“Best International Film” për filmin “Sonata” ne Rumani

30 Mars 2016, 16:08Kulturë TEMA
“Best International Film” për filmin “Sonata” ne

Regjisori Durim Kryeziu është shpërblyer me çmimin filmi më i mirë ndërkombëtar  “Best International Film” në festivalin “FfeST International Students Film Festival” në Rumani javën e kaluar, për filmin “Sonata”, që është çmimi i katërt me radhë për filmin.

Durim Kryeziu ka thënë se është gjithmonë ndjenjë shumë e mirë kur fiton. “E sidomos këtë çmim si filmi më i mirë ndërkombëtar i festivalit, ku kanë mar pjesë shumë shtete po ja që dikush nga Kosova ka fituar”, është shprehur Durim Kryeziu.

“Sonata” me herët është shpërblyer nga San Francisco Film Awards‏ me shpërblimin “Honorable Mention” , Festivali i Filmit “Hyjnesha në Fron” ku morri çmimin Filmi më i mirë i shkurtë kombëtar, çmimin “Best Short Film” në festivalin Albanian Film Week në New York.

Filmi deri tani është prezentuar në festivale të ndryshme si: “Balkan Film Food Festival” në Pogradec-Shqipëri, “River film festival” në Itali, “San Francisko Film Award”, “Three cities film festival and Conference që organizohet në tre vende New York City, Santo Domingo, Dominican Republic ,Los Angeles.

Pastaj në “International Eurofilm Festival” në Spanjë, “São Tomé Festfilm” në Portugali, “University of Illinois Student Film Festival” në Illinois, USA, “Hyjnesha në Fron”Kosovë, Dea Film festival – Shqipëri, 5th Bengaluru International Short Film Festival – Indi, West Nordic International Film Festival Norvegji, 36th International Cinematographers’ Film Festival “Manaki Brothers”, Republic of Macedonia, “6th Balkans Beyond Borders Short Film Festival” Greqi, “The 4th Edition of Albanian Film Week” në New York, “FirstStep FilmFest” në Shqipëri,  “Sose International Film Festival” në Armeni, “5th Pune Short Film Festival 2015” në Indi, “Albanian Film Week” në New York dhe “3rd International Student  Film Festival New Wave” Bullgari.

Filmi është realizuar në kuadër të Fakultetit të Arteve të Bukura – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe produksioni Land film’s me mbështetje nga Qendra kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Filmi ka të bëjë me një lidhje dashurie në mes dy personaliteteve tërësisht të kundërt me karaktere dhe kërkesa karrshi përditshmërisë, dhe rastësisht prodhon pakënaqësi të cilat sa shkon e fryhen duke kaluar në probleme të cilat pothuajse nuk kanë zgjidhje meqë përsonazhet atakojnë njëri tjetrin, kështu duke krijuar barriera dhe shtrohet pyetja: Çfarë është dashuria? Çfarë është martesa? Sa zgjasin këto? A mund të shërohën me kohë, me vjet, me muaj, me ditë, në orë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje