Polifonia shqiptare dhe eposi homerik

13 Mars 2016, 13:19Kulturë TEMA

Nga Skënder Karriqi

Kur është fjala për polifoninë shqiptare, ose isopolifoninë, përtej çështjes së termave me të cilat do të përcaktohet ajo, pra më shumë se kaq, kërkuesin e sotëm e intrigon zanafilla e saj. E bukura ka për veti mistiken. Ndoshta për këtë arsye, rreth çështjeve origjinare të saj, kurrë ndonjëherë nuk ka për t’u thënë fjala e fundit, ajo e pakontestueshmja. Megjithatë, për asnjë çast njëriu nuk ka për ta reshtur interesin e identifikimit të origjinave prej nga buron ajo, sepse ai e ndien se pikërisht aty fillon e ngjizet edhe përmasa sublime e qenies së tij. Polifonia shqiptare, përndryshe isopolifonia, është e bukur, pra mistike, dhe prandaj ajo shfaq çështje të origjinës.

Studiues të huaj, si Rihtman dhe Kaufman, që në vitet 50-të të shekullit të kaluar kanë hedhur dhe përkrahur tezën e prejardhjes iliro-epirote të të kënduarit shumëzërash në Ballkan. Në këtë drejtim janë orientuar edhe kërkimet e etnomuzikologëve shqiptarë që me shfaqjen e kësaj teze e deri më sot, por , megjithë punën e bërë, “ origjina dhe kohëlindja e polifonisë mbetet ende një çështje shkencore e hapur.” Është shkruar për mrekullinë athinase me rastin e shkrimit të poemave homerike nga tirani Pisistrat, rreth viteve 600 p.e.s. Padyshim që shkrimi i këtyre poemave qe i tillë, pra një mrekulli; të shkruara ato krijime zanafillore të ndërgjegjes estetiko-letrare të Europës e më gjerë, do të lindnin shkrimtarin e, mbi të gjitha, do të lindnin lexuesin, i cili në kushtet e demokracisë athinase, do të ishte gjithnjë e më i pangopur me ushqim të atillë shpirtëror. Nga ana tjetër, që në momentin e shkrimit, tradita orale e eposit homerik fillon e tretet. Por ajo nuk mund të mos  linte gjurmë përgjatë shekujve të funksionimit të saj ashtu, në formë orale. Me fuqinë e modelit të parë, para se të zhdukej dhe të mbetej vetëm hija e shkruar, ajo kishte  kohë bollshëm të krijonte invariantet në sfondin kulturor ballkanik, të cilat do të ishin jo thjesht forma të reja të rezistencës, por të jetesës dhe mbijetesës në kohë dhe në hapësirë të kësaj tradite.

Nga hija e shkruar  e eposit homerik  gjithsesi, mund të perceptohet forma dialogjike e tij. Aedi Homer i kërkon Muzës t’i rrëfejë zemërimin e Akil Pelidit, që u bë shkak për vuajtjet dhe mjerimet e akejve në luftë me trojanët. Gjithçka e thënë më pas,  deri tek katalogu i anijeve, përbën rrëfimin e Muzës. Tek katalogu i anijeve përsëri aedi Homer i kërkon Muzës t’i rrëfejë për prijësit dhë fiset greke, pjesëmarrës në luftë. E përsëri më pas gjithçka përbën rrëfimin e Muzës për prijësit dhe fiset që morën pjesë në luftërat  dhe betejat e përgjakshme me trojanët. Në kuptimin e kësaj marrëdhënieje dialogjike përligjet origjina hyjnore e eposit homerik. Përgjatë rrëfimit të Muzës aedi Homer zë vendin e paluajtshëm të transmetuesit; ai është thjesht veshi i drejtuar prej nga vjen kënga rrëfimtare e saj: është edhe zëri që transmeton atë rrëfim të kënduar. E thënë ndryshe, në skemën e komunikimit Muza është dhënësi (ja), ndërsa Homeri është marrësi. Por ai nuk është një marrës për vete: ai është marrësi që duhet ta transmetojë këngën rrëfimtare të Muzës, ta përhapë atë. Në këtë rast roli i tij ndryshon: ai tani bëhet dhënës, por jo në një komunikim të atillë dialogjik, ku bashkëfolësit ndërrojnë me njëri-tjetrin vendin e dhënësit dhe marrësit: ai është një dhënës në linjën e transmetimit përhapës të këngës rrëfimtare, që në këtë mënyrë arrin tek marrës të tjerë, të cilët, pasi e marrin, e japin tek të tjerë…e të tjerët tek të tjerë…

Kështu pra, nga hija e shkruar e eposit homerik mund të rindërtojmë sistemin përhapës të transmetimit epik në periudhën arkaike, të përbërë nga marrës-dhënës të shumtë, që transmetojnë mesazhin (këngën rrëfimtare), e përhapin atë vetëm në një kah, i cili fillin e ka tek Muza: ajo është emetuesja e vetme, pra burimi absolut i mesazhit, dhe si e tillë, s’mund të jetë tjetër, veçse dhënës(e). Në këtë sistem përhapës transmetimi, veç emetuesit(es), gjithë të tjerët janë marrës- dhënës të shkallëve të ndyshme të varësisë: Homeri është i  shkallës së parë,pas tij vjen ai i shkallës së dytë, pas tij ai i shkallës së tretë e kështu të nënrenditur, deri tek ai i fundit, me të cilin tansmetimi ka arritur në pikën më të largët të mundshme. Thënë ndryshe, sistemi në fjalë që mund të rindërtojmë nga hija e shkruar e eposit homerik, është “rrjeti transmetues i aedëve shëtitës.”Nuk mund të ndodhte që në këtë hierarki transmetuese të mos bëhej i ditur identiteti i dhënësit sipas shkallës së varësisë. Në momentin që filli nuk të çonte tek Muza nëpërmjet Homerit, mesazhi mbetej jashtëkonsiderate për t’u transmetuar dhe dëgjuar, sepse nuk kishte vërtetësi të garantuar. Vetëm Muza e kishte ekskluzivitetin e shqiptimit të së vërtetës për shkak të të qënit të saj lart, sipër, mbi, thënë ndryshe, në transhendencën olimpike; përtej kohës dhe hapësirës së njerëzve, prej nga e kundronte botën e tyre në mënyrë totale.( Për shkak të hyjnorësisë, Muza ndodhet në transhendencën olimpike, dhe për shkak të të qënit në këtë vend ku nuk mund të ishte njeriu, ajo ka mundësi të pakufizuara informimi në kohë dhe hapësirë).

Polifonia shqiptare, përndyshe isopolifonia, si praktikë komunikuese dhe interpretuese artistike, në të dyja variantet e saj: toske dhe labe, e dëshmon veten ngjashëm me eposin homerik në formën orale, pra para se ai të shkruhej nga tirani Pisistrat.Më të konsoliduar atë e gjejmë në strukturat dy, tre dhe katër zërëshë. Struktura dy zërëshë mbart marrëdhënie ndërmjet marrësit dhe pritësit, ajo trezërëshë mbart marrëdhëniet ndërmjet marrësit, pritësit dhe isos, ndërsa katërzërëshja mbart marrëdhëniet ndërmjet marrësit, pritësit hedhësit dhe isos. Prej këtyre strukturave, jo hije të shkruara, por të gjalla, mrekullisht funksionale, mund të hetojmë lidhjet e pamohueshme origjinare të polifonisë shqiptare, përndryshe isopolifonisë, me eposin homerik. Përshkrimi analitik i  tyre sipas treguesit numerik të përbërësve është pothuajse në përputhje të plotë me ç’kemi shtjelluar deri tani mbi modelin homerik të transmetimit përhapës të mesazhit, përkatësisht rrëfimit tregimtar.

Dyzërëshi (marrësi dhe pritësi), është struktura më primitive.Si e tillë ajo është më e thjeshta dhe pasardhësja më e afërt e modelit homerik.Marrësi është ai që ia merr këngës. Kuptimi i kësaj shprehjeje sot është sinonim i foljes këndon. Po cila është historia e këtij njësimi sinonimik? Cili është kuptimi i saj i parë? Nga zbërthimi i trajtës së bashkuar ia rezulton se i është trajtë e shkurtër e përemrit vetor, veta e tretë, numri njëjës, mashkullore/femërore, rasa dhanore (atij/asaji merr), ndërsa a është reflektim i trajtës së shkurtër e e të njëjtit përemër, por në rasën kallzore (atë e merr). Ndërkohë që për ne është shumë e qartë se ç’merr ai (ai e merr këngën), nuk është aspak e qartë se kujt i(a) merr këngën. Përgjigjja gramatikore atij/asaj i në këtë rast është thjesht e tillë, pra gramatikore dhe kemi iluzionin se nuk na çon në një kuptim konkret. Por në fakt pas përemrave gjithmonë fshihen emrat, prandaj pas trajtës gramatikore atij/asaj i. s’mund të fshihet tjetër veç se Muzës, posedueses  së vetme të këngës, sipas mendësisë mitologjike antike. Edhe pse, ndoshta për arsye të mendësive tabuistike, emri i saj nuk përmendet, ai  në formë eufemistike (asaj i) është i ngurosur me mjetet e gjuhës. Nga sa shtjelluam, tani mund të identifikohet brenda shprehjes ia merr këngës, dhënësi (ja) që është Muza, marrësi, që është rapsodi ose këngëtari (aedi i  dikurshëm antik) dhe mesazhi, që është kënga.

Përbërësi tjetër strukturor i dyzërëshit ështëpritësi. Në punimet e fundit që kanë për temë polifoninë shqiptare, përndryshe isopolifoninë, ai përcaktohet me termin prerës. Përdorimi i këtij termi është i pakuptimtë për nga qëllimi i procesit të komunikimit dhe mënyra se si realizohet ai (pa ndërprerje).Rastet e prerjeve apo ndërprerjeve që mund të vihen re në një transmetim janë rastet e defekteve të kanalit, pra janë anomali, pasi dëmtojnë cilësinë e transmetimit.Në këtë kuptim përdorimi i termit prerës është i pasaktë. Në fakt i ashtuquajturi prerës,është pritësi, pikërisht ai që e pret këngën nga marrës-dhënësi  paraardhës. Në praktikën e ligjërimit muzikor polifonik apo isopolifonik termi pritës kuptimësohet në kundërvënie me termin hedhës. Hedhësin si përbërës më vete e shohim tek struktura katërzërëshe. Sigurisht, prania e tij ndihet edhe tek dyzërëshi, por rolin e tij aty e kryen pritësi me modulime të herëpashershmë të zërit: është detyra e tij që, pasi e ka pritur këngën, ta hedhë atë tek pritës të tjerë.

Në strukturën trezërëshe përbërës strukturor më vete del edhe isoja. Në fakt, praninë e saj e ndiejmë edhe tek struktura dyzërëshe, por jo më vete: ajo ndihet si iso e fshehur përgjatë zhvillimit melodik të zërave. Daljen më vete të këtij përbërësi mund dhe duhet ta shohim në dritën e të dhënave të traditës epiko-lirike që, një shekull pas Homerit, i atribuohet Hesiodit dhe sidomos përrmbledhjes kushtuar grave tokësore që patën lidhje me hyjnitë e Olimpit, titulluar kjo përmbledhje “Katalogu i grave”, dhe e paralajmëruar në mbyllje të poemës “Teogonia.” Milijov Sironiq, autor i kapitullit “Letësia Antike Greke” në “Historia e Letërsisë Botërore”, botim i Universitetit të Beogradit, shkruan se kjo përmbledhje ka pasur pesë libra dhe dy librat e fundit janë përmendur  edhe me emrin “Eeje.” Sipas Sironiqit, kuptimi i këtij emri përkon me formulën që hapte këto këngë (Eeje), që do të thotë çfarë ka qënë. Në eposin Homerik autorësia në fakt i përkiste Muzës, ndërsa Homeri ishte vetëm transmetuesi, veshi i zgjatur prej nga vinte kënga,  dhe zëri human që e përhapte atë. Kurrë Homeri nuk e pati ndjenjën e autorësisë, madje ai kurrë nuk foli për veten ndonjëherë.Hesiodi është i pari autor që flet për veten dhe u këndon muzave, pra i tematizon ato (“Teogonia”). Në këtë kuptim ai është edhe autori i parë që këndon këngën e vet dhe jo të Muzës, prej së cilës merr  vetëm nxitjen për të kënduar. Ndërsa kënga e Muzës, e ardhur nëpërmjet Homerit, nuk ka nevojë për dëshmim rreth asaj ç’ka thuhet, për shkak të autoritetit hyjnor të hyjneshës që shihte dhe dinte gjithçka, kënga e Hesiodit, për shkak se ai ishte njeri dhe jo hyjni, kishte nevojë për dëshmim, nevojë të cilën ai e përmbushte që në fillim me anë të formulës emërore “Eeje”, pra “ç’ka qënë”, ose “kështu ka qënë”. Trajta fonetike “Eeje”e formulës hapëse të këngëve të Hesiodit përkon pothuase plotësisht me trajtën fonetike të isos në polifoninë shqiptare, e cila eshtë një e e gjatë, ku herë pas here futet edhe bashkëtingëllorja j, duke rezultuar kështu në një e-j-e të gjatë në skajet zanore.Sipas etnomuzikologëve, funksioni i isos është aprovimi, mbështetja e këngës.Sigurisht, aprovimi dhe mbështetja në këtë rast është njëkohësisht edhe dëshmi për çka rrëfehet në këngë.

Katërzërëshi është vërtet një moment zhvillimi i plotë i polifonisë shqiptare, përndyshe isopolofonisë. Para se të vinte deri këtu, ajo duhet ta ketë ndierë fort nevojën e njëhedhësi më vete.Me hedhësin polifonia shqiptare bëhet më funksionale si mënyrë transmetimi dhe plotëson imazhin muzikor të këtij procesi.Ajo që të tërheq vëmendjen në pikëpamjen funksionale të këtij përbërësi strukturor të polifonisë, përndryshe isopolifonisë, ka të bëjë me artikulimin pothuajse të sfumuar të fjalëve të këngës dhe notat e larta vibrato (sidomos në variantin lab), çka përkon me modelin e përhapjes valore të zërit. Kjo mënyrë interpretimi përkon me figurën e qëllimit për ta hedhur sa më larg këngën, praktikisht për ta përhapur sa më larg mesazhin.

Vendimi i tiranit Pisistrat për ta shkruar eposin homerik e ndali atë, e ngriu në formën e një hijeje të shkruar. Akti i tij të kujton procesin optik të fotografimit si moment i ndalimit të kohës.Duke e patur në dhomat e tyre këtë fotografi të shkruar, grekët gjithmonë e më tepër po e harronin formën orale të eposit. Krejt e kundërta ndodhte me fqinjët e tyre historikë,  shqiptarët, të cilët nuk e patën hijen e shkruar të eposit, por nga ana tjetër mungesën e kësaj mrekullie e kompensuan me variantin oral  të teknikës homerike: të marjes, të pritjes dhe të hedhjes së mesazhit duke i shtuar asaj edhe përbërësin strukturor të isos (element më vete), sipas traditës më të vonë të Hesiodit, për të arritur që herët në një figurë kaq  muzikore të modelit homerik të transmetimit, siç është sot e kaherët polifonia shqiptare, përndyshe isopolifonia.

Mitet e kanë një kuptim të parë. Kur është fjala për mitin e polifonisë shqiptare si këngë perëndie, në këndvështrimin e mësipërm ky mit qartësohet dhe kuptimësohet duke na çuar drejt origjinave të sigurta dhe lidhjeve gjenetike të mrekullisë shqiptare, polifonisë apo isopolifonisë, me traditën orale të eposit grek.

23 komente në “Polifonia shqiptare dhe eposi homerik”

  1. Fotaqi says:

    Vertet, cdo te thote Polifoni ne Shqip, cila dmth etimologjia e fjales ?

    1. Apollon says:

      Vertet-vero,italjano
      C’do-ca-che,italjano
      Thote-say,english
      Poli foni,polli shume,foni zera,shume zera,greqisht
      Cila-chi,italjano
      Ethimologjia,greqisht
      Fjala-parrole,italjano
      E kuptoni tani pse pollyfonia eshte greke dhe jo shqiptare

      1. al says:

        Kur na qenka “greke”si ka mundesi qe eshte e zhvilluar vetem ne Epir ku jetojn shqiptaret dhe jo ne pjese te tjera ku na jetojn zhabzinjt e ardhur nga Deti i Zi apo quhet “greke” sepse eshte fjale e greqishtes se vjeter dhe zzhabzinjt e Anadollit e mbajn veten per pasardhesit e tyre hahahahaha

        1. Fotaqi says:

          al,ne epir kane jetuar ne fillim vetem greke por pastaj edhen alvanoset te cilet jau vodhen grekeve polifonine dhe filluan ta kendonin ate ne gjuhen shqipe

          1. Zigur Qarri says:

            Hahahaha….ja kemi vjedhur jevgjiteve grek!Fotaqi,mos ke bere ndonje aksident
            ashtu pa dashje?Aparatin fotografik e kan shpikur po greket(por ja kan vjedhur),
            sepse fjala fotografi vjen nga greqishtja!Fotos,Foti,hidhi ne gjygj,patenta kushton
            miliarda.

            1. Apollon says:

              fotografi,foto-drite,grafo-shkruaj,kap pamjen me drite,greqisht
              Foto,fotis-dritan,grebqisht
              Dhe iden per aparatin fotografik e kan shpikur greket

          2. al says:

            Kete gomarllik qe ke shkruajtur nuk e beson as vete ti hahahahaha ore Fotaqi eshte si puna asaj qe ke shkruajtur per arbereshet e Italise ne artikullin tjeter “jane greke por mesuan shipen kur vajten ne Itali” hahahahahaha me zorr doni ta cbeni te verteten u lodhet duke luftuar me mullit me ere ore Donkishoter

  2. Xhevati says:

    Perpjekje pozitive per te nxjerre lashtesine e POLIFONISE shqiptare (ajo iso- qe shtohet sot eshte pa kuptim dhe e pa nevojshme).
    Megjithate, auitori nuk ia ka dale te na binde se polifonia shqiptare eshte e lidhur ne ndonje menyre me eposin homerik.
    Ne Europe ka polifoni popullore me dy zera shumekund (Itali, Sllovaki, Maqedoni, Bullgari perendimore, Serbi e Greqi ). Ne Greqine e sotme polifonia (po ashtu si dhe fustanella) shfaqet me teper si nje fenomen lokal e pasqyrim i ndikimit te arberesheve qe shkuan ne Greqi nga shekujt13-14. Megjithate qendra reale e polifonise ne Greqi mbetet Epiri, nje territor i lashte shqiptar.
    Polifoni tre-zerash ka nje grup bullgar ne rrethin e Kosturit (Greqi), por sipas studiuesve gjermane e amerikane ata e kane huazuar ate nga polifonia fqinje toske.
    Polifonia shqiptare sidomos ajo me kater zera eshte nje perle e muzikes folklorike boterore. Po te shihet gjeografia e perhapjes se polifonise nga ajo 4-zeshe, ne 3-zeshe e dy zeshe del se shkalla e sofistikimit te saj ne Shqiperi e Ballkan vjen duke rene duke u larguar nga qendra e polifonise 4-zeshe, qe eshte rajoni i Laberise (zona midis lumit Vjosa dhe detit Jon). Ky fakt tregon se Shqiperia ka ndikuar ne perhapjen e polifonise popullore ne Ballkan.
    Edhe perpjekjet per ta lidhur ate me ison kishtare bizantine kane deshtuar sic provohet jo vetem nga fakti qe ajo nuk u perhap ne popujt qe ishin ne fqinjesi te drejtperdrejte me Konstantinopolin, por ne skajin perendimor te Ballkanit, por edhe nga fakti qe polifonia popullore shqiptare ka arritur kete shkalle te larte 4-zershe te sofistikimit muzikor.
    Ne enciklopedine amerikane 10-vellimshe te muzikes te viteve 90 thuhet shprehimisht “but magnificient is the 4-voice polyphony of the Gjirokastra region” (por madheshtore eshte polifonia 4-zershe e rajonit te Gjirokastres).
    Shpallja nga UNESKO e polifonise shqiptare si nje thesar i trashegimise kulturore boterore i sherben mbijeteses se ketij thesar te vertete te kultures kombetare. Nje ndihme te madhe per ringjalljen e perteritjen e polifonise shqiptare kane dhene festivalet folklorike te viteve 1973, 1978, 1983. etj.
    Asnje nga kompozitoret shqiptare deri sot nuk ka arritur ta shfrytezoje me sukses kete perle. Edhe ne rastet ku tentohet te shfrytezohet rezultati eshte i ndryshem nga ai qe pritet. Ne fakt polifonia ne duart e tyre vetem sa humbet (polifonia kthehet ne homofoni!!!) nga sofistikimi i rralle, nga ai tipar qe e ben polifonine te jete ajo qe eshte.

    1. Alex says:

      Si eshte e mundur qe Etimologjia e Fjaleve qe perdorim per te mbrojtur “kulturen Shqipetare”, eshte krejtesisht Greke psh. Iso-Polifoni (balancimi ne grup), Eposi Homerik (epoxi= periudha), Legjend (e-Legjia= e thena), Etnike (ethniki= Kombetare), Patriot (patrida=Atdhetar), ….. Po sa i pa Bese mud te tregohet dikush qe me keto fjale ofendon vendin qe ka Pjelle keto Fjale dhe kete Kultur (Hellada).

      Nga na doli IP. Labe, kur dihet qe emeri Laberi (LA-BEsen), nuk ka me shume se 230 vjet qe perdoret, qe kur Ali Pash Kopili, e Islamizoj me dhune kete Zone.

      1. xxxx says:

        Ne nuk ofendojm HELENET por zhabzinjt e Detit te Zi qe u kane vjedhur atyre ate Kulture e Histori dhe propagandojn ate per vete si pasardhes te te atyre HELENEVE pra ne ofendojm te keqen qe quhet “greku i ri ” nje lloj semundje jo qe duhet ofenduar por duhet shkulur me rrenje

        1. Mbreti says:

          Njashu brravo… Duet shkulur ket qiban qe ka preardhjen nga anadolli zhabzinj grek gatale!!!

      2. qytetari B says:

        Alex, sipas ty Toka nuk rrotullohet, por eshte statike. Por dialektika e zhvillimit te meson se çdo gje evolon zhvillohet , perparon edhe duke marre e dhene hua fjale qe plotesojne me mire kuptimin ne gjuhen tende. Ka marre e dhene huan mamaja jote sheqer apo miell apo dhe kripe me gjitonet? E, pra keshtu eshte dhe gjuha edhe jeta. Meqene se u ndodha ketu do te shprehja dhe nja dy gjera per kete qe i thone isopolifoni. Dikur i thoshnim polifonia Labe apo skraparlliçe apo kolonjarçe… Per mua mire do te ishte qe te flitej kenga labe, jo iso (mbushës,) apo polifonia (shumë zërësh) labe, dhe shqiptaret e dine se eshte me shume zera, po ashtu dhe per krahinat e tjera sepse sipas ketij termi ne duhet ti themi polifoni edhe kengeve te lehta qe kane shume zera, edhe ansamblit me shume zera etj. Eshte tjeter pune kur i behet nje analize thelbesore çeshtjes dhe do te kete dhe terma te tilla. Detyra e specialisteve te kesaj pune eshte qe te saktesojne dhe pse jo, te rregullojne ca terma fjalesh qe i shkojne me pershtat ketyre lloj kengesh. Me duket absurde edhe “iso” edhe “polifonia”. Ne per gjera qe nuk shkojne i themi nga anet tona: futja katundit.

      3. ODISEJA says:

        Akili ishte nje lapid DHE HOMERI PERSHKUAN VAJIN E AKILIT KUR U VRA PATROKLI SIKUR TE ISHTE NE LABERI APO NE MALSINE E MADHE KETU E MBI 3280 vite me pare !

    2. Gjeto says:

      Pa. I hyre debatit shkencor, shqiptaret nuk rrine pa folur secili, keshtu qe rritet numri i zerave

  3. Selfo says:

    Polifoni eshte perkthimi ne frengjisht (me fjalet greke per shume zera) i nje termi gjermanisht “Mehrstimmigkeit” (shume zera), nje term i krijuar per here te pare ne Gjermani per te karakterizuar menyren shume zeshe te kompozimeve te Johan Sebastian Bahut. Ne anglisht quhet multipart singing.
    Ne qofte se do ta pastrosh shqipen nga barbarizmat mund ta thuash shqip shumezerash.

    1. Alex says:

      O Selfo mavria, nga na e nxore fjalet Greke Fraceze dhe Gjermane, ka sote Shqipetar qe nuk di ka e ka prejardhjen ISO dhe POLI-FONIA, ne qofte se keto jane barbarizma perse nuk mund ti hiqni nga fjalori i perditshem….!!! Eshte shume e thjeshte pergjigjia, e pa mundur te hiqen se nuk mund te prodhojm Ide, nuk mund te Komunikojm, nuk mund te Jetojm.

  4. beqiri says:

    O Selfo,
    Tani e moren vesh grekofilet se termi polifoni nuk eshte krijuar nga greket por nga EUROPIANET. Ne fillim ishte termi gjerman Mehrstimmigkeit, pastaj sipas zakonit, per te nderuar greket e vjeter, francezet e perkthyen fjale per fjale nga gjermanishtja ne polifoni. Shqipja i ka te gjitha mjetet per ta perkthyer edhe ajo nga gjermanishtja: SHUMEZERI dhe e shquar SHUMEZERIA,
    Eshte pune tradite.
    Neqofte se greket e lashte i kane marre shume perendi nga traket (Dionisin dhe Aresin) nga egjiptianet dhe nga fenikasit nuk do te thote se ata nuk kishin perendite e tyre; ne qofte se greket e lashte e moren alfabetin nga fenikasit, duke shtuar vetem germen x (iks), kjo nuk do te thote se pa shkrimin e fenikasve greket nuk do ta krijonin kulturen e tyre. Ne qofte se greket sot perdorin fjalen besa (mpesa) nuk do te thote se greket nuk kane pasur bese; ne qofte se greket i kane marre emrat e gjelleve (bajalldi, qofte, bakllava, etj. ) nga turqishtja, kjo nuk do te thote se greket nuk dine t’i bejne ato as se nuk mund tu vene emra greke. Ne qofte se greket dhe gjithe bota perdor sot fjalet arabe, KAFE, ALGJEBER, KIMI, ALKIMI etj., kjo nuk do te thote se bota pa arabet nuk do te kishte kafe, algjeber, kimi e alkimi.

  5. Centauri.al says:

    Se pari, me duhet te them se une nuk jam i fushes ku zoti Sender Karriqi ka derdhur djerse, studim, kerkime krahasuese dhe shume fantazi per te na dhene kete shkrim me hipotezat e tij per origjinen e isopolifonise shqiptare.

    Pasi u clirova nga detyrimi per te deklaruar inkompetencen time profesionale ne kete fushe, se dyti me duhet te shpreh vleresimin dhe respekt per qellimin e lavderueshem patriotik te zotit Karriqi ne sjelljen e hipotezave te tij.

    Dhe se treti, thjesht nga intuita, nga ” commen sense”, me duket se e gjithe kjo,, per te perdorur nje shprehjen pak vulgare, eshte “kaligrafi ne bythe te Argjirose”.
    Po perse valle, duhet medoemos, te rropatemi per te provuar se isopolifonia shqiptare, na paskerka origjine te njejte ne konceptim, na paskerka mesazh te njejte percjelles, si ne omeriaden dhe baladat e tjera te bardeve helene apo ballkanike.

    A nuk do te ishte me mire dhe, ka shume me teper gjasa te jete keshtu qe, isopolifonia shqiptare, eshte nje krijim I mrekullueshme, nje perle unike e krijuar nga autoktonet e sterhershem te trojeve ballkanike te populluara nga para ardhesit tane, nje produktit i rrethanave te jeteses dhe te vecorive te riteve me te cilat celebronin emocionet, ndjenjat, gezime apo hallet e tyre, duke i bere dhe pjese te komunitetit brenda te cilit egzistonin dhe duke ndare me kete komunitetit jo vetem thjesht emocionet konkrete por edhe perjetimin e perbashket te tyre ne nje interpretim kolektiv.
    Ky tipar I bashkejeteses emocionale dhe shpirterore te fiseve/tribuve/etnive per te krijuar, zhvilluar dhe interpretive art gojor, muzikor, te kenduar apo te kercyer, ndeshet tejpertej globit qe nga prehistoria e deri ne ditet e sotme dhe, sigurisht, nuk ka pasur nevoje te kete doemos perendine helene te krijimit, Muzen, dhe as mesazhierin omerian per tek te tretet apo te katertet e deri tek isombajtesit.
    Keshtu, gjykoj, duke qene unik seicili ne llojin e vet, keto arte kolektive te krijuar nder shekuj, te zhdukura apo te ruajtura deri ne ditet tona, ato pa dyshim, dalloheni per nga niveli artistik dhe interpretativ qe cfaqin dhe ketu, ne shohim se isopolifonia shqiptare, eshte ne majat artistike dhe interpretative akoma e fresketa dhe e gjalle ne trojet ku u krijua.
    Prandaj, duke qene krijese unike dhe universalee shpirtit artistike shqiptar, isopolifonia shqiptare eshte dhe origjinale ne vetvete dhe nuk ka nevoje as per bashkautoresi fillestare dhe as per figura imituese.

    Dhe per ti mbyllur keto shenime krejt modeste dhe personale, kam nje llaf per Komentuesve Fotaqin: Jo Fotaq, “polifoni” ja etimologjine greke por, si shume e shume nocione dhe emertime deri te koheve moderne ne shume fusha duke perdorur greqishten, kjo nuk do te thote se polifonia, aq me pak, isopolifonia shqiptare, eshte krijim unik apo origjinal grek.
    Prandaj, zoti Fotaq, mos kerce si kerrja para gomarit dhe per cdo rast te sjellesh nje kendveshtrim ego-nacionalist te shemtuar grek.

  6. rasim ramohito says:

    Autori i ketij shkrimi nuk e ka iden e kenges labe.Ne Laberi dhe ne gjithe Shqiperine eshte quajtur kenge dhe jo polifoni apo isopolifoni.Ata qe i perdorin keto terma duan te duken te ditur e ta lidhin çdo gje me Greqine. Por do tu rekomandoja te lexonin shkrimet ( librat e Aref Mateus= Arif Mati ) per te marr vesh se kush eshte zot vendi ne Ballkan. Zoteria nuk e di qe Homeri ( ne se ka ekzistuar) u ka kenduar ose ka mbledhur kenget per trimat e Ilirise.
    1)Marresi i kenges nuk ja merr kengen dikujt mbasi ne them ” merrja kenges” dhe jo “merrja kengen” dikujt, ai edhe mund ta krijoj ne çast kengen. 2) Nu ka prites ne kengen labe por ka kthyes. Ne themi “ktheja”, qe do te thote “ktheje kengen nga e para” ne menyre qe marresi te perserise po ato fjale me te cilat e nisi kengen. Ai quhet edhe” preres” sepse duhet ta ndaloj kengen per te kaluar ne vargun tjeter, por edhe tu jap mundesi hedhesit dhe atyre qe bejne iso te marrin fryme. I vetmi spjegim i sakte ne kete shkrim eshte ai per ” hedhesin” i cili ka detyre ta ”hedhi lart” kengen qe ajo te degjohet mire dhe ne distance. Ata qe bejne iso quhen edhe “mbajtes” ose perforcues. Secili nga keta elemente ka pa tjeter edhe anen estetike, zbukurimin dhe lezetimin e kenges. te kenduarit ne grup nuk eshte eskluzivitet i shqiptarve, por ka mundesi qe ajo ta kete origjinen ne trojet tona. Shikoni ngjajshmerin e kenges ne grup me vajtimin ne grup te grave apo burrave shqiptare.

  7. alex says:

    kenge polifonike kendohen deri ne mongoli, apo turkmenistan, kane qene mongolet dhe turqit bu8llgare qe kane sjelle keto kenge ne ballkan, ne bullgari ka gjithashtu kenge polifonike shume te ngjashme me shqiptaret,
    po ashtu ne turqi

    1. undefined says:

      Sipas teje vetem kenget polifonike te “grekeve” na qenkan ndryshe nga ato mongole apo turko-bullgare hahahahaha ju te mjereve ju ka shkerdhyer Janulla cdo qelize te te menduarit normal hahahahaha cmenduri

  8. Abedin mbaje shenim says:

    Fjala polifoni Nuk eshte fjale greke greket moren fjalen shqipe (fryne) edhe krijouan fjalen (foni) . Se edhe fjala ( dhurios hipos) do te thote ipi ne dru, hipizem eshte fjale shqipe. Edhe fjala (Athine) eshte fjale shqipe vjen nga fjala ( e thene) edhe fjala karizmatik eshte fjale shqipe vjen nga fjala ( kare)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje