil, por nuk je as mund te behesh frankofon.
Pershendetje,
Cepo
Ne artikull thuhet qarte se frankofoonia nuk ishte ide e Frances, por e shteteve afrikane…..pikerisht Franca mbajti distance se i peshonte rende e shkuara koloniale e saj….domethene ajo ka meriten se diti te analizoje te shkuaren dhe te nxjerre mesime……çudi si asnje nga vendet qe kerkuan dhe kerkojne te bejne pjese ne frankofoni nuk e paskan kuptuar sa “kolonialiste” paska qene Franca!! Mire qe na e thate….por me duket se injoroni totalisht faktin se Franca ia ka lene te shkuares se larget kete mentalitet…..bene ca verejtje me te sakta, kaq e veshtire eshte?
Franca ia ka lene se shkuares kete mentalitet?
Me gjithe mend?
A mund te me thuash ti perse luftojne here pas here trupa franceze ne Nigeri, ne Siri e ne Libi?
Qe mos ti shkojne te gjithe ne france.
Parandalojne me sa te munden, duke vene kukullat e veta, qe mos ti shkojne te gjithe ne france.
Ne artikull thuhet qarte se frankofoonia nuk ishte ide e Frances, por e shteteve afrikane…..pikerisht Franca mbajti distance se i peshonte rende e shkuara koloniale e saj….domethene ajo ka meriten se diti te analizoje te shkuaren dhe te nxjerre mesime……çudi si asnje nga vendet qe kerkuan dhe kerkojne te bejne pjese ne frankofoni nuk e paskan kuptuar sa “kolonialiste” paska qene Franca!! Mire qe na e thate….por me duket se injoroni totalisht faktin se Franca ia ka lene te shkuares se larget kete mentalitet….
Shume bukur e paska shkruar artikullin autorja . Eshte bazuar ne fakte te verteta mbi frankofonine
Rita Mae Brawn tha mbi Gjuhen ,
“Gjuha eshte nji udherrefyese drejt X kulture.
Ajo te tregon ty-yyyyYyyYYYYyyyy -ry-ry-ryy prejradhjen e njeriut dhe se ku ata shkojn “. ?
pasi kishte lexuar thenien e Johan Wofgang Goethes ; ” Kush s’njeh gjuhe te huaja ,s’njeh gjuhen e vet ” !
Nderkoh qy Federico Fellini mendonte ndryshe ? kur thoshte se ;
” Gjuha huaj ,pra Nji tjeter gjuhe eshte nji tjeter kendveshtrim i jetes ”
Pasi lexonte ne ballkon nji Ide mjaft filozofike mbi Gjuhen prej simpatikes Sarah Caldwell ,e cila shkruante ;
” Meso , cfar ti mundesh ,kur ti mundesh ,dhe prej kujt ti mundesh .
Vjen gjithmon nji dite /koha , kut ti do ndihesh mirenjohes per kte .”
me kot nuk thoshte Ludwig Wilfstein se; “Kufijt e gjuhes time , jane kufijt e Botes ti´me “
koment tamam. Na mbyten portalet me trurat bosh te BB qe per nje muaj, me budalliqet e tyre, behen me te njohur se secili prej autoreve qe ke permendur. Me kete ritem do i zene njerezve truri myk. Ndihme, ndihme sa nuk eshte vone.
po gjuhen shqipe kure do ta pastrojme nga shkurret osmane,o zonjushe?.
Kam pershtypje se kjo varet nga ne vete. Sa lexojme, sa shkruajme, sa mundohemi te flasim nje gjuhe te paster shqipe (ate zyrtare pa dialekte). Te jemi krenare qe kemi mundur te ruajme gjuhen tone te bukur shqipe.
Po kjo zonja ska marr persiper te analizoje politiken e jashtme franceze… Ajo fliska kthjellet fare per frankofonine – (vetem nje aspekt i politikes se jashtme). Bravo i qofte,,,, ia paska dale ti medoje francezeve frengjishten… shume respekte zonje…
Ke kenaqesi kur lexon artikuj cilesor (ky qe lexova eshte i tille si ne permbajtje dhe forme)… Komentet tregojne qe shkrimi ka ngacmuar…. disa prej komenteve me duken pa lidhje me artikullin. se kuptoj… Kur lexojme nje shkrim, kemi parasysh kontekstin, relevancen kohore, qellimin, argumentat qe ngre artikulli, vijushmerine llogjike, qartesine e te shprehurit, etj. Une nuk shoh ndonje perpjekje te autores te analizoje historine e kolionalizmit francez… thjesht shkruajti mire e bukur per frankofonine ne javen e duhur…