Ermonela Jaho me talentet e reja të operës në projektin “Master Klass” në Tiranë.

14 Mars 2016, 15:41Kulturë TEMA
Ermonela Jaho me talentet e reja të operës në projektin

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho prej katër ditësh po punon në Teatrin e Operas dhe Baletit për të ushtruar zërat e rinj lirikë, duke finalizuar punën e saj me një koncert që do të organizohet te shtunen në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit ne Tirane.

Si një nga zërat më të shquar lirikë të operës botërore, Ermonela Jaho ka sakrifikuar kohën e saj për të zhvilluar fazën e dytë të projektit “Master Klass” me talentet e reja të operës në Tiranë.

Jaho rrëfen për mediat arsyet e përkushtimit të saj më zërat lirikë shqiptarë. “Të jesh artist duhet të jesh idealist po idealist jo në spekulimin e fjalës, idealist në kuptimin e vërtet të fjalës. Një idealist i vërtetë edhe aty ku nuk ka kohë, ku koha është e ngjeshur. Ai do ta gjejë atë momentin për të bërë diçka të bukur dhe nuk është thjeshtë pse unë po vij dhe po jap eksperiencën time me këta këngëtarë, me këta artistë të rinj që unë i quaj kolegët e mi të rinj po është…. bëhem edhe unë një njeri më i mirë, një artiste më e mirë sepse është një shkëmbim emocionesh”, tha Jaho në një prononcim për median.

1 komente në “Ermonela Jaho me talentet e reja të operës në projektin “Master Klass” në Tiranë.”

  1. Eshte padyshim nji gje shume pozitive prania e Ermoneles pran talenteve te reja shqiptare ,
    por nuk do ishte aspak keq , si veprohet ne gjithe boten , ky ne shfaqje ku kendojne soprano te nji niveli boteror ,ose edhe ne salla ku luhet muzike simfonike , nga orkestra e tobit – her pas here – te ftohen nxensit e shkollave te mesme ,dhe njifen me muziken e pikerishte kte art muzike qe ka te beje me ate art qytetrimi , duke i shkeputur her pas here ,nga droga ne shkolla sidhe stripizmi qe i jepet nga ajo shoqeri e shthurur si model per te ardhmen ,duke i edukuar me nji tjeter art muzike ,ose ose , te shikojn dicka tjeter ,
    sepse padyshim qe i ben te reflektojn ne nji far menyre .
    Prandaj ka ai shtet nji Ministri Kulture dhe nji Ministre Kulture ,
    per te organizuar te Tilla pjesmarrje ,nqs duam te kemi nji rini ndryshe ,dhe shpetuar nga kurveria qe i afrojn Tv-te dhe degjenrimi festimeve te c’thurura ALKOHOLI E DROGA .
    Me te Tilla ,organizime , vihet ne levizje edhe orkestra e tobit ,qe te mos flej si ariu ,po ashtu edhe ne teatrot – keshtu i jepet nji shtyse edhe ktyre institucioneve te kultures ,nga shteti .

    Le qe kujt i interesojn kto ,edhe un jam duke shkruajtur kot , ktu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje