Historia e panjohur e Tiranës

28 Mars 2016, 19:38Kulturë TEMA

Nga Marin Mema

Tirana është konsideruar gjithmonë një qytet me histori të re, që nis vetëm me themelimin zyrtar në 1614-n nga Sulejman Pashë Bargjini. Por çfarë fsheh kryeqyteti? Cila është historia që ende qëndron në zonat përreth? Ku shkojnë gjurmët e hershme të tij dhe a e njohim ne sa duhet kryeqytetin tonë?

Variantet e dhëna për Tiranën nga historianët, studiuesit e arkeologët janë të shumta. Disa thonë se, emri erdhi nga fjala “Theranda”, e përmendur edhe në burimet e lashta greke e latine. Të tjerë nga “Tirkan”, që ka qenë dikur një kështjellë. Disa mendojnë se fjala Tiranë vjen nga greqishtja e vjetër “Tyros”.

Marin Barleti përmend Tiranën e vogël dhe atë të madhe që në shekullin e XV. Ashtu siç emri përmendet në të njëjtin shekull në dokumentet venedikase e ato osmane. Ka shumë teza të tjera, elementë historikë të cilët – përkundër diferencave mes tyre, – të paktën në një pikë bashkohen: Tirana nuk është një qytet i ri, e për këtë faktet nuk mungojnë as sot në terren.

Vetëm 6 kilometra nga Peza ngrihet kalaja më e vjetër e rrethit të Tiranës, ajo e Dorezit, që mendohet se daton që në shekujt IX-IV para Krishtit. Sigurisht ajo njihet shumë pak, për të mos thënë aspak, nga publiku i gjerë. Fshehur në një zonë të thellë, ajo është vështirë e arritshme për këdo.

Rrënojat që shfaqen janë mbresëlënëse, ashtu si ndërtimi që tregon një teknikë të lartë të përdorur që në kohët antike. Dëmtimet dallohen kudo, ndërsa poshtë një gurore vazhdon e qetë punën e saj. Këtu gërmime të mirëfillta arkeologjike nuk janë bërë kurrë, edhe pse përmes tyre do të mund të kuptohej më shumë për historinë e zonës, e rrjedhimisht edhe të Tiranës së dikurshme.

Jo larg kryeqytetit, në një kodër që vështron më së miri të gjithë luginën ku ai shtrihet, dikur ngrihej një tjetër fortifikim antik.

“Nëse kërkon të identifikosh diçka nga kalaja e Lalmit është thuajse e pamundur. Rrënojat që datonin diku në shekullin e II-të para Krishtit janë zhdukur nga hekurmbledhësit, të cilët në aksionin për të marrë mbetjet e një reparti ushtarak kanë zhdukur edhe mbetjet e saj. Kalaja e Vaqarrit, siç njihet ndryshe, daton në shekullin e II-të, ose më mirë datonte, sepse sot barbarët kanë shkatërruar gjithçka të saj”.

Në të njëjtin krah, më saktësisht në Ndroq, ngrihet një ndër fortifikimet më të mëdha dhe të rëndësishme në llojin e tij, sa i takon rrethit të Tiranës.

“Vetëm në dukje, kalaja e Ndroqit ofron një gjendje më të mirë, sepse po të shikosh me kujdes, dëmtimet janë të shumta dhe të gjithanshme, e po rrezikojnë seriozisht këtë monument kulture. Edhe këtu dëmtimet janë të shumta. Një pjesë muresh kanë rënë apo po bien nga erozioni, ndërsa gropat tregojnë se abuzuesit nuk kanë munguar”.

Shumica e njohin fortifikimin e Petrelës, që ngrihet hijshëm në pjesën më të lartë të fshatit, por pak më tej ndodhet një tjetër monument i rrallë i Tiranës së fshehur: kalaja e Perqopit. Qyteti ilir i Parthinëve daton në shekujt IV-III para Krishtit dhe mendohet se dikur zotëronte rrugën lidhëse nga fusha e Tiranës drejt Qafë Krrabës. Pak më tej edhe një varr monumental, që vazhdon të dëmtohet nga thesarkërkuesit.

Edhe këtu vetëm një pjesë ka dalë në dritë, elementë të tërë janë ende të fshehur nëntokë.

Në pikën më të lartë të Tiranës, në një vend ku edhe tabela përkatëse është zhdukur, dergjet kalaja e Dajtit.

Sipas prokopit të Cezaresë, studiuesit dhe historianit bizantin, kjo kala u ngrit nga Justiniani, së bashku me shumë të tjera në vitet 527-566, si formë për t’u mbrojtur nga sulmet e sllavëve. Sigurisht, në atë kohe nuk ishte parashikuar sulmi nga balta, dheu e bimësia, që e kanë mbuluar thuajse të gjithën.

Nëse dikush mendon se kalatë e Tiranës përfundojnë këtu, gabon. Edhe rruga tradicionale Tiranë-Dibër, në zonën e sotme të Tufinës, kishte mbrojtjen e saj.

“Për të arritur një tjetër kala, atë të Tujanit, rrugëtimi nuk është kaq i lehtë. Rrënojat, që mendohet se vijnë nga periudha e hekurit, mund të preken vetëm pasi ke çarë një xhungël bimësie që të shfaqet përpara”.

Pas mëse 50 minutash, balltazi shfaqet jo thjesht rrënoja e kalasë, por edhe një tjetër pamje e kryeqytetit. Këtu mbetjet janë thuajse të padukshme. Ajo mendohet se ka lindur në periudhën e hekurit dhe më pas është rindërtuar në shekullin e IV-t. Sot ka vetëm gurë të shpërndarë dallueshëm, rezultat i abuzuesve të shumtë.

Fakt është se, emri Tiranë është shumë herë më i vjetër, sesa themelimi zyrtar i qytetit. E kjo faktohet jo thjesht nga kalatë, që ruajnë dukshëm luginën ku sot ngrihet kryeqyteti, por edhe vet fortifikimit që gjallon me vështirësi në krah të Parlamentit.

Banorët e Tiranës kalojnë çdo ditë në këtë vend, pa ditur ndoshta se themelet i shkojnë që në periudhën romake, për t’u ringritur më pas nga Justiniani i Madh, e kështu me radhë. Jo më kot Barleti, Muzaka e të tjerë përmendin Tiranën shekuj përpara 1614-s.

Pikërisht kalaja e Tiranës është objekti, ku Bashkia e kryeqytetit, Instituti i Monumenteve të Kulturës, me kontributin e familjes Toptani, që njihet si pronare në këtë zonë, kanë vendosur ta kthejnë në një formë çarshie tradicionale, e cila të jetë më në fund vërtet e vizitueshme. Ky është hapi i parë. Sigurisht, Tirana do të kishte nevojë edhe për shumë të tjerë, që do të përfshinin të gjithë këtë zinxhir kalash, përmes të cilave do të identifikohej historia e vërtetë e saj.

Tirana e sotme, shpesh identifikohet me xhunglën e betonit ose vellon e re të metropolit modern shqiptar. Por, ajo ka historinë e saj të vjetër dhe ende të pazbuluar mirë, që tregon vlerat e mëdha historike dhe kulturore të Tiranës, qytetit të të gjithë shqiptarëve.

42 komente në “Historia e panjohur e Tiranës”

  1. Moisi Golemi says:

    Ik o Marin. Ik o pusht osmanist. Mos na infekto me idiotesirat e tua. If futi nje llape Erdiganit, se s’je as per histori e as per gazetarí ti.

    1. albi says:

      Marinit ca si ty i vijne anash.respekt per kete djale. Si rruhet as per osmane as per greke e a per sllave. Shko tani e mo provoko.

    2. Historiani says:

      Shpresoj qe ky emision te nxise personat pergjegjes ne Bashkine e Tiranes dhe ne Fakultetin e Historise qe historia e Tiranes te jete me e pasqyruar realisht kudo,sidomos ne manualet per Tiranen apo ne muzete dhe ne botimet per Tiranen!
      Une personalisht kam vite qe perpiqem per te informuar dhe per te nxitur organe te ndryshme pergjegjese qe te rishikojne historine e Tiranes.Tirana nuk u krijua nga nje Bargjin qe ndertoi nje hamam,nje furre buke dhe nje hale ne 1614,kur vetem 300 m nga keto “ndertime” ndodhen themelet e Keshtjelles se Tiranes qe datojne nga shek IV i kohes se Perandorit Hadrian.Para pak kohesh pas nje ankese qe bera drejtperdrejt te Kryetari I Bashkise per faqen zyrtare te Tiranes ne internet, u be e mundur ndryshimi i kesaj faqeje,ku ishin shkruar gjera jo vetem qesharake por edhe skandaloze (sidomos per historine e qytetit).
      Shpresoj qe emisioni te rrise ndjeshmerite per kete ceshtje ?

      1. pjatalarsi says:

        Historiani, i bete te gjitha corap me duket!… Ti e ke fjalen per Justinianin e pare bizantin, nese flet per shekullin e 4 pas eres sone!? Apo e ke fjalen per shek. e pare pas eres sone, nese qendron tek perandori romak Hadrian!?.. Apo deshe te thoje, ate cfare thone te tjeret, (nuk e di se ku jane bazuar), per ndertimin e kalase se Petreles nga Justiniani i dyte bizantin ne shek. e 6 pas e.s.!?

        1. Historiani says:

          Shek II i eres sone,Hadrian ?
          (Keshtjella ne qender te Tiranes,mendohet se themelet jane te kesaj kohe)

      2. pjatalarsi says:

        Historiani, i bere corap me duket te gjitha!?.. Hadriani (perandori romak) ka jetuar ne shek. e pare pas eres sone dhe jo ne te IV! Ne shek. e IV pas eres sone ka jetuar Justiniani i pare, perandori i degjuar bizantin. Dhe ne internet lexohet (nuk e di nga eshte burimi fillestar) se kalaja e Petreles eshte ndertuar nga Justiniani ne shek. e VI pas eres tone, pra duhet te behet fjale per perandorin bizantin Justiniani i dyte, me pak i degjuar ky nga i pari. Pak me kujdes kur shkruani!

        1. alban says:

          O bole lexo me mire se shqip eshte. Kalaja e dajtit eshte e Justinianit. Bravo marin. Leji keto bythqimat se jane kurva te vogla.

  2. AVr. says:

    Respekt, gazetarit Marin Mema që me aq shumë dashuri flet për historinë e lashtë të Tiranës.
    Tirana në mënyrë të pamohushme i ka dhënë shumë historisë së Shqipërisë.
    Faleminderit Marin!

  3. krysho ludovik says:

    Madje edhe qyteterimi me i vjeter bote sum-meret jane nga tirona.
    Kjo sepse kjo eshte fjala qe e preshkruan me mire ish katundin e dashur te Marre-init, katund i cili u ngrit ne pergjegjes nga kongresi i lushnjes nga nje vrime balte me 7 mije banore ne spekullimin me te madh te ndertimeve nga bejleret osmane te shqiperise se mesme.
    Kshu Marino, nqs kishte qytet ne Tironen tende ku e ke amfieteatrin ne koder. Kur ta gjesh na thuaj se kjo eshte baza e qyteterimit greko romak.
    Mos na trego keshtjella si ato qe gjysma e centurias (40 legjionare + 10 joushtarake) se legjionit romak i ndertonte kur ishte me detyre te perhershme ruajte rruge.
    Ske faj se ferrarristi te paguante gazetar, henri cilat te bene me diplome shkolle te larte pa hapur nje liber edhe tani ben si historian. Historine e kane shkurar te tjetet. Ti edhe ata qe flet ne 1912 kalonin akoma ne kalldremin e rruges se legjionareve per te shkuar ne erdogano-kaza. E te mos qe per italianet qe u kthyen prape edhe sot tirana do dukej si prizreni, dmth si labirinth wolf 3d.

    1. irfan says:

      Plaka jote eshte greke apo serbe? O krysho lydovik o topke. Ste pelqen historia? shko te plaka e fshi qurret me breket e saj. Tqrp. sa jane shtu tradhtaret ne kete vend edhe pse duket q jeni te njejte.

      1. krysho ludovik says:

        aisheja e xhaxhit lyeje verren e sumes me voj edhe paraqitu per plugim alla hamami sic te therret gjaku selxhuk ne xhami

    2. ledio says:

      ti bosi si paske mir punet me tiranen. nga je ti qe ne qytetin tend paska amfiteater te ndertuar nga Greko Romaket dhe cfar lidhje ke ti me afiteatrin. gazetari eshte munduar te tregoje historine e tiranes kalate keshtjellat e rrethojne dhe gjenden ne vende te ndryshme ne Tirane kohen e ndertuar dhe per cfar kane funskionuar duke nxjerre ne pah se historia e Tiranes nuk fillon kur do ti por shume kohe me pare atje tek fillimet e njerezimit Greko romak…

  4. Fottaq says:

    Ndonje mbishkrim ilir u gjet aty apo vari lesht ? Vetm gjuha greke romake dhe serbe gjendet n Alvani ?

    1. bekimi says:

      Fottaqis,..pirdhu ne krete a qipro ..mo u shqeteso per trojete historite e trojeve tona.. Mor bithshkyer..nqs ne Bruksel flitet anglisht … francezet gjermanet italianet bullgaret ….jane anglez????/ Edhe Jamaka, A.jugut Kanada Zelanda e Re etjjjjjjj . Guxo e thuaju ‘anglez’!!!!! Epooo ku jane anglezet e ku grekezite !!!!!! OOO PPIIKKAA! Shkoni ne hale”””””

  5. ladi says:

    Te lumte. Je djale i i mencur dhe i afte. Shume urime per shkrimin

  6. Klei says:

    Sakte,
    Jo ne shume se 54 milje ne veri, Tirana ka patur kalane e Skodrinon-it, ndersa ne te njejtin drejtim por me afer, pra rreth 33 milje larg ka patur kalane e Lisus-it dhe 13 milje larg Kalane e Krujes.
    Ne perendim dallohet si kala e Tiranes, vetem 19 milje larg saj Kalaja e Durresit, ndersa vetem 381 milje larg, Tirana ka patur te famshmin Kolosseum ku fshataret e Tiranes shkonin me kembe e shikonin ndeshjet e gladiatoreve.
    Ne Jug e Jug lindje dallohet si kala te Tiranes ajo e Beratit, Gjirokastres, Janines e vecanerisht Keshtjella e Kostandinopojes dhe vetem 368 milje larg e famshmja Keshtjelle te TROJES.
    Ne Tirane kane lindur nder te tjere
    1. Aleksandri i Madh
    2. Napoleon Bonaparti
    3. Genghis Khan (ngaqe e kishte nenen nga Shishtufina dhe i shoqi e solli per te lindur prane gjinise)
    5. Atila i hunëve ( babai lindur ne Kashar si refugjat)
    Sipas historianit te Greqise se lashte Mutt Qe Hanni, Homeri eshte nga Bab-rruja dhe emrin ja kane vene komshinjte sipas fjaleve te vjetra pellazge ho mer qe perdoren edhe sot nga tiranasit e vjeter vecanerisht ne gara sportive etj si psh : ho-mer ti beje gol, ho-mer martohu etj

    1. Fottaq says:

      Klei

      Harrove disa te tjere : 300 Spartiatet ne fakt ishin 300 Vlonjatet, por Greket i ndryshuan gjonat. Edison ishte nga fakt nga periferia e Tiranes. Mbiemri del nga fjalet shqipe : E di son= Ishte djale qe dinte shum gjera. Washingtoni edhe Linkolni qe te dy me prejardhje arbereshe. Edhe babai i Einstainit kishte origjine nga Kosova. Babai I Ivanit te Ruseve ishte me origjine nga Pogradeci. Leonardi da vinci ishte Arberesh me origjine nga Kavaja. Buda ishte me prejardhje nga Fieri. Mjaft mesuam per sonte. Diten tjeter, priten zbulime te reja ?

      1. u dhim tu qesh says:

        Harrove tet’eme more PISOGLENDI! Nga the se ishte ?

    2. tufina says:

      O kla shum rrifke anej siper ti tufin..babrru..do na tregash na gjo qi se dim ta kan qi mamin noshta ke hor dru anej se se kuptoj..ene ky kari fotaqis t vje mrapa

  7. Iem says:

    Marin , urime per shkrimin!
    Katnaret moren kot, por mos u merzit.
    Katnari ne qytet, atdheu ne rrezik!

  8. Jack says:

    I madh je Klei! Tirana eshte nje vend i bukur. Ne Tirane kane jetuar korifej te librit si Sa-ali Ber-Hi-sa qe ska shkruar ndonje gje ne jeten e tij ne shume se 70 vjecare dhe kopetenta si Lyl-Basha etj

  9. Akilis says:

    Zoti Marin,me shpjego pse disa “Shqipetare” kishin psevdho-onoma,d.m.th pseudonime ne nje vend islamik si”
    Lasgush Poradeci?Llazar Sotir Gusho?
    Asdreni”Aleksander Stavro Drenova?
    Migjeni?Millosh Gjergj Nikolla?
    Sa per Istoria,Gjeografia,Theatros,Dhimokratia lere mos e nga se Istoria nuk behet duke e quajtur Tirane,kur ka patur emer tjeter.
    Vetem po te jini pushtues dhe nuk ju pelqen ti quani si te “paret” tuaj.
    Pa me thuaj zoti Marin,nga i more keto fjale kur nuk je pusht-uar nga Anglezet?
    Traitor-Tradhetar
    Spy-Spiun
    Buatiful-bukur
    fllug-flamur
    pusy-pidhi

    1. Fottaq says:

      Akilis
      Pussy i thojne pidhit ne anglisht por origjina e pussyt vjen nga shqipja pus ku mbushim uje.

      1. Marco Bocari says:

        Ju dy PISOGLENDAT,Arqidhe dhe Foqidhe jeni me siguri me origjine ponte,se kaq koktrashe veshtire se mund te kete pervec atyre!
        Shqipja more IDIOTE te lindur eshte gjuhe qe hyn ne grupin e gjuheve indoevropiane.Po ne kete grup hyjne edhe anglishtja edhe italishtja edhe sllavishtja edhe greqishtja.A kuptoni o kokBOLE se te gjithe keto gjuhe kane te njejten prejardhje (burim) dhe ne kohe te caktuara historike jane degezuar. Nga kjo eshte fare e kuptueshme qe ka shume fjale qe kane rrenje te perbashket,por qe ndryshojne ne formezim ne gjuhe te ndrysheme!? Thjesht shqipja konsiderohet si nje nga degezimet me te lashta dhe qe ruan vecanti dhe karakteristika te shumta me gjuhen- meme (sanskritishten),pra qe eshte tregues i lashtesise se nje populli qe ka folur dhe flet ende sot nje gjuhe kaq te vjeter! A kuptoni o ROB TE TRASHE me komplekse inferioriteti!?
        Ja me thoni ju bijte e putanave nga i moren pontet keto fjale :
        night-nixta-nate
        air-aeras-ajer
        road-odos-udhe
        idiot-ilidios- …trapa si ju te dy ? ? ?

    2. Tironci says:

      Akilis nuk e di se sa shkolle ke, por po te shpjegoje dicka qe ndoshta do te te ndihmoje te gjesh prejardhjen e atyre emrave dhe fjaleve qe ke shkruar me lart.
      Duhet te dish se gjuha Shqipe eshte e dyta ne bote per nga vjetersia, si dhe me baze shqipen, u krijuan latinishtja, dhe me vone frengjishtja, anglishtja etj. Po te krahasosh edhe sot , keltet kane folur ilirishten pra shqipen.
      Po te sqaroj se ku qendron ndryshimi.
      Per shekuj me rradhe shume gjuhe u zhvilluan ne drejtime te ndryshme, pershembull, gjermanishtja e sotme erdhi si nje perzierje e ilirishtes me dialektin e vikingeve etj, pra zhvilimi i dialekteve ka sjelle per keto 3 mije vjet ate qe te gjitha gjuhet te shndrohen ne keto qe njohim ne sot.
      Mbas 3 mije vjeteve te tjera do kete sigurisht ndryshime te tjera dhe gjuhet e evropes apo botes nuk do jene keto qe njohim ne sot .Persa i perket grekeve, Omeri ka shkruar ne gjuhen ilirishte, ndersa greket e vjeter kane pasur nje lidhje shume te forte kulture me shqiptaret dhe shqipen. Greket e sotem ndryshojne, ata jane me prejardhje egjyptiane, arabe etj, edhe kultura e tyre nuk eshte evropiane, por azio- afrikane,
      shumica jane me buze te trashe e mishin e dhembeve te zinj, te tjerat kuptohen vete.
      Nuk duhet te harrojme se Justiliani ishte nje Shqiptar qe zhvilloi me tej ndertimin e Konstandinopolit, si dhe ate katedralen qe sot quhet xhamia sofia ne stamboll.
      E keqja, shqiptareve i erdhi nga turqia dhe po i vjen edhe sot. Turqia dhe arabia kerkojne me cdo kushte te zhdukin ate qe kane bere shqiptaret dhe kultura shqiptare neper bote.
      Per keto aresye duhet nderuar dhe respektuar Kultura jone, Gjuha jone.

  10. Wendy-B says:

    Nuk e di a me vjen per te qeshur , apo me vjen keq per komentuesit shpirtengushte e ironike. Ndoshta te dyja bashke ?.
    Kush eshte lindur e rritur ne Tirone ka nostalgji per vendin e lindjes me gjithe te mirat e te metat e tij.
    Katunar nuk te ben katuni ku lind po mentaliteti dhe ne nje fare menyre edukata personale. Kush gjykon te tjeret le te shihet vete ne pasqyre.
    Nejse nuk po e zgjas shume, eshte fakt qe Tirona eshte kthyer ne nje xhungel pa fund. Shpresoj qe nje dite te zgjohen e ta kuptojne se shkaterrimin e sotem do e vuajne femijet tane.
    Wendy .. nje katunare pre Tirone ?

    1. cungu says:

      Nuk je vetem robo hallall tironc duhet me lind veshtir me u bo

  11. Arben says:

    TIRANA ESHTE THEMELUAR SI QYTET NGA
    Sulejman Pashë Bargjini ME 1614.

    USHTRIA E NDRITUR OSMANE, VINTE NGA NJE EKSPEDITE NE TEHERAN DHE QYTETIN E THEMELUAR SULEJMAN PASHA E EMERTOI SIPAS TIJ

    TIRAN = TIHRAN.

    KJO ESHTE HISTORIA.

    CFARE THUHET NE ARTIKULL JANE MASHTRIME QE ERRESOJNE HISTORINE TONE TE NDRITUR.

    ALLAHU EKBER.

    1. katnari says:

      O beno je tu ngatrru ka…n me dollari se osht e kunderta..tregtar iranian kan qen n tiron dhe ktu ka ardh idea (teharan per kryeqytet te iranit) te pakten kshu e di un

    2. Lepuri says:

      Sylejman pasha nuk na ka lan ni nevojtore çi mu krenua. Per 500 vite çka flet marina more kodosh, qafir ti

    3. tironci says:

      shko ore bole te qifsha arabishten tate. kar me syze ne jemi shqiptar kemi gjuhen tone dhe fene tone. nqse do ik ne arabi se sna ha kari per ty e me cfar ke ti ik ne teheran. na qenka bo dhe historian dhe tirana e paska marr emrin nga teherani. po kari po lexo pak me teper se je pozicion jashte loje. ka shum mundesi qe ti te jesh nga dibra se dibranet folin keq per tironcit qe u endet neper gjith shqipeine dhe ju hapem dyert te jetonit ne tirane. etje etj po do me teper

  12. Berlin says:

    Gjakdhjerve u erdhi goja !!!
    Vetem gjadhjere te tipit vefziu besojne se Tirana eshte disa aty tek 400 vjet e vjeter sepse kane per detyre te shkaterrojne historine e Shqiperise
    kultures me te vjeter te Globit!

  13. Na bashkoj kenga popullore says:

    Vertet ne qoft se ka nje gazetar te vetem qe duhet respektuar dhe admiruar ne Shqiperi eshte po ky djal qe quhet Marin Mema

  14. xhevahir zeneli says:

    Je nje djale kurajoz dhe punetore te te vijne anash kto lloj – lloje historianesh dhe arkeologessh qe flejne neper zyra ju uroi shendet dhe jete kam pasur rasti tu njohe nga afer, nga ana ime jeni njesh si njeri pastaj te tjerat vijne se ju e doni punen suksese, Sikur nga nje kala te kishin rregulluar ne Tirane Kryetaret e bashkive do ishte bere Tirana me e bukur.

  15. ylli says:

    O Z.Klei ,na shpjegove e na ndricove per te gjithe kokat e botes qe e paskan preardhjen nga Tirana.E bere me ironi ,ska gje ,por coje deri ne fund ndricimin.Na e thuaj se nga e ka preardhjen mami Juaj ,mbase eshte “Bukuroshja e fjetur” dhe ne nuk e dime.Qe te te respektojme me shume ,si cuni i “Bukuroshes”.

  16. Aristo-telos,Aleks-Andros says:

    Per komentin Tironci.
    Eshte turp qe te dialogosh me nje grup njerezish si puna jote pa identitet,ose me mire me 75% identitet Osmane,20% Greke,5% te mbetura,kur dihet boterisht qe kur je 2000 vjet apo te pakten 1000 vjet Bizant Greke qe edhe simboi i flamurit Shqipetare e tregon.
    Kujton ty se kishte universitete,shkolla,shtet Shqipetare qe nga koha e majmunit?
    Te pakten tregohu pak i ndershem po ka mbete llogjike se Skenderbeut mender ja dhj…….et mwe Xhamite dhe dashurine per perdhunuesit te familjes tende te degjeneruar.
    Or vella.
    A ka ndonje shkrim Shqip perpara Alfabetit Latin d.m.th Shqip?
    A mund te shkruaj njeri dicka kur nuk ka shkronja?
    Sa per gjuhen e vjeter “shqipe” kujton ty se Omiros jo Homer shqip a ka ndonje fakt qe fjalet Latine si :
    koment-coment
    universitet-university
    dashuri-adhuri
    flamur-fllug
    uje-uoter
    mal-mount
    fakt-fact
    Armatim-army
    spiun-spy
    tradhetare-traitor
    vdes-deth
    varros-baruy
    shes-sell
    blej-buy
    shtepi-spiti
    shkalle-skalla
    pjeshke-peach
    molle-millo
    qershi-qerasi
    lule-lllulludhja
    trendafil-trianda-fila tridhjete flete
    flake-flloga
    nate-note
    dite-day
    martuar-marito
    familje-family
    prift-priest
    shtet-state
    dinjitet-dignity
    agim-avgi
    diell-ilos
    hije-sqia
    servil-servil
    degjenerim-gen
    shkolle-skolio
    rrige-road
    njoftome-notify
    gazetar-gazetta
    keshtjelle-castle
    drejt-strait
    veri-vora
    jug-jugo-sllave d.m.th sllavet e jugut
    adres-adress
    qytet-cita
    pranvera-primavera
    fund-fine
    kupton-kapito
    emer-name
    gjuhe-gluhe thone camet,glosa greket
    qau klau camet-kleo greket
    popull-popola
    republik-repoblica
    respekt-respect
    admiroj-admire
    provokoj-provok
    shkence-sience.
    Kapacitet-capacity
    Po deshe dhe ke kapacitet dhe llogiqi me shkruaj te pakten dhjete dheka fjale Albanistance,te te shterngoje doren.
    Edhe dicka tjeter ecetera,kur te paret e tu i thonin ndryshe pse (perke) ju e quani Tirona?
    Bote dhe Historia thone qe keto qytete qe po te shkruaj perpara quheshin:
    Massalia qyteti i ndertuar nga Greket e Pytheas tani Marseje ne France
    Nea Polis ne Napoli,
    Magna Grecia ne Itali te Jugut
    Agi Saranda ne Saranda,prape 50% mire.
    Buthrotos ne Butrint,perke mi amiko?
    Moskopolis ne Voskopoje
    Emathia ne Mat,perke mi amiko?
    Skutari ne Shkoder perke?
    Ilyrios ishte djali i katert i Kadmos vellait te Evropit qe te gjithe ne toke pervec Turkoallvanosave krenohen per Evropin dhe Zeusin,Athina,Apolloni,Poseidoni,Olimpios.
    Po ne qofte se Pirrua qe shqipetare por shkrimi i pare “shqip” eshte ne 1555 A.D atehere Pirrua sipas “mendjes” tuaj shkruajti Greqisht se kishte frike Sulltanin Erdogan.
    Apo kishte frike nga kryetari i Rrushbullit.
    Meqenese jini Pellazge perke nuk e quani Apollonia por Fier?
    Perke Durrazzo dhe jo Epidamnos si te “paret” tuaj?
    Po Ilisus perke Lezhe?
    A mor fukara qe edhe mendjes ja thua anglisht Mind.

    1. Deus says:

      o tope papagallo.
      qe nga emri qe ke vene e ke filluar shqip biseden. (injoranti nuk e kupton qe eshte injorant). Aristotelos ka kuptimin Ar eshte. domethene si Ari, i Arte. Cdo fjale me parashtesen AR dhe Alba jane fjale ILIRE ose YLLIRIA: YLLI I RI.
      Ti je Grek? Hellenas? Fenikas?
      Alfa- Betin e kane shpikur Fenikasit ALEF qe i thoshin Shtepise ndaj dhe A-ja ka formen e shtepise dhe BETA i thoshin LOPES qe i jepte qumesht dhe punonte TOKEN ndaj dhe B-ja ka Formen e Zgjedhes. Te zgjatem me ty injorant nuk ja vlen sepse nuk kupton dhe nuk do te mesoj ABC-ne, se Historine jo e jo.

    2. Marco Bocari says:

      PISOGLENDI te pershendes dhe ta ngjesh! Je nje nga KOKTRASHET e rradhes dhe pervec kesaj je edhe i lumtur ?
      Shpjegimi eshte i thjeshte dhe i qarte : gjuha shqipe ashtu si anglishtja,greqishtja,latinishtja,sllavishtja… jane gjuhe indoevropiane dhe kane te njejten burim (gjuhen-meme sanskritishten).Ne periudha te ndryshme historike keto u degezuan dhe formuan gjuhe me vehte,ku shqipja per shkak te formezimit dhe cilesive qe ka sot,konsiderohet si nje nga degezimet me te lashta,pasi ruan karakteristika dhe vecori shume te peraferta me gjuhen meme! A kupton o BUDALL!?
      Keshtu qe te gjithe ato fjale qe permende,me gezimin e budallait,se nuk jane shqip por jane anglisht,italisht apo greqisht mund ti kthesh nga e djathta ne te majte dhe te thuash se te tjeret i kane marre nga shqipja (jo sot por ne kohe te lashta historike mor derdimen) dhe jo e kunderta sic derdellis ti! U kuptuam o IDIOT ? ? ?

    3. Tironci says:

      E para sa per ate perdhunimet familjare me sa duket te ka perdhunuar greku ty familjen edhe mendjen, sa per familjen time ta dish ti more katunar une jam me origjine 600 vjecare nga malesia e shkodres.
      Tani meso dicka dhe leri keto teza budallalleku.
      Gjuha shqiptare eshte folur nga keltet, perpara se te lindnin gjuhet latinisht, anglisht apo greqisht.
      Shko ne biblioteke te lexosh mbi perandorine Ilire, dhe do mesosh se greqia nuk ka pas ekzistuar fare, por kane qene disa fise te vogla brenda kesaj perandorie.
      Shko te lexosh o katunar se ato fjalet qe permend ti kane baze shqipe dhe jo greke.
      Lexo fjalorin e Eqerem Cabej dhe te kuptosh se ti jevgu i greqise nuk ke as gjuhe dhe as kulture, por i ke te vjedhura nga shqipja.
      lexo Historine e Botes dhe do mesosh se gjuha Shqipe eshte gjuhe Indogjermane.
      Shko te mesosh se kur populli Ilir jetonte ne qytete plot me vlera kulturore, me ndertesa nga me te ndryshmet dhe mundesisht me uje te bollshem e rruge te shtruara, ju jevgjit e greqise jetonit neper shpella.
      faktet per keto qe po te shkruaj u munduan te zhduken nga pushtimi Turk qe vuajti shqiperia, apo nga masakrat kulturore qe ka bere jevgjeria jote.
      Prandaj o jevg i greqise shko te perdhunohesh ti bashke me familjen tende rrugeve te greqise se shqiperia ska nevoje per rracen tuaj.

  17. stockton says:

    Si eshte e mundur gjithe kjo urrejtje per cdo gje shqiptare qe shprehin te gjithe keta gjakprishur?
    Vellezer shqiptare, eni ne vete. Atdheu, e thote fjala vete eshte vendi i te pareve tuaj, nuk mund te behet Greqia dhe nuk do te behet kurre deri sa ky popull i rezistoi 2100 vjeteve pushtime romake, bizantine, bullgare, anzhuine dhe turke. Duke dashur te beheni greke keni mbetur pa atdhe.
    Ky popull me vitalitet te jashtezakonshem, i vetmi nga popujt e lashte te Ballkanit qe ruajti gjuhen dhe identitetin etnik pa e shkruar gjuhen e tij, nuk do te vdese sot nga nje infestim qeniesh te mjera qe jane shitur kaq lire te fqinjet armiqesore te shqiptareve.
    Ju qenie te mjera (Fottaqer, Akiler, Clauser, Drejtesira, Klimakser, Adriatiker, Enterer) e tregoni menjehere injorancen tuaj kur flisni per gjuhen shqipe, vendin e se ciles si nje gjuhe e pavarur, si gjuha e pare e trungut indo-europian e kane percaktuar thuajse dy shekuj me pare themeluesit dhe gjigandet e indo-europinistikes (Bopp, Rasmussen, duke vazhduar me Pedersen, Jokl dhe te madhin Cabej).
    Ju jeni megjithate shqiptare qe keni humbur vetedijen tuaj etnike (jeni vetem per te ardhur keq).
    Shqiptaret zemergjere nuk ju mallkojne edhe per luften qe beni kunder Shqiperise. Ata thone vetem:
    Zoti ju shpetofte nga mjerimi qe ju ka zene!

  18. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    Gjuha Sqipe osht nona e gjithe gjuheve te evropes dhe jo vetem…
    – gjuha qe me dy shkronja formon fjalet..
    – gjuha e vetme qe sberthen pellasgjishten o etrusken..
    – para latinishtes ishte ish e quajtmja greqishtja vjeter qe nuk esht tjeter vecse GJUHA SHQIPE..
    – DIALEKTI GEG ESHTE GJUHA ME E VJETER

    PRA merrni nje bashtingellore dhe veni mrapa nji zanore formon fjale me shume kuptime.. keta fjale dy shkronjash jane rronjet e te gjithe gjuheve te tjera..
    Kete sistem te vjeter dhe kaq te thjeshte per tu kuptu ME FJALE 1 RROKESHE dhe dhe ne gati 1.000.000 raste e provon vetem ne GJUHEN SHQIPE (DIALEKTI GEG QE THEMI NE)..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje